ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 shperlarja e gojes me vaj sheron shum semundje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Magic Gun
Administrator
Administrator


Male Numri i postimeve : 439
Age : 22
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

MesazhTitulli: shperlarja e gojes me vaj sheron shum semundje   11/10/2008, 11:49 am

shperlarja e gojes me vaj sheron shum semundje

--------------------------------------------------------------------------------
Shpėrlarja e gojės me Vaj- shėron shumė sėmundje

--------------------------------------------------------------------------------

Njė ilaē shumė i lehtė dhe efikas qėmoti i harruar nė trojet tona, por i pėrdorur qė nga lashtėsia nė vendet Arabe dhe nė vende tė tjera.
Pėr fillim vetėm disa pika tjera nė aspekt tė shėndetit. Shumė pak njerėz janė tė vetėdijshėm se ēka do tė thotė shėndeti nė trupin tonė.

Gjithashtu me rritjen e zhvillimit nė sfera tė ndryshme tė prodhimit dhe arritjes, industrializimit, largimi nga natyra dhe mbyllja nėpėr vende tė ngushta pa oksigjen tė pastėr, ushqimi i pregaditur me lloj-lloj komponente tė dėmshme etj.

Pra, nga ndotja e ambientit edhe mė tepėr shtohet rreziku qė tė jemi tė ekspozuar helmimeve tė ndryshme qė nė fillim as qė janė tė dukshme. Mirėpo, nėse ndalemi dhe mendojmė se sa do tė shtohet kjo sasi me kalimin e kohės, atėherė lirisht mund tė themi se secili prej nesh ėshtė i ndotur nga pasojat e helmit qė sot me dozė tė madhe gjindet ēdokund, edhe para PC-sė time.

Librat qė i kam lexuar me ndihmėn e All-llahut [xhel-le she'nuhu] shkruhet se ka metoda shumė tė thjeshta pėr largimin e helmit nga trupi i njeriut. Njėra metodė shumė efikase ėshtė edhe shpėrlarja e gojės me vaj luledielli, kurse nė tjetrėn thuhet me vaj ulliri. Edhe nga aspektet fetare kemi porosinė e tė Dashurit tonė Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], i cili ka thėnė: “Aq shpesh mė ka kėshilluar Xhibrili alejhi selam pėr Misvakun dhe po tė mos ishte si mundim pėr ymetin tim do tė bėhej obligim larja e dhėmbėve para ēdo Namazi nga dobia e madhe qė del nga kjo”. Kurse nga medicina dihet se tė gjitha gjėndrat gjinden nė gojė. Por, edhe shumė sėmundje munden tė diagnistifikohen vetėm me tė ēelurit e gojės, pamjes, erės e sidomos me ngjyrėn dhe ndryshimin e gjuhės etj.

Shpėrlarja e gojės me Vaj- shėron shumė sėmundje

Pra, kjo metodė ka qenė dhe ėshtė Inshall-llah njė metodė qė pėrdoret sot edhe kėsaj ditė nė vendet arabe. Por, nė botė ėshtė bėrė e njohur nga mjeku rus Dr. F. Karach nė njė Kongres tė Bakteriologėve dhe Onkologėve.

Nuk do tė ndalem tė numėroj tė gjitha sėmundjet qė mund tė shėrohen nė kėtė mėnyrė pasiqė ka shumė sėmundje, por si pėr fillim vetėm ato kryesoret: Bronhitet, Sinuset , Infektionet gripale, gjithė problemet me shqisat e tjera nė kokė,( sy, hundė, shije, aromė, veshė). Ekcemet nė lėkurė, sėmundjet e mushkėrive, shpėnetkės, mėlēisė, sėmundjet e pėrgjithshme te femrat, mundimet e zemrės, kokėdhimbja, sėmundjet nervore, tė veshkėve, Thrombozat, problemet nė aparatin e tretjes, lodhja- rraskapitja, Rheuma, koncetrimi i dobėt, depresioni, pagjumėsia, dhimbjet e dhėmbėve dhe nė pėrgjithėsi pėr pėrmirėsimin e shėndetit dhe imunitetit ndaj sėmundjeve.

Por, edhe nėse nuk kemi asnjė sėmundje nga tė pėrmendurat atėherė duhet tė themi Elhamdulilah All-llahut [xhel-le she'nuhu] por gjithsesi pėrdoreni se efektet do tė jenė: forcimi i trupit, rritet imuniteti i trupit, dhėmbėt forcohen, ndalen gjakderdhjet nga mishi i dhėmbėve dhe vėrehet se pas njė kohe tė shkurtė tė pėrdorimit dhėmbėt zbardhohen ( edhe vetėm kjo do tė mjaftonte).

Mėnyra e pėrdorimit

Mėnyra ėshtė shumė e thjeshtė: Mirret njė lugė ushqimi Vaj luledielli ose Vaj ulliri, mvaret ēka preferoni dhe mundeni tė gjeni. Nė fillim ėshtė pėr ēdokend pak e rėndė paramendimi se duhet mbajtur Vaji nė gojė por me kohė largohet ai mundim. E nėse keni problem nė fillim ju preferoj marrjen e njė luge tė kafes me Vaj. Mė sė miri nė mėngjes para se tė lani dhėmbėt dhe para se tė hani diēka (nė bark tė zbrazėt) dhe me kėtė Vaj e shpėrlani gojėn pėr 10-15 Minuta.

Nėse kjo kohė paraqet problem pėr juve nė faljen e Namazit tė mėngjesit atėherė mundet kėte tė veproni edhe mė vonė p.sh. para ngrėnies sė drekės apo para darke. Nėse keni proteza tė dhėmbėve ato duhet tė hiqen sipas mundėsive.

Mėnyra ėshtė sikur gar-gara gjatė Abdesit, pra vaji lėvizet nė gojė tė mbyllur dhe pastaj pėshtyhet. Atėherė do tė vėreni se vaji ka marr njė ngjyrė tė bardhė apo bėhet sikur qumshti. Aty, po tė mirret kjo nėn mikroskop gjinden tė gjitha bakteriet- shkaktarėt e sėmundjeve. Pėr atė shkak edhe kujdes gjatė hudhjes nė vende ku nuk duhet, mė sė miri ėshtė tė hudhim kėtė nė vendet e mbeturinave ose nė WC. Pastaj lahen dhėmbėt mirė me ujė tė vokėt, brushė dhe pastė tė dhėmbėve se ende aty ka bakterie qė kanė mbetur. Nėse edhe mė pak Vaj nuk mundeni tė bėni shpėrlarjen e gojės atėherė lani sė paku me ujė tė pastėrt para ēdo Namazi nė kohėzgjatje prej 3 Minutave (5x3=15 Minuta).

Siē shihet prapseprapė vijmė deri te urdhėri qė All-llahu [xhel-le she'nuhu] e ka bėrė obligim pėr ne Abdesin; Namazin pra me tė vėrtetė vetėm pėr tė mirėn tonė. “I Lartėsuar qoftė All-llahu xh.sh mė i Miri Krijues”.

Para se tė pėrfundoj, tė them se edhe kohėzgjatja e pėrdorimit tė kėsaj metodė duhet tė jetė mė e gjatė, mvarsisht nga sėmundja qė lėngoni. Nė libėr thuhet minimum 2 jave deri nė njė vit kur kemi sėmundje tė rėnda. Pastaj nė fillim mundet edhe tė reagoni me keqėsim tė gjendjes, nga kjo shihet se metoda e kurimit ka ndikim. Mirėpo, prapseprapė ju edhe vetė do tė vendosni se a dėshironi tė vazhdoni apo jo mė tutje. Kjo nuk ėshtė garancė e sigurtė por njė metodė qė ėshtė pėrdorur dhe ende pėrdoret me shumė efikasitet.

Ju referoj nėse dėshironi mė gjerėsisht atėherė tė lexoni pėr kėtė metodė mė tepėr pasi se ka nė gjuhė tė ndryshme nėpėr faqet e internetit. Librat qė i kam pėrdorur janė nė gjuhė gjermane:

1. Orėt e mirėqenies nga 1001 Natė ( Shėndeti dhe mirėqenia nga Orienti).

2. I shėndetshėm dhe i fortė me pėrtypjen e Vajit (Rruga efikase pėr shėndet mė tė mirė pa kundėrefekte).

Nė libėr ka shumė tė dhėna pėr pacientėt e shėruar, por ne si musliman e dimė se ēdo e mirė vjen dhe ėshtė nė Dorė tė All-llahut xh.sh. e sikur secilės metodė tė shėrimit t’i vihet edhe Lutja e sinqertė atėherė shėrimi ėshtė edhe mė i shpejtė dhe mė efikas. Sepse vetėm All-llahu ėshtė Esh-Shafij- Gjithėshėruesi, El-Muxhib – Lutjepranuesi.

E lus All-llahut [azze ve xhel-le] qė tė mė falė gabimet e mija gjatė shkrimit, nėse e kam qėlluar ėshtė prej All-llahut xh.sh. dhe vetėm Atė e falėmnderoj e nėse kam gabuar atėherė dihet se nga rrjedh kjo.

Lutja jonė e fundit: Falemnderimi i takon All-llahut, Zotit tė gjitha botėrave, bekimet dhe pėrshėndjet tona qofshin mbi zotėriun e tė gjithė tė dėrguarve, Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] mbi tė gjithė tė dėrguarit dhe mbi tė gjitė besimtarėt, duke iu lutur All-llahut tė Lartėmadhėruar qė ta pranojė kėtė vepėr qė ėshtė thjesht pėr hirėėė tė All-llahut [xhel-le she'nuhu] duke shpresuar nė dhuntitė, faljen dhe nė mbrojtjen Tij nė Ditėn e Gjykimit.

_________________
O Zot, mė jep aq mend tė kuptoj sa i pa mend qė jam, mė jep aq dije tė kuptoj sa i padijshėm qe jam, mė jep aq foce te kuptoj sa i pa fuqishem qė jam ....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.grupi-rinor.n-stars.org
 
shperlarja e gojes me vaj sheron shum semundje
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkencat :: Mjekėsia-
Kėrce tek: