ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tefsire ne kohen e Muhamed s.a.w.s

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Magic Gun
Administrator
Administrator


Male Numri i postimeve : 439
Age : 22
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

MesazhTitulli: Tefsire ne kohen e Muhamed s.a.w.s   11/10/2008, 10:28 am

TEFSIRI I KUR’ANIT NĖ KOHĖN E RESULULLAHUT S.A.V.S.

Allahu xh.sh. i zbriti Muhammedit a.s. Librin e shenjtė-Kur’anin, si mrekulli tė patejkalueshme deri nė momentet e fundit tė jetės mbi kėtė tokė, sepse ky ėshtė libėr qė thėrret pėr besimin e vėrtetė, duke u bazuar nė studime, analiza dhe hulumtime nė proceset natyrore tė kėsaj ekzistence. Pa dyshim, ishte kjo dhurata mė e madhe hyjnore pėr mbarė njerėzimin.

Kur’ani ėshtė vula e tėrė revelatave hyjnore, tė cilin i Dėrguari i Allahut u urdhėrua t’ia proklamonte njerėzimit. Ky mision i shenjtė nuk nėnkuptonte vetėm pėrcjelljen e tij tek njerėzit, por edhe sqarimin e tij ashtu siē na bėn me dije ajeti kuranor:

“…Ty ta zbritėm kėtė Kur’an, t’ua shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre, me shpresė se do ta studiojnė” (En-Nahl, 44).

Ky mision i shenjtė i Muhammedit a.s. zgjati rreth 23 vjet, deri nė plotėsimin e tė gjitha dispozitave tė Sheriatit, me zbritjen e ajetit tė fundit kuranor, disa ditė para vdekjes sė tij. I Dėrguari a.s. e kreu me nder dhe pėrgjegjėsi tė plotė kėtė detyrė dhe barrė kaq tė rėndė, me tė cilėn ishte ngarkuar. Ai nė asnjė moment nuk u tėrhoq e as u zbraps nga pėrgjegjėsia qė kishte marrė mbi supe, sepse qysh nė fillim tė Shpalljes ishte betuar: “Pasha Allahun, edhe po tė ma sillni Diellin nė anėn time tė djathtė e Hėnėn nė tė majtėn, nuk do ta lė kėtė mision derisa Allahu ta bėjė ngadhėnjimtare (kėtė fe) ose unė tė flijohem pėr tė”

Por qė ky mision tė kishte suksesin e dėshiruar, ishte e nevojshme njė parapėrgatitje shpirtėrore nga ana e Allahut xh.sh. pėr tė Dėrguarin e Tij, nė mėnyrė qė ai gjatė komunikimit tė kėsaj shpalljeje tė mos haste nė ndonjė vėshtirėsi a paqartėsi rreth asaj qė i zbriste. Nga dėshira e flaktė qė menjėherė tė zinte pėrmendsh atė qė i shpallej, Muhammedi a.s. ngutej duke pėrsėritur fjalėt pas Xhibrilit…, siē na dėshmojnė kėto ajete kuranore:

“Ti (Muhammed) mos e shqipto atė (Kur'anin) me gjuhėn tėnde pėr ta nxėnė atė me tė shpejtė! Sepse Ne e kemi pėr detyrė tubimin dhe leximin e tij! E kur tė ta lexojnė atė ty, pėrcille (me tė dėgjuar) leximin e tij. Dhe pastaj ėshtė obligim yni qė ta shkoqisim atė.” (El-Kijame, 16-19)

Gjatė komentimit tė kėtyre ajeteve, Fahru Rraziu thotė: “Ajetet nė fjalė argumentojnė se i Dėrguari i Allahut e pėrsėriste me tė shpejtė atė qė ia lexonte Xhibrili a.s. dhe gjatė diktimit tė Xhibrilit e pyeste atė pėr disa paqartėsi dhe kuptime, nė mėnyrė qė tė mos i ikte ndonjė gjė, qė pastaj ato t’ua pėrcillte ashabėve. Por i Gjithėfuqishmi ia tėrhoqi vėrejtjen duke e qetėsuar atė tė mos ngutej tė lexonte e tė pėrsėriste pas Xhibrilit, kur i tha: “Ti (Muhammed) mos e shqipto atė (Kur'anin) me gjuhėn tėnde pėr ta nxėnė atė me tė shpejtė! Sepse Ne e kemi pėr detyrė tubimin dhe leximin e tij!”, kurse pėr pyetjet qė ai i bėnte Xhibrilit, Allahu i tha: “Dhe pastaj ėshtė obligim Yni qė ta shkoqisim atė.”, do tė thotė Ne e kemi obligim tė t’i sqarojmė ty detajet dhe kuptimet”[1]

Me kėtė mendim pajtohet edhe Zimahsheriu, i cili gjatė komentimit tė kėtyre ajeteve, thotė: “Siē duket, i Dėrguari a.s. ngutej tė pėrsėriste atė qė i shpallej, por Allahu xh.sh. e qetėsoi zemrėn e tij duke i thėnė se nuk kishte nevojė tė ngutej, sepse “Ne tė garantojmė nxėnien pėrmendsh tė tij (Kur’anit)” dhe pastaj sqarimin e asaj qė kishte nevojė pėr sqarim mė detal, pėr se flet edhe ajeti tjetėr kuranor:

“Ti mos nxito me Kur'anin para se tė pėrfundojė shpallja e tij tek ti, dhe thuaj: “Zoti im, mė shto dituri!” (Ta-Ha, 114)[2]

Ebu Suudi, nė lidhje me ajetin: “Dhe pastaj ėshtė obligim Yni qė ta shkoqisim atė.”, thotė: “Kėtu bėhet fjalė pėr sqarimin e ajeteve nė tė cilat kishte kuptime alegorike dhe dispozita”[3]

Tė njėjtin mendim me Ebu Suudin e mbėshtet edhe Alusiu[4], kurse Shevkaniu, nė lidhje me kėtė ajet, thotė: “Me kėtė ajet synohet sqarimi apo komentimi i hallallit e haramit, dhe i ajeteve qė kishin nevojė pėr sqarime mė tė thukėta.”[5]

Allahu Fuqiplotė deshi qė ky mision i fundit dhe kjo shpallje hyjnore, tė pėrmbyllte tė gjitha shpalljet e mėparshme. Dhe vėrtet Kur’ani, si libri i fundit hyjnor ishte mrekullia me tė cilėn Allahu forcoi zemrėn dhe misionin e tė dėrguarit tė Tij, duke sfiduar mendjet njerėzore nė ēdo kohė. Ishte urtėsia hyjnore qė ky Kur’an tė mbetet mrekulli deri nė Ditėn e Gjykimit, dhe nga ajetet e tij, ēdo brez njerėzor tė nxjerrė thesaret e urtisė, tė cilat do tė jenė argumente tė pakontestueshme se Kur’ani ėshtė fjalė e Allahut, dhe si tė tillė i Dėrguari a.s. ua pėrcolli ashabėve tė tij, tė cilėt do tė ishin bartės tė kėtij amaneti dhe pėrcjellės besnikė tė tij tek gjeneratat e ardhshme.

A e komentoi Muhammedi a.s. krejt Kur’anin Pas Kur’anit si burim i parė dhe i pakontestueshėm, i cili nė vetė esencėn e tij pėrmban shumė ajete, qė sqarojnė njėri-tjetrin, vjen Syneti (Hadithi) i tė Dėrguarit tė Allahut, si burim i dytė i. Pra, ēdo gjė qė vjen nga i Dėrguari i Allahut, nėse ėshtė transmetuar paraprakisht me sened (varg transmetuesish) tė saktė e tė besueshėm, pranohet pa kurrfarė hezitimi, sepse i Dėrguari i Allahut nuk ka folur nė ēėshtje tė fesė dhe tė Kur’anit, pa qenė i frymėzuar nga ana e Allahut xh.sh., pėr se dėshmon edhe ajeti kuranor:

“Dhe ai nuk flet nga dėshira (hamendja) e tij. Ai (Kur'ani) nuk ėshtė tjetėr pos shpallje qė i shpallet.” (En-Nexhm, 3-4)

Ndėrsa nė lidhje me Synetin (Hadithin) Resulullahu s.a.v.s. thotė: “Mua mė ėshtė dhėnė Libri, e me tė edhe po aq sa ai (Syneti)…”[6]

Mirėpo se a e komentoi Muhammedi a.s. tėrė Kur’anin apo pjesėrisht, tek dijetarėt ekzistojnė dallime. Disa dijetarė, me Ibn Tejmijen nė krye, janė tė mendimit se Pejgamberi a.s. ashabėve tė tij ua sqaroi tėrė kuptimet e Kur’anit.[7] Por, megjithatė shumica e dijetarėve islamė janė tė mendimit se i Dėrguari i Allahut nuk e ka komentuar Kur’anin nė tėrėsi, por vetėm disa ajete qė kishin tė bėnin me dispozita tė caktuara, dhe disa ajete tė tjera pėr tė cilat e pyetnin ashabėt e tij kohė pas kohe. Kėto ajete kryesisht ishin tė natyrės sė gajbijateve (gjėrave tė fshehta), ose ajete qė nė shikim tė parė ishin paksa tė komplikuara dhe kėrkonin sqarime mė tė hollėsishme. Tė kėtij mendimi janė El-Huvejbi dhe Es-Sujutiu.[8] Kėtė mendim tė tyre nė njė mėnyrė e pėrkrahin edhe shumė prej dijetarėve bashkėkohorė, tė cilėt megjithatė mendojnė se ajetet e komentuara nga Muhammedi a.s. nuk ishin aq pak, siē pretendon Sujutiu, por ishin me njė numėr mė tė madh dhe u mjaftonin ashabėve qė tė kuptonin se pėr se obligoheshin.[9]

Argumentet e grupit tė parė qė thonė se i Dėrguari i Allahut ua sqaroi ashabėve tė gjitha kuptimet e Kur’anit

- Argumenti i parė i Ibn Tejmijes nė lidhje me kėtė, ėshtė fjala e tij: “Duhet tė dimė se i Dėrguari i Allahut ua sqaroi ashabėve kuptimet e Kur’anit ashtu siē ua sqaroi edhe shprehjet (fjalėt) e tij, sepse ajeti kuranor:

“…Ty ta zbritėm kėtė Kur’an, t’ua shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre, me shpresė se do ta studiojnė”. (En-Nahl, 44), pėrfshin kėto dy nocione.

- Argumenti i dytė, sipas tij, janė edhe fjalėt e disa ashabėve tė mėdhenj, si tė Othmanit r.a., tė Abdullah ibn Mes’udit e tė tjerė, tė cilat i transmeton tabiiu i njohur Ebi Abdurrahman Es-Selemi, se ashabėt e Muhamedit a.s., kur i mėsonin dhjetė ajete tė Kur’anit, nuk fillonin mėsimin e tė tjerave pa i studiuar mirė e hollėsisht dispozitat e ajeteve tė mėparshme. Madje ėshtė e njohur thėnia e tyre: “E mėsonim Kur’anin e sė bashku me tė mėsonim edhe dijen edhe mėnyrėn e tė vepruarit me ato ajete.” Ndodhte qė shumė ashabė tė ndaleshin nė nxėnien pėrmendsh tė njė sureje pėr njė kohė tė gjatė, siē ishte rasti i Ibn Omerit, tė cilit iu deshėn disa vjet pėr ta mėsuar e studiuar nė tėrėsi kaptinėn “El-Bekare”. Andaj disa prej tyre jo vetėm qė e mėsonin pėrmendsh (Kur’anin), por ndaleshin dhe e studionin nė hollėsi ēdo ajet.

Sipas Ibn Tejmijes, ajeti kuranor:

“Ne e zbritėm atė Kur'an arabisht, ashtu qė ta kuptoni.” (Jusuf , 2), dėshmon qartė se ky Kur’an ėshtė shpallur nė gjuhėn arabe qė njerėzit ta kuptojnė. “Logjika e shėndoshė nuk e pranon faktin qė f.v. njė popull ta lexojė njė libėr nė ndonjė prej disiplinave shkencore, si p.sh. nė mjekėsi, matematikė, e tė mos e shtjellojnė (komentojnė) detajisht, e po atėherė ē’mund tė thuhet pėr Kur’anin si fjalė e Allahut, qė ėshtė udhėrrėfyes, shpėtim dhe lumturi e tyre, nėpėrmjet tė cilit ngrenė fenė dhe jetėn e tyre.”, - thotė nė fund Ibn Tejmije[10]

- Argumenti i tretė, sipas tij, ėshtė ajo qė e transmetojnė Imam Ahmedi dhe Ibn Maxhe nga Omeri r.a., i cili ka thėnė: “Ajeti i kamatės ėshtė ndėr tė fundit qė ka zbritur nga Kur’ani, por i Dėrguari a.s. vdiq pa e komentuar atė.”

_________________
O Zot, mė jep aq mend tė kuptoj sa i pa mend qė jam, mė jep aq dije tė kuptoj sa i padijshėm qe jam, mė jep aq foce te kuptoj sa i pa fuqishem qė jam ....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.grupi-rinor.n-stars.org
 
Tefsire ne kohen e Muhamed s.a.w.s
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Feja Islame :: Tefsirė-
Kėrce tek: