ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 TEFSIRET E MU’TEZILES

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Magic Gun
Administrator
Administrator


Male Numri i postimeve : 439
Age : 22
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

MesazhTitulli: TEFSIRET E MU’TEZILES   11/10/2008, 11:12 am

TEFSIRET E MU’TEZILES



Mu’tezilėt janė njė prej fraksioneve-drejtimeve islame qė nė komentimin e shumė ēėshtjeve akaidologjike i dhanė prioritet MENDJES duke e lėnė Shpalljen (Vahjin) nė plan tė dytė.

Ėshtė e pakontestueshme se nė parimet e kėtij fraksioni, ndikim tė madh patėn mėsimet filozofike greke. [1]

Karakteristikė e veēantė pėr mu’tezilėt ėshtė se ky fraksion, tė paktėn nė fillim tė shfaqjes sė tij, nuk pati kurrfarė pretendimesh politike dhe nuk ishte fraksion politik, siē ishin shiinjtė dhe havarixhėt. Vetėm mė vonė, me ndryshimin e rrethanave politike, ky fraksion mori edhe pėrmasa politike.

Ky fraksion-drejtim u shfaq nė Basra nė kohėn e dinastisė emevite, nė fillim tė shek. II hixhrij, mirėpo kulmin (apogjeun) e vet e arriti nė kohėn e dinastisė abasite kur disa prej sundimtarėve abasinj pėrqafuan parimet mu’tezilase si Me’muni, Mu’tesimi etj.

Kėtė drejtim e themeloi Vasil bin Atau-nxėnėsi i Hasan el Basriut.

Njė ditė derisa ndodheshin nė xhami dhe po dėgjonin njė ligjėratė tė Hasan el Basriut, u ngrit dikush prej tė pranishmėve dhe e pyeti dijetarin e madh se ē’mendonte pėr mėkatarin e madh, kur dihet qė havarixhėt atė e konsiderojnė si kafir tė pėrjetshėm nė Xhehennem, kurse murxhiat pėr tė thonė se mėkati nuk e pengon (dėmton) Imanin, ashtu siē nuk kanė efekt as respekti dhe mirėsjellja pa besim ?! Ende pa e dhėnė mirė pėrgjigjen Hasan el Basriu, nga mesi i xhematit u ngrit Vasil bin Atau dhe u pėrgjigj para mėsuesit duke thėnė: “Unė mendoj se autori (kryesi) i mėkatit tė madh nuk mund tė cilėsohet as si besimtar dhe as si kafir, por ėshtė nė mes kėtyre dy nocioneve. Nėse mėkatari i tillė vdes pa u penduar ai do tė jetė pėrherė nė zjarr tė Xhehennemit “ !!! [2]

Pas kėsaj ndėrhyrjeje tė pahijshme dhe me qėllim tė vėrtetimit tė mendimit tė tij, Vasili me njė grup bashkėmendimtarėsh u nda nė njė prej qosheve tė xhamisė pėr tė agjituar qė tė bėnte sa mė shumė ithtarė tė mendimit tė tij. Kur e pa kėtė veprim tė Vasilit, Hasan el Basriu tha “I’ėtezelena Vasilu” – “Vasili u nda prej nesh”, dhe prej kėtij momenti ai dhe simpatizuesit e tij u quajtėn “ Mu’tezile”. [3]



Bazat mbi tė cilat mbėshtetet fraksioni i mu’teziles
Mu’tezilėt sendėrtuan fraksionin - drejtimin e tyre mbi pesė baza, nėpėrmjet tė cilave shprehėn mendimet e tyre nė lėmė tė Akaidit. Ato janė:

1. Tevhidi (Njėshmėria)

2. El Adlu (Drejtėsia)

3. El Va’du vel Veidu (Premtimi dhe kėrcėnimi)

4. El Menziletu bejnel menziletejni ( Vendi nė mes dy vendeve)

5. El Emru bil ma’rufi ven nehju anil munkeri ( Urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi nga e keqja).[4]



1.Tevhidi - (Njėshmėria)

Ky ėshtė fundamenti bazė i tyre, nėpėrmjet tė cilit ata ndėrtuan bindjet e tyre rreth Zotit xh.sh. dhe thanė se “Allahu duhet tė zhvishet nga ēdo ngjashmėri me krijesat, dhe nė kėtė kontekst nuk lejohet tė bėhet kurrfarė krahasimi a analogjie.”

Mu’tezilėt shumė prej ajeteve kuranore, tė cilat flasin rreth cilėsive tė Zotit, nuk i morėn fare pėr bazė, por nė kėtė kontekst i dhanė hapėsirė tė stėrtepruar MENDJES dhe thanė se Allahu, nuk mund tė shihet kurrsesi nė Ahiret, ngase, po tė shihej, do tė duhej tė zinte vend dhe drejtim !!!. Pastaj thanė se cilėsitė e Zotit nuk janė asgjė tjetėr veēse vetė Qenia e Zotit, dhe shumė prej kėtyre cilėsive nuk i pranojnė, pėr t’iu shmangur shumė zotave!

Ata thanė po ashtu se Kur’ani ėshtė i krijuar pėr Zotin, gjithnjė duke iu pėrmbajtur parimit tė mėparshėm !

Me fanatizmin e tyre tė tepruar, mu’tezilėt humbėn kontrollin mbi MENDJEN dhe mė nuk qenė nė gjendje tė dallonin ndryshimin nė mes tė “domosdoshmėrisė qė kėto cilėsi hyjnore tė mos jenė sipas pėrfytyrimeve tė tyre nė krijesa, dhe domosdoshmėrisė qė tė kuptohen drejt tė gjitha ato cilėsi tė cilat Allahu ia ka atribuuar Qenies sė Vet, nė atė mėnyrė qė i kanė hije dhe pėrkojnė me Qenien e Tij.

Mohimi dhe largimi i ēdo lloj shėmbėllimi, qė mund tė kuptohet nga fjalėt e Allahut xh.sh. nė kaptinėn Esh - Shura, ajeti 11 :

لَيْسَ كَمِثلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ

”Asnjė send nuk ėshtė si Ai (nuk i shėmbėllen). Ai dėgjon dhe sheh gjithēka”

nuk do tė thotė se duhen mohuar tė gjitha cilėsitė e tjera tė Allahut , tė cilat Ai Vetė ia ka atribuuar Qenies sė Vet hyjnore, ose diēka nga ajo qė Resulullahu i ka pėrshkruar Madhėrisė sė Tij.”[5]



2.El Adlu - (Drejtėsia)

Kinse pėr ta zhveshur Allahun nga paaftėsia (pamundėsia), mu’tezilėt shpifėn dhe thanė se njeriu ėshtė kreator dhe krijues i veprave tė tij nėpėrmjet fuqisė qė i ka dhuruar Allahu!!!

Tėrė kėtė absurditet, mu’tezilėt e shpifėn duke u nisur nga fakti qė Drejtėsia e Allahut tė jetė e pėrsosur, prandaj, sipas tyre, Allahu nuk duhet ta krijojė tė keqen, por e keqja ėshtė vepėr nga vetė njeriu!

Po ta krijonte Allahu tė keqen, thanė ata, a thua ēfarė drejtėsie do tė ishte Drejtėsia e Tij qė t’i ndėshkojė njerėzit pėr veprat e kėqija ?! Kėtu mu’tezilėt harrojnė se Allahu xh.sh. mu pėr kėtė shkak u dhuroi njerėzve mendjen dhe i la tė lirė tė zgjedhin pa u imponuar kurrfarė dhune nė kėtė zgjedhje nė mes veprave tė mira dhe tė kėqija.

Mu’tezilėt pastaj devijuan edhe mė nė kėto pohime tė tyre dhe shpifėn se shumė gjėra qė ndodhin nė kėtė ekzistencė, nuk ndodhin me dėshirėn e Tij; se Allahu nuk i ka krijuar tė gjitha krijesat; se Allahu nuk mund t’i mbikėqyrė dhe t’i kontrollojė tė gjitha ato; se Allahu dėshiron vetėm atė qė e ka pėrcaktuar me Sheriat-Ligj, dhe se ēdo gjė qė ndodh jashtė kėsaj sfere, ndodh pa dijen e Tij!!!



3. El Va’du vel Veidu - (Premtimi dhe kėrcėnimi)

Mu’tezilėt janė kategorikė se ēdo premtim i Allahut pėr respektuesit e urdhrave tė Tij dhe ēdo kėrcėnim i Tij ndaj mėkatarėve (pabesimtarėve) do tė ndodhin dhe do tė realizohen patjetėr. Premtimi pėr Xhennet do tė realizohet ashtu siē do tė realizohet edhe kėrcėnimi me zjarrin e Xhehennemit.

Pėr autorin (kryesin) e mėkatit tė madh nuk ka falje, nėse nuk pendohet. Premtimi pėr pranimin e tevbes-pendimit do tė realizohet patjetėr. Sipas tyre nuk bėn qė Allahu ta falė autorin e mėkatit tė madh pa u penduar ! Mėkatarėt e tillė qė vdesin pa u penduar, do tė jenė pėrherė nė zjarr me gjithė pohimin e Njėshmėrisė sė Allahut dhe besimin nė pejgamberėt e Tij.

Mu’tezilėt kėtė mendim tė tyre tė pabazė e mbėshtesin pa tė drejtė nė ajetin 81 tė kaptinės El Bekare :

بَلَى مَنْ كَسَبَ سَيِّئَةً وَأَحَاطَتْ بِهِ خَطِيئَتُهُ فَأُوْلَئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ

” Po (do t’ju kapė zjarri) atė qė bėn keq dhe qė e vėrshojnė gabimet e tij, ata janė banues tė zjarrit, aty janė pėrgjithmonė “



4. El menziletu bejnel menziletejn - (Vendi nė mes dy vendeve)

Autori i mėkatit tė madh nuk ėshtė as besimtar por as kafir (pabesimtar), ngase fjala Iman-Besim ėshtė emėr lavdėrimi, kurse fasiku nuk ėshtė i denjė dhe meritor pėr njė epitet tė tillė, dhe mu pėr kėtė shkak nuk mund tė quhet besimtar.

Nė anėn tjetėr, nuk mund tė cilėsohet as si kafir (pabesimtar), pasi i ka shqiptuar tė dy dėshmitė (Shehadetin). Njė i tillė nėse vdes si mėkatar, pa u penduar, do tė jetė pėrherė nė zjarrin e Xhehennemit. Lehtėsimi i tij i vetėm nė krahasim me pabesimtarėt ėshtė se ndėshkimi i tij nė Xhehennem do tė jetė pak mė i lehtė se i pabesimtarėve!!!



5. El emru bil ma’rufi ve-n-nehju anil munkeri - (Urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi nga e keqja)

Mu’tezilėt thanė se urdhėrimi pėr tė mirėn dhe ndalimi nga e keqja, janė detyrime tė domosdoshme pėr tė gjithė besimtarėt, si ndihmesė nė pėrhapjen e Islamit, pėr shfaqjen e sė vėrtetės dhe pėr largimin e dyshimeve.

Megjithatė, mu’tezilėt nė kėtė rast shkuan aq larg saqė lejuan pėrdorimin e forcės aty ku nuk bėn puna gjuha dhe dialogu. Historianėt kanė regjistruar edhe raste tė tilla gjatė kohės sė disa sundimtarėve abasinj, kur mu’tezilėt, pėr eliminimin e kundėrshtarėve tė mendimit tė tyre, pėrdorėn edhe forcėn.[6]



Qėndrimi i dijetarėve tė mu’teziles ndaj komentimit tė Kur’anit
Mu’tezilėt pasi vunė parimet dhe bazat e fraksionit tė tyre, ishte shumė e natyrshme qė edhe gjatė tefsirit tė Kur’anit, tė ndiqnin kėtė rrugė dhe kėtė metodė.

Gjatė komentimeve tė tyre ata shkuan edhe deri aty sa tė hyjnizonin dhe tė shenjtėronin mendjen duke pohuar se MENDJA njerėzore ėshtė e zonja qė ta gjejė tė vėrtetėn pa ndėrhyrje nga jashtė. Nė shumė raste ata u dhanė pėrparėsi argumenteve logjike ndaj atyre tė Kur’anit dhe Synnetit. Madje, nė disa raste argumentin logjik e merrnin si argument bazė, kurse argumentin kuranor ose hadithin e Pejgamberit a.s. e pėrdornin vetėm sa pėr ta vėrtetuar argumentin logjik.[7]



Mendimi i dijetarėve pėr metodėn e mu’teziles gjatė komentimit tė Kur’anit

Shumė prej dijetarėve tė “Ehli Synnetit” e kritikuan ashpėr kėtė metodė tė qasjes nė komentimin e ajeteve kuranore nga ana e mu’teziles. Prej tyre mė tė zėshmit qenė Ibn Tejmije dhe Ibnul Kajjim El Xhevziu, tė cilėt demaskuan nė tėrėsi prapavijat dhe tendencat e mu’teziles gjatė komentimit tė Kur’anit.

Ibn Tejmije thotė: “...Ata (komentatorėt e mu’teziles) dhanė njė mendim, tė cilin pastaj u pėrpoqėn ta argumentonin me ajete kuranore. Dihet se pas mendimeve tė tyre nuk ka qėndruar dhe as qėndron asnjė prej ashabėve, tabiinjve ose dijetarėve tė njohur. Komentimet e tyre pa baza dhe kuturu, provohet shumė lehtė se janė tė paqėndrueshme nė shumė aspekte...

Njė prej dijetarėve mu’tezilas, qė gjatė komentimit tė Kur’anit pėrdor shprehje dhe alegori tė larta stilistike e gjuhėsore dhe qė me njė dinakėri , me njė mjeshtri tė rrallė dhe me njė afinitet tė stėrholluar i plason mendimet e veta mu’tezilase, pa u hetuar fort nga lexuesit, ėshtė Zemahsheriu.

Kam parė shumė prej mufesirėve dhe dijetarėve qė nė librat e tyre pėrmendin mendime tė Zemahsheriut dhe tė dijetarėve tė tjerė mu’tezilas, mendime tė cilat pėrputhen nė tėrėsi me idetė mu’tezilase. Dihet mirėfilli se mendimet e tilla janė plotėsisht tė gabueshme dhe shpien nė devijim.”[8]

Njė dijetar tjetėr i madh i “Ehli Synnetit” - Ibn Kajjim el Xhevzij ėshtė edhe mė i ashpėr nė gjykimin e tij ndaj tefsireve tė mu’teziles; ai thotė: “Duke shfletuar librat e tyre tė tefsirit, njeriu shpeshherė has nė fundėrrinė mendimesh, nė shprishje dhe ēakėrdisje mendjesh e nė shqetėsime shpirtrash. Fletėt e bardha i bojatisėn me tė zezė dhe futėn dyshime nė zemrat e njerėzve, kurse nė radhėt e dijetarėve futėn pėrēarje e fesad. Ai njeri qė logjikon vetėm njė ēikėz me mendje tė shėndoshė, mund tė vėrejė lehtė doktrinėn e tyre tė humbur e tė devijuar, mu pėr faktin se mu’tezilėt i japin pėrparėsi dhe prioritet mendjes njerėzore ndaj shpalljes hyjnore!!!”[9]



Mufessirėt (komentatorėt) mė tė njohur tė mu’teziles
Shumė prej dijetarėve tė Mu’teziles, edhe nė shkencėn e Tefsirit, shfaqėn frymėn e ideve tė fraksionit tė tyre, mirėpo, fatkeqėsisht, pothuajse shumica e kėtyre librave humbėn dhe u tretėn nga dhėmbi i kohės si shumė prej librave tė tefsirit tė fraksioneve tė tjera.

Duke shfletuar librat e imam Sujutiut dhe nxėnėsit tė tij, Davudit, “Tabekatul mufessirin-Kategoritė e tefsirolologėve”, shohim se shumė prej dijetarėve tė mu’teziles lanė gjurmė tė pashlyeshme nė shkencėn e Tefsirit. Mė tė njohurit janė: Ebu Bekėr Abdurrahman el Kejsami, Ibrahim bin Ismaili, Muhammed bin Abdulvehab bin Selami, Abdullah bin Ahmed el Belhi el Hanefi, Ebul Hasen Ali bin Isa, Sherif el Murteda, El Kadi Abdul Xhebbar dhe Mahmud bin Omer Ez Zemahsheri.

Ani pse pothuajse shumica e kėtyre dijetarėve kanė shkruar nė shkencėn e tefsirit, sot nėpėr duart tona kemi vetėm tefsiret e kėtyre tre tė fundit, sepse tė tjerėt, siē thamė mė parė, kanė humbur me kalimin e kohės. Kėtu do tė marrim nė shqyrtim dy tefsire, tė Kadi Abdul Xhebbarit dhe tė Zemahsheriut, qė nėpėrmjet tyre tė pėrpiqemi tė depėrtojmė nė brendinė e botės sė mendimit mu’tezilas, pėr tė parė se ē’kahe i dhanė ata komentimit tė ajeteve kuranore.



“TENZIHUL KUR’AN ANIL METAIN”
nga Kadi Abdul Xhebbar bin Ahmed



Autor i kėtij tefsiri ėshtė dijetari i madh El Kadi Abdul Xhebbar bin Ahmed, i cili la gjurmė tė pashlyeshme nė shkencėn e Tefsirit me veprėn e tij: “Tenzihul Kur’an anil metain”. Krijoi edhe nė fushė tė shkencave tė tjera, si nė Ilmul Kelam, Fikh,Usuli Fikh etj. Ishte gjithmonė i respektuar dhe i nderuar nėpėr mexhliset e diturisė, derisa arriti qė tė bėhej njėri prej udhėheqėsve kryesorė tė mu’teziles nė kohėn e tij. Vdiq nė vitin 415 h.[10]

Tefsiri i tij “Tenzihul Kur’an anil metain” ėshtė tefsir i pjesėrishėm i Kur’anit. Autori u mor vetėm me tefsirin e ajeteve “muhkem dhe muteshabih”, nė tė cilat pėrpiqej tė gjente mbėshtetje pėr t’i plasuar mendimet e veta mu’tezilase, tė cilat i mbron haptazi me ngulm dhe me njė fanatizėm tė tepruar.

El Kadi Abdul Xhebbari nė tefsirin e tij sulmoi ashpėr dijetarėt e “Ehli Synnetit”, tė cilėt nuk i pranonin idetė e mu’teziles lidhur me ēėshtjen e krijimit tė Kur’anit, pamjes sė Zotit nė Ahiret, krijimit tė veprave tė njeriut etj.

_________________
O Zot, mė jep aq mend tė kuptoj sa i pa mend qė jam, mė jep aq dije tė kuptoj sa i padijshėm qe jam, mė jep aq foce te kuptoj sa i pa fuqishem qė jam ....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.grupi-rinor.n-stars.org
 
TEFSIRET E MU’TEZILES
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Feja Islame :: Tefsirė-
Kėrce tek: