ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shum pak koh per te shpetuar TOKA!!!!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Magic Gun
Administrator
Administrator


Male Numri i postimeve : 439
Age : 22
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

MesazhTitulli: Shum pak koh per te shpetuar TOKA!!!!   11/10/2008, 11:37 am

Oqeani po kthehet nė shkretėtirė
« mė: 04-02-2008, 10:43:51 »

--------------------------------------------------------------------------------
Edhe nė oqeane ekzistojnė shkretėtirat dhe shkak pėr kėtė ėshtė padyshim ngrohja e pakontrolluar globale, qė po lodh ēdo ditė Tokėn e sėmurė. Tani, bluja konsiderohet si ngjyra e shkretėtirės, ku as algat, as peshqit nuk gjejnė asgjė pėr t‘u ushqyer, ku uji ėshtė gjithmonė e mė i ngrohtė dhe organizmat e gjallė preferojnė tė mos i afrohen pėr asnjė ēast. Edhe kėtė herė, ashtu si pėr shumė ndryshime tė tjera qė po ndodhin mbi Tokė, pasoja ėshtė ngrohja globale. Sateliti i NASA-s "SeaWifs", ka llogaritur se qė nga viti 1996 deri mė sot sipėrfaqet ujore pa jetė janė rritur me njė shihėr prej 15 pėr qind, e barabartė kjo me 6.6 kilometėr katrorė mė shumė. Mes deteve dhe Tokės sot, shkretėtirat mbulojnė rreth 40 pėr qind tė sipėrfaqes sė planetit. "E kemi parė kėtė fenomen nė tė gjithė oqeanet e mėdha", shpjegon Jeffrey Polovina, i "National marine Fishers", autor i njė studimi mbi oqeanet. I parė nga hapėsira, deti pa jetė merr njė ngjyrė blu tė errėt, ndryshe nga ato zona ku zinxhiri ushqimor vazhdon normalitetin e tij. Kontrastit, me shkretėtirėn nė mes tė ujit, i shtohet ai i planetit tė bėrė shumė bojėqielli, i privuar nga ngjyra jeshile, ku ushqehen peshqit dhe organizmat e tjerė tė detit. Fenomeni i ngrohjes globale i ujėrave sipėrfaqėsore qė bllokon qarkullimin e rrymave dhe shkėmbimin e substancave ushqyese mes shtresave tė oqeanit nuk ėshtė zbulim i kohėve tė fundit. "Por asnjė nga llogaritjet tona nuk e kishte parashikuar njė progres kaq tė shpejtė", shkruan Polovina. "Nė 9 vitet e fundit, shkretėtirat janė pėrhapur me njė shpejtėsi dhjetė herė mė tė madhe se sa ishte parashikuar". Edhe nė Evropė situata nuk ėshtė mė mirė: "Shtrirja e zonave tė shkretėtirės nė Tirren dhe Adriatik llogaritet tė jetė rreth 20 pėr qind". Mungesa e dimrave tė ftohtė pengon ujin e sipėrfaqes qė tė ftohet pėr tė kaluar mė pas nė shtresat mė tė ulėta tė oqeaneve. Normalisht, nga thellėsitė ėshtė uji i ngrohtė qė ngjitet drejt sipėrfaqes, duke nxjerrė nė sipėrfaqe dhe substanca ushqyese, me tė cilat ėshtė shumė i pasur. Dekompozimi i organizmave detarė e mbush thellėsinė e detit me kripėra si nitrate dhe fosfate: substanca qė nė thellėsi janė tė destinuara tė mbeten tė tilla dhe tė papėrdorshme, ndėrsa nė sipėrfaqe tė bashkuara me nxehtėsinė dhe dritėn e diellit, lejojnė fotosintezėn qė tė zhvillohet brenda disa algave tė vogla njėqelizore. Pikėrisht me shndėrrimin e substancave inorganike si kripėrat, nė elemente organike qė ka nisur jeta. Ajo qė ndodh nė tokė me zinxhirin ushqimor, kafshė bimėngrėnėse dhe mishngrėnėse, duhet tė ndodhė edhe nė thellėsitė e oqeanit. Nė zonat qė pėrmes satelitit duket me ngjyrė jeshile, algat njėqelizore ushqejnė qenie tė gjalla, gjithmonė mė tė mėdha dhe komplekse si balenat. Por nė qendėr tė oqeaneve tė mėdha, sateliti i NASA-s nga viti nė vit ka gjetur zona jeshile gjithmonė e mė tė varfra. Mungesa e klorofilit ka prishur zinxhirin ushqimor, duke larguar njėra pas tjetrės tė gjitha speciet e gjallė nė zonėn blu. "Shkrirja e shkretėtirave brenda oqeaneve ėshtė e lidhur me rritjen e temperaturės sipėrfaqėsore. Ky fenomen po shtrihet me njė shpejtėsi marramendėse, sidomos nė veri tė Atlantikut", shpjegojnė ekspertėt. Ēdo vit, mesatarisht zona e shkretėtirave blu shtohet me 800 mijė kilometėr katrorė. Dhe tė mendosh se njė nga strategjitė e krijuara pėr tė luftuar efektin serrė bazohet pikėrisht nė rritjen e popullsisė sė algave njėqelizore, duke hedhur hekur dhe kripėra tė tjera ushqyese nė oqeane. Duke pėrshpejtuar procesin e fotosintezės, shkencėtarėt shpresojnė tė rrisin thithjen e dioksidit tė karbonit nga algat, duke pastruar atmosferėn nga gazi serrė, i dyshuari kryesor pėr fenomenin e ngrohjes sė klimės. Gjithmonė e mė tė bindur se kėto ndryshime janė vepėr e njeriut dhe aktiviteteve tė tij industriale, janė edhe shkencėtarėt e "Geological Society of Amerika". Nė dy shekujt e fundit, ndryshimet jashtėzakonisht tė mėdha qė po ndodhin mbi Tokė e kanė bėrė shkencėtarėt qė ta quajnė kėtė mosha e njeriut. E karakterizuar nga pėrqendrimi i lartė i plumbit nė Tokė dhe nė ujė, shtimi i dioksidit tė karbonit dhe gazrave tė tjerė nė atmosferė, po sjellin gjithmonė e mė shumė oqeane mė tė varfėr me specie dhe njė blu gjithmonė e mė shumė mė tė theksuar.

Shumė pak kohė pėr tė shpėtuar

Rreth vitit 2025, nė Polin e Veriut do tė jetė aq nxehtė saqė do tė mund tė dalėsh shėtitje me varkė; pylli i Amazonės do tė jetė kthyer nė shkretėtirė dhe rreth 12 mijė specie tė gjalla rrezikojnė tė ngordhin. Ndryshimi klimaterik i Tokės, tejnxehja, e quajtur ndryshe "efekti serrė", do tė arrijė nė njė pikė tė pariparueshme brenda 20 vjetėsh dhe ata qė jetojmė nė Tokė kanė shumė pak kohė pėr ta parandaluar gjithė kėtė, para se tė jetė vonė. Nga analizat e shumta ėshtė zbuluar se niveli i CO2 dhe metanit nė atmosferė nuk kanė qenė kurrė nė nivele kaq tė larta qė prej 800 mijė vjetėsh dhe kėto nivele tani po rriten me njė shpejtėsi marramendėse. Me pak fjalė kemi arritur nė pragun e ndryshimeve klimaterike katastrofike, ku brenda njė dhjetėvjeēari ose maksimumi dy, Toka do tė jetė mė e nxehtė nga sa ka qenė nė 5 milionė vitet e fundit.

_________________
O Zot, mė jep aq mend tė kuptoj sa i pa mend qė jam, mė jep aq dije tė kuptoj sa i padijshėm qe jam, mė jep aq foce te kuptoj sa i pa fuqishem qė jam ....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.grupi-rinor.n-stars.org
 
Shum pak koh per te shpetuar TOKA!!!!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkencat :: Gjeografi & Gjeologji-
Kėrce tek: