ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shkencėtartėt vėrtetojnė shenjat e Zotit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
FoKkY-F
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 285
Age : 22
Vendi : Therandė
Reputacioni : 0
Registration date : 29/09/2008

MesazhTitulli: Shkencėtartėt vėrtetojnė shenjat e Zotit   13/10/2008, 3:17 pm

Zbulimet shkencore mbi gjithė-sinė flasin pėr ekzistencėn e Zotit. Shkenca na udhėheq nė pėrfundimin se gjithėsia ka njė Krijues, i Cili ėshtė i pėrkryer nė fuqi, urtėsi e dituri. Ėshtė feja ajo qė na tregon rrugėn pėr njohjen e Zotit. Pėr kėtė arsye, ėshtė e mundur tė thuhet se shkenca ėshtė njė metodė qė pėrdorim pėr tė njohur dhe hulumtuar mė mirė tė vėrtetat, pėr tė cilat bėn fjalė feja.

Megjithatė, nė ditėt e sotme, disa nga shkencėtarėt qė flasin nė emėr tė shkencės mbajnė njė qėndrim plotėsisht tė ndryshėm. Sipas pikėpamjes sė tyre, zbulimet shkencore nuk e pėrfshijnė krijimin e Zotit. Pėrkundrazi, ata kanė formuar njė konceptim ateist tė shkencės, duke deklaruar se nuk ėshtė e mundur tė arrihet tek Zoti nėpėrmjet tė dhėnave shkencore. Shkurt, ata pretendojnė se feja dhe shkenca janė dy nocione nė kundėrshtim me njėra-tjetrėn.

Nė tė vėrtetė, kjo mėnyrė e tė kuptuarit tė fesė ėshtė tejet e re. Deri pak shekuj mė parė, shkenca dhe feja nuk mendoheshin kurrė tė pėrplaseshin me njėra-tjetrėn dhe shkenca pranohej si njė metodė pėr tė provuar ekzistencėn e Zotit. I ashtuquajturi konceptim ateist i shkencės lulėzoi vetėm pasi filozofitė materialiste dhe pozitiviste u shtrinė nė botėn e shkencės nė shekujt e 18-tė dhe 19-tė.

Pasi Ēarls Darvin prezantoi Teorinė e Evolucionit mė 1859, qarqe qė bartnin njė pikėpamje materialiste pėr botėn nisėn ta mbrojnė ideologjikisht kėtė teori, tė cilėn e panė si njė alternativė nė vend tė fesė. Teoria e evolucionit pretendon se gjithėsia nuk ėshtė krijuar nga njė krijues, por ka ardhur nė ekzistencė rastėsisht. Pėr pasojė, u shpall se feja ėshtė nė kundėrshtim me shkencėn. Shkencėtarėt britanikė Maikėll Baigent, Riēard Lei dhe Henri Linkoln u shprehėn kėshtu mbi kėtė ēėshtje:

Pėr Isak Njutonin, njė shekull e gjysmė pėrpara Darvinit, shkenca nuk ishte e ndarė nga feja. Pėrkundrazi, ajo ishte njė aspekt i fesė dhe nė fund tė fundit i shėrbente e i nėnshtrohej asaj... por shkenca e kohės sė Darvinit mori formėn e saj duke u ndarė nga konteksti, nė tė cilin kishte ekzistuar mė parė dhe duke u shndėrruar nė kundėrshtare absolute dhe nė njė depozitė alternative mendimi. Si pasojė, feja dhe shkenca pushuan sė punuari nė harmoni dhe iu kundėrvunė njėra-tjetrės, ndėrsa njerėzimi u shtrėngua gjithmonė e mė tepėr tė zgjedhė mes tė dyjave.

Sikurse thamė mė parė, e ashtuquajtura ēarje mes shkencės dhe fesė ishte tėrėsisht ideologjike. Disa shkencėtarė qė besonin me zell nė materializėm, e kushtėzuan vetveten tė argumentojnė se gjithėsia nuk ka njė krijues dhe trilluan teori tė ndryshme pėr kėtė qėllim. Teoria e evolucionit ishte mė e njohura dhe mė e rėndėsishmja ndėrmjet tyre. Edhe nė fushėn e astronomisė, gjithashtu, u zhvilluan ide si "teoria e gjendjes statike" apo "teoria e kaosit". Sidoqoftė, tė gjitha kėto teori qė mohonin krijimin u rrėzuan nga vetė shkenca.

Sot, shkencėtarėt qė ende mbahen pas kėtyre teorive dhe kėmbėngulin nė tė mohuarit e gjithēkaje fetare, janė dogmatikė dhe fanatikė, tė vetėkushtėzuar pėr tė mos besuar nė Zot. Zoologu i famshėm dhe evolucionisti anglez Watson e pranon kėtė dogmatizėm ndėrsa sqaron se pėrse ai dhe kolegėt e tij e pranojnė teorinė e evolucionit:

Teoria e Evolucionit ėshtė njė teori e pranuar universalisht, jo pėr arsye se mund tė provohet si e vėrtetė pėrmes argumentimit tė arsyeshėm e koherent, por sepse alternativa e vetme: krijimi i veēantė, ėshtė krejtėsisht i pabesueshėm.

Ajo qė Watson kupton me "krijim tė veēantė" ėshtė krijimi hyjnor. Sikurse pohon, ky shkencėtar e sheh atė si tė "papranueshėm". Po pėr ē'arsye? Pėr arsye se kėshtu imponon shkenca? Nė tė vėrtetė, shkenca nuk imponon diēka tė tillė. Pėrkundrazi, shkenca provon tė vėrtetėn e krijimit. E vetmja arsye, pėr tė cilėn Watson e sheh kėtė tė vėrtetė si tė papranueshme ėshtė se ai e ka kushtėzuar vetveten pėr ta mohuar ekzistencėn e Zotit. Tė gjithė evolucionistėt e tjerė i pėrkasin kėtij qėndrimi.

Evolucionistėt nuk mbėshteten nė shkencė, por nė filozofinė materialiste. Ata e shtrembėrojnė shkencėn qė tė pėrputhet me kėtė filozofi. Njė gjenetist dhe evolucionist i njohur i universitetit tė Harvardit, Richard Levontin, e pranon kėtė tė vėrtetė:

Nuk ėshtė puna se metodat apo institucionet e shkencės, nė ndonjė mėnyrė, na shtrėngojnė tė pranojmė njė shpjegim material tė botės sė dukurive, por pėrkundrazi, ne jemi tė detyruar pėr shkak tė pranimit tonė "a priori" tė shkaqeve materiale pėr tė krijuar njė aparat hulumtimi dhe njė grupim konceptesh qė prodhojnė shpjegime materiale, pavarėsisht se sa kundėr intuitės mund tė jenė, pavarėsisht se sa mistifikues mund tė ngjajnė. Pėr mė tepėr, materializmi ėshtė absolut, kėshtuqė ne nuk mund tė lejojmė Kėmbėn Hyjnore tė shkelė nė prag.

Nga ana tjetėr, sot, njėlloj si nė historinė e shkuar, ka shkencėtarė qė, si kundėrshtarė tė kėtij grupi materialist dogmatik, pohojnė ekzistencėn e Zotit dhe e shohin shkencėn si njė mėnyrė pėr ta njohur Atė. Disa prirje tė zhvilluara nė SHBA si "Kreacionizmi" apo "Projektimi Inteligjent" argumentojnė nėpėrmjet provave se tė gjitha qeniet e gjalla janė krijuar nga Zoti.

Kjo na tregon se si shkenca dhe feja nuk janė burime tė kundėrta informacioni, por, pėrkundrazi, shkenca ėshtė metoda qė pohon tė vėrtetat absolute tė siguruara nga feja. Pėrplasja mes fesė dhe shkencės mund tė jetė e vėrtetė pėr disa besime qė mishėrojnė shumė elementė bestytnish krahas burimeve hyjnore. Sidoqoftė, kjo ėshtė jashtė diskutimit pėr Islamin qė mbėshtetet vetėm nė shpalljen e pastėr tė Zotit. Pėr mė tepėr, Islami mbėshtet kėrkimet shkencore dhe shpall se hulumtimi i gjithėsisė ėshtė njė mėnyrė pėr tė njohur krijimin e Zotit. Vargu i mėposhtėm nga Kurani trajton njė ēėshtje tė tillė:

A nuk e kanė parė qiellin mbi ta, si e kemi ndėrtuar e zbukuruar? Nė tė nuk mund tė gjesh asnjė tė ēarė! Tokėn e kemi shtrirė dhe kemi vendosur nė tė male tė qėndrueshme dhe kemi bėrė qė ajo tė nxjerrė bimė tė mrekullueshme nė ēift. Nga qielli zbritėm ujė tė bekuar, me tė cilin rrisim kopshte e drithė pėr t'u korrur dhe pemė tė larta hurmash, me vile tė vendosura njėra mbi tjetrėn. (Sure Kaf, 6-7, 9-10)

Sikurse lėnė tė kuptohet vargjet e mėsimpėrme, Kurani i nxit gjithmonė njerėzit tė mendojnė, tė arsyetojnė dhe tė hulumtojnė gjithēka nė botėn ku jetojnė. Pėr arsye se shkenca mbėshtet fenė, ajo e shpėton individin nga padituria dhe e bėn atė tė mendojė nė mėnyrė mė tė ndėrgjegjshme.

Ajo e hap botėn e mendimit tė njeriut dhe e ndihmon tė prekė shenjat e dukshme tė krijimit tė Zotit nė natyrė. Fizikanti gjerman Maks Plank shkruan:

"Kushdo qė ėshtė marrė seriozisht me punė shkencore tė ēdo lloji e kupton se nė hyrjen e portave tė tempullit tė shkencės janė shkruar fjalėt: Duhet tė kesh besim! Kjo ėshtė njė cilėsi, pa tė cilėn shkencėtari nuk mund t'ia dalė mbanė."

Ekzistenca e gjithėsisė dhe e qenieve tė gjalla nuk mund tė shpjegohet pėrmes rastėsive. Shumė shkencėtarė qė kanė lėnė gjurmė nė botėn e shkencės e kanė pohuar dhe e pohojnė kėtė tė vėrtetė tė madhe.

Sa mė shumė qė njerėzit mėsojnė pėr gjithėsinė, aq mė i madh bėhet admirimi i tyre pėr sistemin e saj tė pėrkryer. Ēdo hollėsi e re e zbuluar mbėshtet krijimin nė mėnyrė tė padiskutueshme.

Shumica dėrrmuese e fizikantėve bashkėkohorė pranojnė tė vėrtetėn e krijimit, ndėrsa kemi hyrė nė shekullin e 21-tė. David Darling, gjithashtu, pohon se as koha, as lėnda, as energjia, as edhe njė njollė a vrimė nuk ka ekzituar nė fillim. Njė lėvizje e shpejtė dhe e lehtė, njė dridhje dhe njė fluks i thjeshtė. Darling pėrfundon duke thėnė se kur kapaku i kėsaj kutie kozmike u hap, fijet e mrekullisė sė krijimit u shfaqėn mes saj.

Pėrveē kėsaj, dihet tashmė se thuajse tė gjithė themeluesit e degėve tė ndryshme tė shkencės besonin nė Zotin dhe nė librat e Tij hyjnorė. Fizikantėt mė tė mėdhenj nė histori, Njutoni, Faradei, Kelvini e Maksuelli janė vetėm disa nga shembujt. Nė kohėn e fizikantit tė madh, Isak Njutonit, shkencėtarėt besonin se lėvizjet e trupave qiellorė dhe planetėve mund tė shpjegoheshin pėrmes ligjesh tė ndryshme. Njutoni, megjithatė, besonte se krijuesi i tokės dhe i hapėsirės ishte i njėjtė, prandaj dhe, sipas tij, lėvizjet e tyre duheshin shpjeguar pėrmes ligjeve tė njėjtė. Ai thoshte:

Ky sistem kaq i bukur i diellit, planeteve e kometave mund tė ruajė vazhdimėsinė vetėm nėn urdhėrat dhe zotėrimin e njė Qenieje tė ditur e tė fuqishme. Kjo Qenie qeveris gjithēka, jo si shpirt i botės, por si Zot mbi gjithēka, pėr llogari tė pushtetit tė Vet. Ai e meriton tė quhet Zoti, Sunduesi i Gjithėsisė.

Siē dihet, mijėra shkencėtarė qė kanė bėrė kėrkime nė fushat e fizikės, matematikės dhe astronomisė qė nga Mesjeta, janė nė njė mendje me idenė se gjithėsia ėshtė krijuar nga njė Krijues i vetėm dhe gjithmonė pėrqendrohen nė tė njėjtėn pikė. Themeluesi i astronomisė fizike, Kepler, deklaroi besimin e tij tė fuqishėm nė Zot nė njė nga libart e tij, ku shkruan:

Pėrderisa ne, astronomėt, jemi priftė-rinjtė e mė tė lartit Zot nė lidhje me librin e natyrės, na takon tė mendojmė jo pėr lavdinė e mendjeve tona, por, mbi tė gjitha, pėr lavdinė e Zotit. (Dan Graves, Scientists of Faith, 51)

Fizikanti i madh, Uilliam Tomson (Lord Kelvin), qė themeloi termodinamikėn nė njė bazė formale shkencore, gjithashtu e besonte Zotin. Ai i ishte kundėrvėnė fuqishėm teorisė sė evolucionit tė Darvinit dhe e kishte mohuar plotėsisht atė. Nė vitin 1903, pak kohė para vdekjes, ai deklaroi nė mėnyrė tė palėkundur se "nė lidhje me prejardhjen e jetės, shkenca... pohon pozitivisht fuqinė krijuese."

Njė nga profesorėt e fizikės nė universitetin e Oksfordit, Robert Mateus, deklaron tė njėjtin fakt nė librin e tij, botuar nė vitin 1992, ku sqaron se molekulat e ADN-sė janė krijuar nga Zoti. Mateus thotė se tė gjithė stadet vijojnė nė harmoni tė pėrkryer nga njė qelizė e vetme deri te njė foshnje e gjallė, mė pas te njė fėmijė i vogėl dhe sė fundi te njė adoleshent. Tė gjitha kėto ngjarje mund tė shpjegohen vetėm pėrmes njė mrekullie, sikurse nė tė gjitha stadet e tjera tė biologjisė. Ai shtron pyetjen se si mundet njė organizėm kaq i pėrkryer e i ndėrlikuar tė lindė nga njė qelizė e thjeshtė dhe e vetme dhe se si mund tė krijohet njė NJERI madhėshtor nga njė qelizė mė e vogėl se pika e njė i-je.

Ai arrin nė pėrfundimin se kjo nuk ėshtė asgjė mė pak se njė mrekulli.

Disa shkencėtarė tė tjerė qė pranojnė se gjithėsia ėshtė krijuar nga njė Zot dhe qė janė tė njohur e vlerėsuar pėr zbulimet apo punimet e tyre janė:

Robert Boil
(babai i kimisė bashkėkohore)

Iona Uilliam Peti
(i njohur pėr studimet e tij mbi statistikat dhe ekonominė bashkėkohore)

Maikėll Faradei
(njė nga fizikantėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave)

Gregori Mendel
(babai i gjenetikės; ai zhvlerėsoi Darvinizmin me zbulimet e tij nė shkencėn e gjenetikės)

Lui Paster
(emri mė i madh nė bakteriologji; ai i shpalli luftė Darvinizmit)

Xhon Dalton
(babai i teorisė atomike)

Paskali
(njė nga matematikanėt mė tė spikatur)

Xhon Rei
(emri mė i rėndėsishėm nė historinė natyrore britanike)

Nikolaus Steno
(stratigraf i famshėm qė hulumtoi shtresat e tokės)

Karolus Lineus
(babai i klasifikimit biologjik)

Xhorxh Kuvier
(babai i anatomisė krahasuese)

Mathju Mauri
(babai i oqeanografisė)

Tomas Anderson
(njė nga pionierėt nė fushėn e kimisė organike).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Shkencėtartėt vėrtetojnė shenjat e Zotit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Feja Islame :: Tregime Islame-
Kėrce tek: