ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Emri si pjese e ligjerates. (gramatika)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
FoKkY-F
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 285
Age : 23
Vendi : Therandė
Reputacioni : 0
Registration date : 29/09/2008

MesazhTitulli: Emri si pjese e ligjerates. (gramatika)   13/10/2008, 3:08 pm

Emri
Emra quhen fjalėt qė tregojnė qenie tė gjalla: djalė, vajzė, dele, dash, Agron, Mira;
Objekte materiale: gur, dru, libėr, fletore; por shpesh edhe cilėsi: dashuri, liri ose veprime: pastrim, rregullim.

Mjaft formime me prapashtesa funksionojnė nė tė njėtėn kohė si emra dhe si mbiemra: shqiptar, punėtor, fshatar, malėsor etj.

Disa ema dalin me nyje tė pėrparme: i biri, e bija, i ati, e ėma, i vėllai, e motra etj. Po kėshtu, edhe disa emra me origjinė nga mbiemri ose pjesorja e foljeve: i riu, tė rinjtė, e reja, tė rejat, e dashura, i pasuri, i varfėri, i pandehuri, tė ftohtėt, tė kėnduarit, tė folurit, tė ngrėnit.

Emrat e pėrveēėm dhe tė pėrgjithshėm
Emrat ndahen nė emra tė pėrgjithshėm dhe nė emra tė pėrveēėm.
Emra tė pėrgjithshėm quhen emrat qė tregojnė qenie ose sende tė tė njėjtit lloj: djalė, vajzė, dhi, cjap, dhomė, derė, si dhe abstrakte: miqėsi, lumturi, larje, fshirje.

Emra tė pėrveēėm quhen emrat qė tregojnė njė qenie ose njė send tė vetėm, tė dalluar nga tė gjithė tė tjerėt: Tiranė, Prishtnė, Krujė, Naim, etj.

Janė tė pėrveēėm:
-Emrat dhe mbiemrat e njerėzve, pseudonimet: Naim Frashėri, Gjergj Kastrioti, Kostandin Kristoforidhi, Asdreni (pseudonimi i Aleks Stavre Drenova), Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikolla)

-Emrat e kafshėve: Laro, Balo, Murro;
-Emrat gjeografikė tė shteteve, tė krahinave, tė maleve, tė lumejve, tė qyteteve, tė rrugėve, tė shesheve, tė kontinenteve, tė oqeaneve, tė deteve etj.: Franca, Shqipėria, Kosova, Drini, Korēa, (rruga) Fan Noli, (sheshi) Skėnderbej, Jupiteri, Azia, Paqėsori, Mesdheu;

-Emrat e periudhave dhe tė ngjarjeve historike: Mesjeta, Rilindja, Kongresi i Lushnjės;
-Emrat e institucioneve, tė organizatave e shoqatave: Presidenca, Kuvendi Popullor, Ministria e Financave, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, Shoqata e tė Pėrndje**Kujdes****Kujdes****Kujdes****Kujdes**e Politikė.

-Titujt e veprave, tė revistave e tė gazetave: "Lahuta e malėsisė", "Albania", "Rilindja demokratike", "Gazeta shqiptare", "Studime filologjike".

Emrat e pėrveēėm zakonisht pėrdoren nė trajtėn e shquar:
Tirana ėshtė kryeqyteti i Shqipėrisė. Nė qendėr tė Tiranės ėshtė sheshi. Aty ndodhen Muzeu Historik Kombėtar, Pallati i kulturės, banka Kombėtare.

Tė gjithė emrat e pėrveēėm dhe emėrtimet e pėrveēme shkruhen me shkronjė tė madhe:
-emrat dhe mbiemrat e njerėzve: Gjergj Kastrioti, Leka i Madh;
-emrat e pėrveēėm tė kafshėve: Baloja, Laroja, Baloshi;
-emrat e planeteve dhe tė yjeve: Marsi, Jupiteri, Ylli Polar, Arusha e Madhe etj.;

-emėrtimet gjeografike tė njė vendi : Gadishulli Ballkanik, Qafa e Thanės, Poli i Veriut, Drini i Zi, Malėsia e Madhe;
-emėrtimet e institucioneve dhe partive: Ministria e Arsimit, Partia Socialiste, Balli Kombėtar;
-emėrtimet e periudhave dhe ngjarjeve historike: Rilindja, Mesjeta, Kongresi i Manastirit;
-emėrtimet e monumenteve tė kulturės: Dea e Butrintit, Xhamia e Et'hem Beut etj.;
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Emri si pjese e ligjerates. (gramatika)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Letėrsi :: Letėrsi-
Kėrce tek: