ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 TEFSIRI I FUKAHENJVE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Magic Gun
Administrator
Administrator


Male Numri i postimeve : 439
Age : 22
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

MesazhTitulli: TEFSIRI I FUKAHENJVE   11/10/2008, 11:07 am

TEFSIRI I FUKAHENJVE

Tefsiret mbi baza tė shkollave juridike islame

Gjatė kohės sa ishte gjallė i Dėrguari i Allahut, pėr ēdo problem qė paraqitej tek as’habėt lidhur me kuptimin e drejtė tė ndonjė ajeti mbi baza juridike, ata menjėherė i drejtoheshin atij, dhe i Dėrguari i Allahut i udhėzonte dhe ua sqaronte, gjithnjė duke u bazuar nė atė qė i shpallej nga Kur’ani, kėshtu qė keqinterpretimet e mundshme eventuale tė ndonjė ēėshtjeje tė fikhut zhdukeshin qė nė nismė. Por kjo gjė ndryshoi pas vdekjes sė Resulullahut s.a.v.s., kėshtu qė kur as’habėt ballafaqoheshin me ndonjė problem paksa mė tė ndėrlikuar, u ktheheshin ajeteve kuranore dhe Synetit tė Resulullahut dhe bėnin analogji racionale nga ana e tyre. Edhe pse as’habėt, tė shumtėn e rasteve ishin unikė rreth kėtyre ēėshtjeve, megjithatė ndonjėherė ndodhte qė tė mos pajtoheshin lidhur me ndonjė ēėshtje, sepse secili prej tyre e kuptonte ajetin ose hadithin e Pejgamberit a.s. nga kėndvėshtrimi i tij personal. Njė mospajtim tė tillė e hasim ndėrmjet Omer ibnul Hattabit dhe Aliut r.a. rreth kohės sė pritjes (iddetit), tė gruas shtatzėnė sė cilės i ka vdekur burri. Pėrderisa Omeri r.a. thoshte se “iddeti” i saj pėrfundon me lindjen e fėmijės, Aliu r.a. ishte i mendimit se “iddeti” nė kėtė rast zgjat edhe katėr muaj e dhjetė ditė tė tjera pas lindjes sė fėmijės. Shkak i mospajtimit tė tyre ishin dy tekste kuranore tė pėrgjithėsuara[1]:

وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنْكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ وَعَشْرًا ...

“E ata qė vdesin dhe lėnė gra pas vetes, ato (gratė) presin katėr muaj e dhjetė ditė...” - (El-Bekare, 234), dhe



وَأُوْلَاتُ الْأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَنْ يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ

“Ndėrkaq, pėr shtatzėnat afati i pritjes sė tyre ėshtė derisa tė lindin” - (Et-Talak, 4)

Nė kėtė kontekst duhet tė sqarohet se Allahu xh.sh. pėrcaktoi qė “iddeti” i shtatzėnės sė shkurorėzuar tė jetė lindja (lirimi nga barra), kurse “iddeti” i asaj qė i vdes burri, ėshtė katėr muaj e dhjetė ditė, pa i detajizuar mė hollėsisht kėto ēėshtje.

Nga kjo shihet se Aliu r.a. mori pėr bazė kuptimin e dy ajeteve bashkėrisht, kurse Omeri r.a. mendonte se ajeti i shkurorėzimit ėshtė i posaēėm dhe nuk ėshtė i kushtėzuar me ajetin e vdekjes. Omeri r.a. me plot tė drejtė, mendimin e vet e mbėshteste edhe nė faktin se gjatė kohės sė Pejgamberit a.s. njė gruaje tė quajtur Sebiate bintul Harith el Eslemije, i kishte vdekur burri, dhe njėzetė e pesė ditė pas vdekjes sė bashkėshortit ajo kishte lindur. Pejgamberi a.s. menjėherė pas lindjes e kishte lėnė tė lirė pėr martesė, pa pritur fare “iddetin” pas vdekjes sė bashkėshortit.

Njė mospajtim tė tillė nė mes as’habėve e hasim edhe ndėrmjet Ibni Abasit dhe Zejd bin Harithit rreth ajetit 11 tė sures En-Nisaė:

فَإِنْ لَمْ يَكُنْ لَهُ وَلَدٌ وَوَرِثَهُ أَبَوَاهُ فَلِأُمِّهِ الثُّلُثُ
“...E nė qoftė se (i vdekuri) nuk ka fėmijė dhe atė e trashėgojnė (vetėm) prindėrit, atėherė nėnės sė tij i takon njė e treta...” nė tė cilin bėhet fjalė pėr mėnyrėn e ndarjes sė trashėgimisė sė tė vdekurit qė ka lėnė bashkėshort dhe tė dy prindėrit. Gjersa Ibni Abasi ka dhėnė fetva se bashkėshortit trashėgimtar i takon nga pasuria 1/2, nėnės 1/3, dhe pjesa tjetėr i takon babait pėr shkak tė afėrsisė sė gjakut - “ta’siben”, duke u mbėshtetur nė kuptimin sipėrfaqėsor tė ajetit tė sipėrtheksuar, Zejdi r.a. dhe sahabėt e tjerė kanė dhėnė fetva se bashkėshortes i takon 1/3 e pjesės qė ka mbetur pasi tė ketė marrė bashkėshorti pjesėn qė i takon sipas dispozitave tė pėrcaktuara me Kur’an -”furud”, sepse babai dhe nėna e trashėgojnė vetėm nga njė anė, duke u mbėshtetur po ashtu nė pjesėn tjetėr tė ajetit 11 tė sures En-Nisaė:

يُوصِيكُمْ اللَّهُ فِي أَوْلَادِكُمْ لِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ الْأُنثَيَيْنِ
“...Allahu ju urdhėron pėr (ēėshtjen e trashėgimit) fėmijėt tuaj: pėr mashkullin hise sa pėr dy femra...”[2]

Me gjithė kėto mospajtime, zemėrgjerėsia qė mbretėronte ndėr sahabėt, bėnte qė pas njė kohe ai qė formonte bindjen se mendimi i tjetrit ėshtė mė i drejtė, ose e shihte se nuk kishte pėrkrahės pėr mendimin e tij, mendim qė pos tė tjerash, ishte i bazuar edhe nė ixhtihadin e tij personal, t’i bashkohej mendimit tė tjetrit dhe ta pėrkrahte me pėrkushtim.

Tefsiri juridik deri nė paraqitjen e medhhebeve
(shkollave juridike islame), dhe pas tyre

Gjendja e tefsirit juridik mbeti nė suazat qė pėrmendėm, si nė kohėn e tabiinjve, ashtu edhe nė tė tebei-tabiinjve deri nė paraqitjen e shkollave juridike islame (medhhebeve).

Nė kohėn e imamėve tė mėdhenj-Ebu Hanifes, Shafiut, Hanbeliut, Malikiut, e tė tjerėve, muslimanėt, tashmė tė shtrirė nė territore mė tė gjera, ballafaqoheshin me ēėshtje tė ndryshme tė ndėrlikuara nė jetėn e pėrditshme, kėshtu qė ishte e nevojshme qė dikush t’i udhėzonte se nė ē’mėnyrė tė vepronin nė situatat qė shtroheshin para tyre. Kjo bėri qė secili prej imamėve tė mėdhenj nė kohėn e tij, kėto gjėra tė reja t’i analizonte nė dritėn e dispozitave kuranore dhe tė Synetit, nė institucionin e Ixhmait dhe tė Kijasit, e aty-kėtu edhe nė argumentet racionale tė bazuara nė ixhtihadin personal, e vėtėm atėherė tė merrte vendimin pėr dhėnien e fetvasė apo gjykimit rreth njė ēėshtjeje. Jo rrallė, imamėt nuk ishin tė pajtimit lidhur me ndonjė ēėshtje tė caktuar, sepse secili prej tyre e kundronte atė nė prizmėn e argumenteve tė tij, pėr tė cilat mendonte se ishin mė bindėse. Megjithatė, tek asnjėri prej katėr imamėve nuk ėshtė hetuar, madje as qė kishte fare ndonjė fanatizėm medhhebor, por secili, nė bazė tė ixhtihadit, pėrpiqej tė sillte njė zgjidhje sa mė fatlume, natyrisht, duke u mbėshtetur nė argumente tė Sheriatit. Janė tė shpeshta rastet qė ndonjėri prej imamėve tė hiqte dorė prej mendimit tė vet dhe tė pranonte gjykimin e tjetrit pa kurrfarė xhelozie a smire, sepse qėllimi i tyre ishte i sinqertė, - gjetja e gjykimit mė tė drejtė dhe tė vėrtetė.

Historia shėnon fjalėt e imam Shafiut tė ketė thėnė pėr Ebu Hanifen: “Njerėzit janė tė nevojshėm pėr Fikhun e Ebu Hanifes”; po ashtu shėnohet t’i ketė thėnė imam Ahmed ibn Hanbelit, tek i cili e mėsonte fikhun: “Nėse ju vlerėsoni njė hadith si tė vėrtetė, atėherė ma ofro edhe mua (mė bėj ta njoh atė)”; ceket tė ketė thėnė edhe: “Kur tė flitet pėr hadithin, atėherė Maliku (imam Maliku) ėshtė si ylli qė ndriēon”.[3]

Ēfarė madhėshtie dhe ēfarė modestie e njė dijetari tė devotshėm! Kjo mė sė miri tregon pėr respektin dhe mirėsjelljen e ndėrsjellė qė kishin imamėt e shkollave juridike nė mes tyre. Kėtu duhet tė sqarojmė edhe njė fakt, se mospajtimet e imamėve pėrgjithėsisht kanė tė bėjnė vetėm me gjėrat dytėsore apo ato tė dorės sė tretė, kurse pėr ato parėsore ata tė gjithė janė unikė dhe tė njė mendimi.

Pas katėr imamėve tė famshėm, erdhėn pasardhėsit e tyre (halefi), tek tė cilėt mbretėroi mė shumė fryma e “taklidit”- pasimit, tė shumtėn e rasteve “taklidit” nė baza tė fanatizmit medhhebist, i cili nuk njihte pardon-tolerancė (tesamuh) dhe as qė linte ndonjė mundėsi pėr bashkėpunim a kooperim tė ndėrsjellė rreth ndonjė ēėshtjeje tė caktuar.

Madje disa mukal-lidė - imitues, shkuan aq larg, saqė fjalėt e imamėve i konsideronin si tekste ligjdhėnėse, kėshtu qė tėrė potencialin e tyre shkencor e pėrqendruan nė ngadhėnjimin e medhhebit tė cilit i takonin, dhe nė pėrpjekjen pėr zhvlerėsimin dhe kritikėn e argumenteve tė medhhebit rival.

Kjo mospėrfillje e ndėrsjellė e dijetarėve tė shkollave juridike do tė sjellė efekte negative, pasojat e tė cilave do tė hetohen mė vonė edhe nė disa tefsire tė sendėrtuara mbi baza juridike islame. Por, megjithatė, nuk ishin tė gjithė dijetarėt mukal-lidė tė mbushur me fanatizėm nė ēėshtjet e fikhut, sepse disa prej tyre, kur analizonin dhe komentonin ajetet kuranore, ishin tė paanshėm dhe nuk anonin as nga njėri dhe as nga tjetri medhheb, edhe pse i pėrkisnin ndonjėrit prej tyre.

Ėshtė edhe njė karakteristikė tjetėr se me shfaqjen nė skenė tė fraksioneve-tarikateve islame, filluan tė komentohen tė ashtuquajturat ajete dispozita nė frymėn e parimeve tė fraksionit qė i takonin, gjė qė nė Islam ėshtė plotėsisht e papranueshme, siē bėnė havarixhėt, shiinjtė e tė tjerė.

Ndėrsa tefsiri juridik bashkėkohor karakterizohet nga njė tolerancė e jashtėzakonshme; nė tė vėshtirė tė mund tė gjesh njė grimė fanatizmi medhhebist, sepse qėllimi i mufessirėve bashkėkohorė ėshtė qė tė ofrohen mendimet, tė qiten nė shesh argumentet, tė krahasohen, dhe kėshtu mendimi qė ėshtė mė i drejti tė pėrkrahet prej shumicės. Nė kėtė aspekt njė kontribut tė jashtėzakonshėm kanė dhėnė dijetarėt bashkėkohorė, si Muhamed Ali Sajsi, Muhamed Ali Sabuni dhe Mennaul Kattani, tė cilėt nga “kopshtet me lule dhe aroma tė llojllojshme volėn dhe na i ofruan ato mė tė mirat”, pėr ē’gjė lusim Allahun t’i shpėrblejė me mirėsitė e Tij tė pakufishme.

Tefsiret mė tė njohura juridike


Nė medhhebin hanefi tefsiret mė tė njohura konsiderohen:

- “Ahkamul Kur’an” nga Ebu Bekr er-Rrazi, i njohur si El-Xhessas, i botuar diku nė tri e diku nė pesė vėllime dhe i pėrhapur nė qarqet shkencore.

- “Tefsiratul ahmedije fi bejanil ajati-sh-sher’ije” nga Ahmed bin Seidi, i njohur si Mulla Xhejjuni, i botuar nė tri vėllime nė Indi, gjithashtu i pėrhapur nė qarqet shkencore.

Nė medhhebin shafii:

- “Kitab ahkamil Kur’an” nga Ebul Hasen et Taberi, i njohur mė shumė si Ilkija el Herrasi, i botuar nė katėr vėllime dhe i pėrhapur nė qarqet shkencore.

- “Ahkamul kitabil mubin” nga Abdullah Mahmud esh-Shenfekij (dorėshkrim).

- “El Iklil fi istinbati-t-tenziil” nga Xhelaluddin es-Sujutiu (dorėshkrim).

Nė medhhebin maliki:

- “Ahkamul Kur’an” nga Ebu Bekr ibnul Arebi, tefsir i botuar diku nė 2 vėllime tė mėdha e diku nė 4 vėllime dhe i pėrhapur nė qarqet shkencore.

- “El Xhamiu li ahkamil Kur’an” - nga Ebu Abdullah el Kurtubi, qė ėshtė padyshim ndėr tefsiret mė madhėshtore tė shkruara ndonjėherė nė lėmin e tefsirit nė pėrgjithėsi, e tė fikhut maliki nė veēanti.

Prej tefsireve bashkėkohore nė kėtė lėmė, do tė veēonim:

- “Tefsir ajatil ahkam” - nga Muhammed Ali Sajsi.

- “Revaiul bejan fi tefsiri ajatil ahkam minel Kur’an” - nga Muhamed Ali es-Sabuni

- “Tefsir ajatil ahkam” - nga Mennaul Kattan.[4]

_________________
O Zot, mė jep aq mend tė kuptoj sa i pa mend qė jam, mė jep aq dije tė kuptoj sa i padijshėm qe jam, mė jep aq foce te kuptoj sa i pa fuqishem qė jam ....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.grupi-rinor.n-stars.org
 
TEFSIRI I FUKAHENJVE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Feja Islame :: Tefsirė-
Kėrce tek: