ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pėr ē’arsye Muhammedi a.s.nuk e komentoi...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Magic Gun
Administrator
Administrator
avatar

Male Numri i postimeve : 439
Age : 23
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

MesazhTitulli: Pėr ē’arsye Muhammedi a.s.nuk e komentoi...   11/10/2008, 10:31 am

Pėr ē’arsye Muhammedi a.s.nuk e komentoi Kur’anin nė tėrėsi ?

Po tė donte Allahu xh.sh. qė kėtė Kur’an ta komentonte dikush prej njerėzve, me njė komentim pėrfundimtar, pas tė cilit tė mos kishte nevojė pėr ndonjė komentim shtesė, sigurisht qė kjo meritė dhe ky nder do t’i takonte tė Dėrguarit tė fundit tė Allahut, Muhammedit a.s.. Kjo megjithatė nuk ndodhi, sepse i Dėrguari i Allahut, ashabėve u komentoi, sipas nevojės, vetėm disa pjesė kuranore. Nė kėto komentime-sqarime tė Pejgamberit a.s. bėjnė pjesė ajetet dispozita, me tė cilat obligoheshin besimtarėt, dhe disa nga ajetet qė kishin tė bėnin me urdhėresat dhe ndalesat hyjnore etj. Mund tė shtrohet pyetja: Pėr ē’arsye i Dėrguari i Allahut nuk e ka sqaruar-komentuar tėrė Kur’anin nė tė gjallė tė tij?

Nė lidhje me kėtė ēėshtje, dijetarėt kanė dhėnė mendime tė ndryshme. Dijetari mė i njohur bashkėkohor, Muhammed Mutevel-li Sha’ravi, jep kėtė pėrgjigje: “Aftėsitė mendore-logjike tė njerėzve nė kohėn e zbritjes sė Shpalljes nuk ishin nė gjendje tė absorbonin kuptimet e tė gjitha mistereve qė pėrmbajnė fjalėt e Allahut, dhe pėr kėtė arsye ai nuk i rėndoi ashabėt me gjėra qė nuk pėrputheshin me realitetin e kohės dhe me aftėsinė e tyre mendore. Ishte kjo njė prej urtėsive mė tė mėdha hyjnore, sepse Allahu i Madhėrishėm deshi qė ēdo gjeneratė tė shuajė etjen nė detin e pafund tė ėmbėlsisė kuranore.”[18]

Pra, Allahu xh.sh. deshi qė nė fjalėn e Tij tė fundit tė zbritur pėr mbarė njerėzimin – nė Kur’an, tė pėrfshinte njė thesar tė tėrė urtėsish e sekretesh tė Universit, tė cilat do tė mund t’i kuptonin e deshifronin vetėm gjeneratat e mėvonshme, tė cilave do t’ua mundėsojė kėtė nėpėrmjet zbulimeve tė mirėfillta shkencore, nė mėnyrė qė tė gjithė tė binden se ky Kur’an vėrtet ėshtė fjalė e Allahut dhe mrekulli deri nė ditėn kur do tė dalim para Madhėrisė sė Tij. Ja se ē’thotė Allahu xh.sh.:

“Ne do t'u bėjmė atyre tė mundshme qė tė shohin argumentet Tona nė horizonte dhe nė veten e tyre deri sa t'u bėhet e qartė se ai (Kur'ani) ėshtė i vėrtetė. A nuk mjafton qė Zoti yt ėshtė dėshmitar pėr ēdo gjė” (Fussilet, 53)

Nė Kur’an ka shumė ajete qė flasin pėr disa mrekulli shkencore qė janė zbuluar vetėm nė kėta dy shekujt e fundit. Natyrisht qė gjeneratat e mėhershme nuk kanė qenė nė gjendje t’i deshifronin kėto ajete, por me kalimin e kohės ato u bėnė realitet i dukshėm. Sa pėr ilustrim, po cekim vetėm shkurtimisht se nė Kur’an flitet pėr formėn eliptike tė Tokės (shih ajetet: El-Hixhr, 19, dhe En-Naziat, 30); pėr lėvizjen e Tokės rreth boshtit tė vet dhe rreth Diellit (shih ajetin En-Neml, 88); pėr lėvizjet e planeteve rreth orbitave tė pėrcaktuara (shih: Jasin, 38-40); pastaj flitet rreth gravitacionit tė planetėve (shih: Er-Rr’ad, 2). Nė anėn tjetėr Kur’ani flet edhe rreth etapave zhvillimore nėpėr tė cilat kalon embrioni nė barkun e nėnės (shih ajetet: El-Mu’minun, 12-14) dhe nė shumė ajete tė tjera bėhet fjalė pėr gjėra tė tilla, para tė cilave shkenca dhe njerėzimi mbeten tė mahnitur.

Nga gjithė kjo qė u tha rreth kėtyre ajeteve, mund tė pėrfundohet se i Dėrguari a.s. nuk ua ka shpjeguar ashabėve tė tij tė gjitha kuptimet e ajeteve kuranore. Atyre u mjaftonte sqarimi i dispozitave qė kishin tė bėnin me besimin, legjislacionin dhe normat morale. Nga kjo shihet se Allahu xh.sh. i kurseu mendjet e tyre nga stėrngarkesa, sepse kjo ishte njė prej urtėsive tė Tij, qė ēdo brez a gjeneratė tė pėrfitojė nga Kur’ani famėlartė dhe nga tė vėrtetat e pakontestueshme tė tij.

Mirėpo, shtrohet pyetja: A thua ē’do tė ndodhte sikur i Dėrguari i Allahut ta kishte komentuar tėrė Kur’anin dhe prej tij tė kishte zbuluar e nxjerrė tė gjitha urtėsitė dhe tė kishte shkoqitur detajet!

Pėrgjigjja ėshtė se, sikur i Dėrguari i Allahut tė bėnte njė gjė tė tillė, atėherė sigurisht qė do tė ndodhte njė prej kėtyre dy gjėrave:

- Ose kjo botė do tė ndalej nga ripėrtėritja (pėrparimi) nė formėn qė ka dėshiruar Allahu;

- Ose kuptimet e Kur’anit fisnik do tė ngurtėsoheshin e mė nuk do tė ishin joshėse e as tėrheqėse pėr dikė, meqenėse askush mė nuk do tė kishte tė drejtė tė shtonte ndonjė koment tjetėr mbi komentin e tė Dėrguarit tė Allahu.

Pėr fat tė mirė, nga mėshira e Allahut pėr robėrit e Tij, asnjėra prej kėtyre nuk ndodhi, sepse i Lartmadhėrishmi i dha rast mendjes njerėzore qė tė thellohet nė dije e nė njohuri, qė nga ky Kur’an, qė ėshtė mrekulli e pėrjetshme, tė nxjerrė thesarin e ēmueshėm tė dijes e tė njohurive.[19]

Nė anėn tjetėr, dijetari tjetėr bashkėkohor, dr. Muhamed Sejid Xhibril, nė fjalėn e tij tė fundit gjatė shtjellimit tė ēėshtjes nėse Kur’ani ėshtė komentuar nė tėrėsi nga Pejgamberi a.s. apo jo, thotė: “Disa kuptime tė Kur’anit nė tė kuptuarit dhe nė tė komentuarit e tyre janė lėnė tė tilla, nė mėnyrė qė dijetarėt nėpėr kohė, nė bazė tė ixhtihadit tė tyre pas hulumtimeve dhe studimeve tė mirėfillta, tė nxjerrin kuptimet e dėshiruara dhe tė synuara, nė mėnyrė qė shkencat islame tė mbeten gjithmonė tė gjalla e tė ripėrtėrihen…”[20]

Dhe, vėrtet, nėse bota vazhdon me kėtė trend tė zhvillimit teknologjik, sigurisht se do tė bėhen edhe shumė zbulime kolosale, por me siguri, ēdo zbulim i mirėfilltė shkencor, patjetėr qė do tė ketė mbėshtetje tė fortė edhe nė ndonjė prej ajeteve kuranore, sepse, meqė Kur’ani ėshtė fjalė e Allahut, atij nuk mund t’i mvishet e pavėrteta as nė tė kaluarėn dhe as nė tė ardhmen:

“Atij (Kur’anit) nuk mund t’i mvishet e pavėrteta nga asnjė anė; ėshtė i zbritur prej tė Urtit, tė Lavdishmit“ (Fussilet, 42).

_________________
O Zot, mė jep aq mend tė kuptoj sa i pa mend qė jam, mė jep aq dije tė kuptoj sa i padijshėm qe jam, mė jep aq foce te kuptoj sa i pa fuqishem qė jam ....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.grupi-rinor.n-stars.org
 
Pėr ē’arsye Muhammedi a.s.nuk e komentoi...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Feja Islame :: Kur'ani-
Kėrce tek: