ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Komentimi i Kur'an-it nga Muhamedi a.s

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Magic Gun
Administrator
Administrator


Male Numri i postimeve : 439
Age : 22
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

MesazhTitulli: Komentimi i Kur'an-it nga Muhamedi a.s   11/10/2008, 10:32 am

Transmetojnė Ahmedi dhe Tirmidhiu e gjithashtu edhe Ibn Hibbani nė Sahihun e tij nga Adij bin Hibbani, tė ketė thėnė: I Dėrguari i Allahut rreth ajetit 7 tė kaptinės El-Fatiha:

“…e jo nė tė atyre ndaj tė cilėve je i hidhėruar, dhe qė kanė humbur!”

ka thėnė: “Ata ndaj tė cilėve ėshtė i hidhėruar Allahu, janė hebrenjtė, kurse tė humburit janė tė krishterėt.”

- Po ashtu transmeton Ibn Merdevije nga Eba Dherr el Gaffariu tė ketė thėnė: E pyeta tė Dėrguarin e Allahut pėr fjalėt: ”El magdubi alejhim” – “Ata ndaj tė cilėve ėshtė i hidhėruar Allahu” e mė tha: ”Kėta janė hebrenjtė”. I thashė: po “Ed-dal-lin” – “Tė humburit”, mė tha: “Kėta janė tė krishterėt.”

(El-Bekare)

- Transmeton Taberaniu nga Ebi Emame tė ketė thėnė: I Dėrguari i Allahut pėr ajetin kuranor:

“Haxhi ėshtė nė muajt e caktuar…” (El-Bekare, 197)

ka thėnė: “Kėta muaj janė: Shevvali, Dhul Ka’de dhe Dhul Hixh-xhe”.

- Transmeton Taberaniu me sened tė pranueshėm nga Ibn Abbasi tė ketė thėnė: I Dėrguari i Allahut nė lidhje me ajetin:

“(Ai qė ėshtė duke e kryer Haxhin) nuk duhet t’i afrohet gruas, nuk bėn tė marrė nėpėr kėmbė dispozitat e Sheriatit, as nuk duhet tė shkaktojė grindje.” (El-Bekare, 197)

ka thėnė: “Er-Rrefethu” ėshtė t’u afrohesh grave pėr marrėdhėnie intime gjatė ditėve tė Haxhit; “El Fusuka”, janė mėkatet-gabimet, kurse “El Xhidalu” ėshtė kur dikush grindet dhe polemizon me shokun e vet.”

- Transmetojnė Tirmidhiu dhe Ibn Hibbani nga Ibn Mes’udi qė nė lidhje me ajetin 238 tė kaptinės El-Bekare:

“Vazhdoni (tė falni) rregullisht namazet, e edhe atė namazin e mesėm, dhe ndaj All-llahut tė jeni respektues (nė namaze).”

tė ketė thėnė: ka thėnė Resulullahu s.a.v.s. ”Salatul vusta”- ėshtė namazi i ikindisė.”

- Nė lidhje me tė njėjtin transmetim, por nga rrugė tė tjera tė isnadeve, transmetojnė edhe Ahmedi e Tirmidhiu nga Semurete, pastaj Ibn Xheriri nga Ebu Hurejre dhe Ebi Malik El-Esh’ariu etj.

(Ali Imran)

- Transmeton Hakimi nga Enesi r.a. tė ketė thėnė: Ėshtė pyetur i Dėrguari a.s. pėr ajetin 97 tė kaptinės Ali Imran:

“Pėr hir tė All-llahut, vizita e shtėpisė (Qabesė) ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi tek ajo…”

se ē’ėshtė “Sebil”, e ai tha: “Sebil” - ėshtė mundėsia materiale (ushqimi i mjaftueshėm qė merr me vete dhe ai qė i lė familjes derisa tė kthehet nga Haxhi, - (sqarim yni) dhe mjeti i udhėtimit.

(El-En’am)

- Transmetojnė Ahmedi, Buhariu, Muslimi dhe tė tjerėt nga Ibn Mes’udi, tė ketė thėnė: Kur zbriti ajeti:

“Ata qė besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatėrruan me besim tė kotė, atyre u takon tė jenė tė sigurt dhe ata janė nė rrugė tė drejtė.” (El-En’am, 82)

shumė njerėzve u erdhi rėndė, prandaj u brengosėn dhe i thanė Resulullahut s.a.v.s.: O i Dėrguar i Allahut, a thua cili prej nesh nuk i bėn mizori-padrejtėsi vetvetes?

Atėherė Muhammedi a.s. ua ktheu: “Kjo nuk ka tė bėjė me atė qė po mendoni ju, a nuk keni dėgjuar se ē’ka thėnė njeriu i urtė (Llukmani duke e kėshilluar tė birin, fjalėt e tė cilit janė cekur nė Kur’an, - sqarim yni):

“(I kujto popullit tėnd) Kur Llukmani, duke e kėshilluar, birit tė vet i tha: “O djali im, mos i bėj Allahut shok, sepse idhujtaria ėshtė padrejtėsia mė e madhe.” (Llukman, 13),

…pra mizoria (padrejtėsia mė e madhe) ėshtė shirku.”

- Transmetojnė Ahmedi dhe Tirmidhiu nga Ebi Seidi e ky nga Pejgamberi a.s. tė ketė thėnė nė lidhje me ajetin:

“(nė) ditėn kur vijnė disa shenja tė Zotit tėnd, asnjė njeriu nuk i vlen besimi i Tij nėse nuk ka besuar mė parė” (El-En’am, 158),

“Kjo ditė ėshtė kur dielli lind nga Perėndimi.”

Ky hadith ka edhe shumė rrugė tė tjera tė sakta tė transmetimit, tė cekura edhe nė Sahihun e Buhariut edhe nė atė tė Muslimit nga Ebu Hurejra e tė tjerėt.

- Transmeton Taberaniu dhe tė tjerėt, me sened tė mirė, nga Omer ibn Hattabi tė ketė thėnė: I Dėrguari i Allahut nė lidhje me ajetin:

“Vėrtet ndaj atyre qė e pėrēanė fenė e tyre dhe u ndanė nė grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurrfarė pėrgjegjėsie. Ēėshtja e tyre ėshtė vetėm te Allahu, Ai do t'i njohė me atė qė punuan.” (El-En’am, 159)

i ka thėnė Aishes: “Kėta janė ata qė sjellin risi dhe pasojnė epshin-egon”.

- Nė lidhje me kėtė ajet, Taberaniu me isnad tė saktė e tė shėndoshė, transmeton edhe nga Ebu Hurejra tė ketė thėnė: “Ka thėnė i Dėrguari i Allahut: “Kėta janė ata qė sjellin risi (tė dėmshme), dhe janė pasuesit e epsheve e tė mendimeve tė kota, nga ky Ymet.”

_________________
O Zot, mė jep aq mend tė kuptoj sa i pa mend qė jam, mė jep aq dije tė kuptoj sa i padijshėm qe jam, mė jep aq foce te kuptoj sa i pa fuqishem qė jam ....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.grupi-rinor.n-stars.org
 
Komentimi i Kur'an-it nga Muhamedi a.s
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Feja Islame :: Kur'ani-
Kėrce tek: