ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 brenda 20 vjetėsh do "vdesin"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Magic Gun
Administrator
Administrator


Male Numri i postimeve : 439
Age : 22
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

MesazhTitulli: brenda 20 vjetėsh do "vdesin"   11/10/2008, 11:39 am

Alarm i Wwf: brenda 20 vjetėsh do "vdesin", faji i klimės dhe digave.

Lumi i Verdhė po bėhet njė pus ujėrash tė zeza nė mėshirė tė fatit. Danubi ka humbur gjithė habitatėt fillestarė tė brigjeve tė tij. Murray Darling nė Australi po bėhet dėshmitar i njė ndryshimi jo tė zakonshėm. Tė gjitha speciet karakteristike pėr tė po zėvendėsohen me tė tjera agresive dhe tė rrezikshme. Ujėrat e "Rio Grande" po pakėsohen gjithmonė e mė shumė e po bėhen mė tė kripura, sikur tė ishte det. Nė fakt, kėto janė vetėm pak nga shembujt e lumenjve mė tė rėndėsishėm nė botė qė po pėrjetojnė njė situatė tė tillė. Nė tė vėrtetė, lista e hartuar nga Wwf shkon deri nė dhjetė dhe raporti titullohet "Dhjetė lumenjtė mė nė rrezik nė botė". Pesė prej tyre ndodhen nė Azi, njė nė Evropė, njė tjetėr nė SHBA, njė nė Afrikė, njė nė Australi dhe i fundit nė Amerikėn Latine. "Kriza e kėtyre lumenjve shkaktohet nga mungesa e madhe e ujit qė po godet zona tė mėdha tė planetit dhe problemi ėshtė po aq i rėndėsishėm sa i ngrohjes globale", ka shpjeguar David Ticket, pėrgjegjės i programit pėr ujin e degės sė Wwf angleze. Nė tė vėrtetė, njė lum mund tė quhet nė "gjendje kritikė", ose "nėn stres" kur ndryshohet tėrėsisht gjendja e tij natyrale, njė situatė qė mund tė bėjė qė lumi tė "vdesė brenda pak vitesh". Po ashtu, njė lum mund tė quhet i "vdekur" jo vetėm kur nuk pėrmban mė ujė, por edhe nėse ky i fundit, edhe pse mund tė rrjedhė me furi, ėshtė i ndotur deri nė atė pikė sa nuk arrin tė mbijetojė dot flora dhe fauna brenda tij, ose kur infrastrukturat (portet apo digat) ndryshojnė tėrėsisht rrugėn e tyre natyrale.Duke iu referuar raportit tė Wwf, nuk ekziston njė kurė e pėrbashkėt pėr lumenjtė nė rrezik, sepse secili prej tyre "vuan" nė mėnyrė shumė tė ndryshme nga tjetri. Kėshtu, Nusalween qė rrjedh nga Tibeti nė Kinė, njė nga lumenjtė mė tė gjatė tė planetit pėr momentin, nuk ka diga dhe ėshtė reduktuar dukshėm nė kėto dhjetė vitet e fundit. Kėsaj i shtohet edhe fakti se Kina, Burma dhe Tailanda kanė projektuar tashmė ndėrtimin e 16 digave. Por nėse ato do tė ndėrtoheshin, do tė shkaktonin fundin e njėrės prej tyre, qė UNESCO e ka dekretuar mes zonave mė tė rėndėsishme pėr sa i pėrket biodiversitetit. Pikėrisht "vdekja" e biodiversitetit ėshtė edhe problemi kryesor pėr Murray, ku jeta ėshtė thuajse e pėrbėrė tėrėsisht nga specie aliene, si pėr shembull krapi evropian, i ardhur rreth 30 vjet mė parė, qė ka shkatėrruar faunėn e lumit. Indi (nga i cili ka marrė emrin edhe India), njė nga lumenjtė mė tė "shenjtė" mbi tokė, vuan pėr shkak tė ndryshimeve klimaterike dhe pėr mė tepėr i ushqyer nga akujt e Himalajave qė dalėngadalė po pakėsohen pėr shkak tė ngrohjes globale, duke sjellė njė reduktim tė madh nė prurjen e ujit pėr kėtė lumė. Njė "qiri" duhet ndezur edhe pėr Danubin qė ėshtė njė nga lumenjtė mė tė njohur dhe mė tė rėndėsishėm tė botės. Pėr shumė prej tyre Danubi ėshtė burimi kryesor pėr industrinė, agrikulturėn, transportin dhe energjinė. Shumė shtete tė madha tė botės si: Vjena, Bratislava, Budapesti dhe Beogradi e pėrdorin atė pėr nevoja nga mė tė ndryshmet. Nė brendėsi tė tij jetojnė mė shumė se 100 lloje peshqish, ku shtatė lloje janė unike nė botė, megjithatė vetėm 6% e rrjedhės sė ujit ėshtė e mbrojtur. Pėr tė ardhmen gjithmonė e mė shumė po flitet pėr infrastruktura tė reja. Mendohet tė ndėrtohen tetė diga dhe sisteme mbrojtėse kundėr pėrmbytjeve. Mė pas Ticket nėnvizon: "Sot mė shumė se 41 pėr qind e popullsisė botėrore jeton pėrgjatė lumenjve qė janė nė rrezik tė madh. Nėse nuk do tė ndėrhyhet brenda njė kohe tė shkurtėr prej rreth 20 vitesh, do tė mund tė shohim fundin e shumė prej tyre".

Harta

Pesė prej tyre gjenden nė Azi. Pėrgjatė brigjeve tė tyre jetojnė qindra miliona njerėz

1/ Rio Grande-Bravo

Gjatėsia:

3033 km

Popullsia:

10 milionė

Rreziku: tharja e basenit pėr shkak tė mungesės sė ujėrave

2 Danubi

Gjatėsia

2780 km

Popullsia

81 milionė

Rreziku: infrastruktura tė reja pėr lundrim

3 Nili

Gjatėsia 6695 km

Popullsia

360 milionė

Rreziku: ngrohja globale dhe rritja e vazhdueshme e popullsisė

4 La plata

Gjatėsia: 4030 km

Popullsia

100 milionė

Rreziku

Janė parashikuar infrastruktura tė reja pėr lundrim dhe 27 diga

5 Yangtze

Gjatėsia

6300 km

Popullsia

430 milionė

Rreziku

Ndotja nga industria dhe agrikultura

6 Mekong

Gjatėsia

4600 km

Popullsia

57 milionė

Rreziku

Peshkimi ilegal dhe shfrytėzimi hidrik pa kriter


8 Murray Darling

Gjatėsia

3370 km

Popullsia

2 milionė

Rreziku

Specie "pushtuese", kanė mbijetuar vetėm 10 pėr qind nga ato tė fillimit


9 Indi

Gjatėsia

2507 km

Popullsia

200 milionė

Rreziku

Pakėsimi i ujit, ėshtė parashikuar ndėrtimi i 14 digave


10 Gang

Gjatėsia

2900 km

Popullsia

178 milionė

Rreziku

Ngrohja globale dhe pakėsimi i ujit nga akullnajat e Himalajės

_________________
O Zot, mė jep aq mend tė kuptoj sa i pa mend qė jam, mė jep aq dije tė kuptoj sa i padijshėm qe jam, mė jep aq foce te kuptoj sa i pa fuqishem qė jam ....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.grupi-rinor.n-stars.org
 
brenda 20 vjetėsh do "vdesin"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkencat :: Gjeografi & Gjeologji-
Kėrce tek: