ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Nderimi i vetvetes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Magic Gun
Administrator
Administrator
avatar

Male Numri i postimeve : 439
Age : 22
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

MesazhTitulli: Nderimi i vetvetes   11/10/2008, 12:00 pm

Nderimi i vetvetes

Nderimi i vetvetes ėshtė besim ndaj vetvetes dhe kėnaqje me vetveten. Me fjalė tė tjera , ju e doni veten ashtu siē jeni dhe ndjeni kėnaqėsi vetėm pėr atė se jeni qenie unikate nė Univers.

Sepse, jeni si jeni ju jeni qenie unikate e papėrsėritshme qė e ka rolin, funksionin dhe arsyen e vet tė ekzistimit.

Nderimi i vetvetes ėshtė kualiteti mė i rėndėsishėm tė cilin njeriu duhet kultivuar qė tė jetė i pėrmbushur dhe tė ketė jetė tė lumtur e me kuptim. Rėndom ka keqkuptime tė mėdha lidhur me nderimin e vetvetes. Pėrkundėr mendimit tė zakonshėm, nderimi i vetvetes nuk ėshtė egoizėm (egocentrizėm ). Nderimi i vetvetes ėshtė besim ndaj vetvetes dhe kėnaqje me vetveten.

Me fjalė tė tjera , ju e doni veten ashtu siē jeni dhe ndjeni kėnaqėsi vetėm pėr atė se jeni qenie unikate nė Univers. Sepse, jeni si jeni ju jeni qenie unikate e papėrsėritshme qė e ka rolin, funksionin dhe arsyen e vet tė ekzistimit. Egoisti, lavdėruesi duhet tė merr miratimin nga jashtė, qė vetėm nė kėtė mėnyrė ta mbush zbrazėsinė nė vete. D.m.th. me vetkonsideratė tė mirė nuk ka nevojė t’i tregojė botės se ėshtė i admirueshėm – atė e vėrejnė vet tė gjithė.

Rrėnjėt e nderimit tė pakėt ndaj vetvetes rėndom i gjejmė nė fėmijėri. Fėmijėve zakonisht u thuhet: “ S’ėshtė mirė tė lavdėrohesh “ – ēka fėmija mė sė shpeshti e merr si tregues se ai dhe nuk ėshtė ndonjė person i rėndėsishėm, thjesht se nuk ėshtė mjaft i mirė. Tė menduarit e kėtillė sė bashku edhe me ndikimet tjera tė jashtme gradualisht ndrydh konsideratėn, besimin dhe sigurinė ndaj vetvetes te shumė njerėz.

Nuk ėshtė vetiakėsi apo paarsyeshmėri ndaj tė tjerėve ta duash veten. Nė qoftė se nuk mund tė kujdesesh mjaft pėr veten, pse kėtė do ta bėnte dikush tjetėr? Tė vjelėsh dashurinė nga tė tjerėt pėrherė nėnkupton aftėsinė qė dashurinė ta vjelėsh nga vetvetja, Ju kėtė dashuri e meritoni. Ndaluni pėr njė ēast dhe kujtoni mendimet negative qė keni pasur pėr veten. Pėrkujtojeni se si ato e kanė formuar konsideratėn tuaj ndaj vetes. Vallė, a ėshtė juaji edhe ndonjė nga kėto pohime: “ vėrtet jam marroq “ apo “ fati ma ka pėrcaktuar tė mos kem sukses “; apo , pėr shembull : “ e urrej veten .

Nė qoftė se mendjen tuaj e programoni me kėsi mendimesh “ tė mrekullueshme “, atėherė ky do tė ishte niveli ku nderimi juaj ndaj vetes do tė mbetej. Vetėdijshėm ndoshta dhe nuk do tė vėreni se vetvetes i flitni kėso gjėrash, por nėse hulumtoni mė me kujdes mund tė bėheni tė vetėdijshėm se ēfarė mendimesh mendoni – bartni nė vet. ME NDRYSHIMIN e kėsaj mėnyre tė tė menduarit, ME NDRYSHIMIN e mendimeve tuaja, mund ta ngrisni nivelin tuaj tė dashurisė dhe tė nderimit ndaj vetes.

Sigurisht se do tė pyetni: Si ndryshimi i tė menduarit mund tė ndikojė nė jetėn e dikujt? E po, vetėm njė numėr i vogėl njerėzish vėrtet e kupton fuqinė e mendjes dhe ndikimin e saj nė krijimi e realitetit tonė, tė jetės sonė, tė pėrcaktimit tonė, me njė fjalė tė vetė fatit. Madje edhe mendimi se ne vetė e krijojmė realitetin tinė pėr shumicėn e njerėzve ėshtė plotėsisht i huaj dhe i papranueshėm. Se me pranimin e kėsaj premise do tė duhej tė pranonin edhe idenė se ata vetė janė pėrgjegjės pėr veten dhe pėr botėn rreth tyre. E kjo do tė ishte njė ngarkesė e konsiderueshme.

Por, marrja e pėrgjegjėsisė ėshtė hap me rėndėsi nė zhvillimin e dhe pjekurinė e njeriut. Me fjalėn PĖRGJEGJĖSI kėtu kuptojmė vetėdijen pėr fuqinė. Mundėsitė dhe aftėsitė tona pėr tė vepruar nė Univers. Duke kuptuar kėtė fakt, autorja e kėtij teksti e tmerruar pyeti vetveten: nė qoftė se unė krijoj realitetin tim personal, atėherė pėrse vetveten aq shumė herė e kam bėrė fatkeqe? Atėherė ka pasur mendimi, i cili ka ndryshuar jetėn e saj: “ Nėse veten mund ta bėj tė mjerė, atėherė me siguri kam forcė qė veten ta bėj tė lumtur! Unė mund tė jem e pasur nė vend se e varfėr, e dashur nė vend se e braktisur”! Ēėshtja ėshtė qė ta mėsoni mendjen tuaj tė punojė PĖR e jo KUNDĖR jush.

E qė mendjen tuaj ta mėsoni tė punojė nė mėnyrė PĖR ju, duhet ta kuptoni se nė esencė keni tė bėni me dy komponente tė ndryshme tė mendjes suaj: me VETĖDIJEN dhe NDĖRDIJEN .

Pjesa e vetėdijshme e mendjes suaj do tė mund tė pėrshkruhej si racionale, inteligjente dhe e pjekur. Me pjesėn tuaj tė vetėdijshme tė mendjes ju jeni tė vetėdijshėm pėr mendimet dhe veprimet tuaja. Mendja e vetėdijshme ka aftėsi tė sjellė gjykime tė pjekura dhe tė vlerėsojė gjykimin e vet duke saktėsuar informacionet ekzistuese nė ēfarėdo situate. Nė tė kundėrtėn e kėsaj, mendja e ndėrdijshme vepron nė nivelin reaktiv, pa mundėsi tė gjykojė dhe duke pranuar tė gjitha nė mėnyrė bukvale. Psikoanalisti i madh K.G.Jung e ka cilėsuar ndėrdijen tuaj si njė pesėvjeēar nė kokėn Tuaj i cili synon qė tė udhėheqė jetėn tuaj sipas vlerėsimeve dhe vrojtimeve tė veta. Ndėrdijen poashtu mund ta krahasoni me kompjuterin: si ai, edhe ndėrdija po ashtu programohet pa kurrfarė mundėsish tė racionalizojė apo analizojė nė nivelin intelektual. Kompjuteri do tė pranojė edhe premisėn 2+2=5 nė qoftė se ashtu e programoni.

Se realiteti juaj krijohet sipas mendimeve tuaja , ko nė tė vėrtetė nuk ėshtė dhe koncept i ri. Nė Bibėl – ( romakėve 12:2 ), apostulli Pavli, kėshillon: “ Bėhuni tė ndryshueshėm me ripėrtėritjen e mendjes suaj “. Ky koncept nuk ėshtė i kufizuar vetėm nė Krishterizėm. Libri i shenjtė budist “ Dharmma Pada” thotė : “ Ne jemi ajo ēka mendojmė , duke u bėrė ajo ēka mendojmė “. Kur njėherė ta kuptoni kėtė koncept, do ta gjeni edhe ēelėsin e pėrdorimit tė tij pėr tė mirėn tuaj. Ju jeni ēelės, ju jeni instrumenti i vetėm pėr zbatimin e kėtij koncepti.

Mos u dėshpėroni nėse ju neverit vetvetja. Shumė ė kanė bėrė kėtė si ju . Nė qoftė se ke pasur mundėsi ta sjellėsh vetėn gjer kėtu ku je tash, atėherė ke mundėsi qė vetėn ta dėrgosh nė ndonjė vend tjetėr. Paramendojeni vetėm se jeta juaj e gjertanishme ėshtė shėnuar nė faqet e ndonjė libri. Duke e lexuar mund tė mendoni se ajo kurrė nuk do tė jetė bestseller. Heroi kryesor – Ju – nuk e do vetveten, jeta e tij ėshtė e rėndė, e trishtueshme dhe plot probleme tė pazgjidhshme. Nėse mbeteni pranė kėtij libri duke besuar se kėtu asgjė nuk mund tė ndryshohet, atėherė pėr ju vėrtetė nuk ka shpresė.

Pėr fat ekziston mundėsia tjetėr: tė pajisur me njohjen se ju jeni projektues – kreatori mund ta shkruani librin tjetėr, heroi kryesor – Ju – mund tė jetė i lumtur, i ngazėllyer, i shėndoshė, i pasur, thjesht ashtu siē ju dėshironi. Ju e keni mundėsinė qė vetėn ta dėrgoni nė cilindo drejtim tė doni. Ju jeni autori i tregimit tuaj personal, programuesi i kompjuterit tuaj. Ju jeni prindi i fėmijės suaj tė brendshėm dhe nė fund tė fundit pėrgjegjės pėr mėnyrėn e tij tė menduarit.

_________________
O Zot, mė jep aq mend tė kuptoj sa i pa mend qė jam, mė jep aq dije tė kuptoj sa i padijshėm qe jam, mė jep aq foce te kuptoj sa i pa fuqishem qė jam ....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.grupi-rinor.n-stars.org
 
Nderimi i vetvetes
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkenca sociale :: Filozofia-
Kėrce tek: