ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Folja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
FoKkY-F
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 285
Age : 23
Vendi : Therandė
Reputacioni : 0
Registration date : 29/09/2008

MesazhTitulli: Folja   13/10/2008, 3:03 pm

Folje
Folje quhen fjalėt qė tregojnė se subjekti vepron ose pėson diēka ose ndodhet nė njė gjendje tė caktuar.

Kur themi motra, macja, e kuptojmė se ėshtė fjala pėr njerėz, kafshė dhe sende, po nuk dimė se ēfarė bėjnė ose ēfarė ndodh me ta. Por kur themi motra punon, mollėt u poqėn, macja fle atėherė prej fjalės punon mėsojmė se motra po kryen njė veprim (punon), prej fjalės u poqėn mėsojmė se mollėt pėsuan diēka (u poqėn), prej fjalės fle mėsojmė se macja ndodhet nė njė gjendje tė caktuar (fle).
Fjalėt punon, u poqėn, fle janė folje.

FOLJET KALIMTARE DHE JOKALIMTARE,
Kalimtare quhen foljet veprimi i tė cilave i kalon njė personi ose sendi tjetėr, d.m.th. qė pranojnė njė kundrinor:
Beni ēdo ditė lexon gazetėn.
Foljet qė pranojnė njė kundrinor tė drejtė janė folje kalimtare tė drejta:
Blerta ēdo ditė vadit lulet.
Foljet qė mund tė marrin kundrinor tė zhdrejtė pa parafjalė janė kalimtare tė zhdrejta:
Iliri i hipi kalit.
Ndodh qė njė folje tė marrė njėkohėsisht njė kundrinor tė drejtė dhe njė kundrinor tė zhdrejtė pa parafjalė, pra tė jėtė njėkohėsisht folje kalimtare e drejtė dhe e zhdrejtė
Ia dhashė librin Zanės.
Ia afrova Zanės tufėn e luleve.

Folje jokalimtare janė ato qė nuk pranojnė kundrinor: fle, eci, rri, qėndroj, dal etj.:
Agroni ecte i shqetėsuar.
Dje fjeta gjithė ditėn.

Disa folje pėrdoren herė si kalimtare, herė si jokalimtare. pėr tė gjetur se cilit grup i pėrkasin duhet parė se nė ē'kuptim janė pėrdorur.

FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE
Foljet kalimtare tė drejta kanė dy forma , formėn veprore dhe formėn joveprore :

Forma veprore: laj, fshij, thaj
Forma joveprore: lahem, fshihem, thahem


Veprore ( laj, fshij, thaj ) janė foljet qė tregojnė se subjekti vepron ( laj fytyrėn, fshij dhomėn, thaj rrobat )
kurse
joveprore foljet qė tregojnė se subjekti pėson, d.m.th. i nėnshtrohet veprimit tė njė tjetri (lahem nga dikush) ose tregon se subjekti vepron dhe veprimi i tij kthehet po tek ai ( lahem = laj vetveten ).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Folja
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Letėrsi :: Letėrsi-
Kėrce tek: