ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gladiatort Zbulohen skulpturat gjigande tė Janaqit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Magic Gun
Administrator
Administrator
avatar

Male Numri i postimeve : 439
Age : 23
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

MesazhTitulli: Gladiatort Zbulohen skulpturat gjigande tė Janaqit   11/10/2008, 10:22 am

Gladiatort Zbulohen skulpturat gjigande tė Janaq Paēos
E diel, 20-01-2008, 01:32pm (GMT+1)


Nga Admirina Peēi

Kėta dy burra me vėshtrim tė pėrjetshėm, kėrcėnues, sy mė sy, kanė qenė nė njė skutė tė harresės prej dhjetėra vitesh. Janė tė lartė 3.5 metra. Skulptori i mirėnjohur, Janaq Paēo derdhi mbi ta frymėzimin e tij. Ishte ende koha e kufizimeve, koha e pėrndjekjeve, e kufijve tė ēdo lloji, kufijve fizikė, kufijve psikologjikė e shpirtėrorė. I mbyllur nė studion e tij nė Rrugėn e Elbasanit, nė kėndin e tij mė intim, aty ku pėrmes njė perdeje tė trashė kishte ndarė njė hapėsirė tė vogėl larg syve kureshtarė, larg njerėzve qė nuk mund t’ju besonte. Nė atė hapėsirė ruante 9 nudo tė mrekullueshme. Ishin kaq tė rrallė miqtė e tij tė cilėt i kishte pranuar nė atė kėnd pėr tė shijuar frymėzimet e tij artistike, sa mund tė numėrohen me gishtat e njėrės dorė. Bashkė me ato nudo nė kėndin pėrtej perdes sė trashė ruante dhe punonte edhe “Gladiatorėt”, kėta dy burra gjigandė qė sjellin mesazhe nga lashtėsia. Historia e tyre ėshtė e pazakontė. Ajo lidhet ngushtėsisht me momentin kritik, me atė periudhė kur frymėzimet e mjeshtrit Paēo u ndeshėn me normat e kohės. Arti i tij, tė paktėn ato vepra qė ruheshin me fanatizėm nė kėndin pėrtej perdes, ishin art i ndaluar. E megjithėse atje nė fshehtėsi, sėrish dikush mori vesh pėr to dhe njė ditė, Janaq Paēo shkoi nė studio dhe i detyruar, i theu tė nėntė nudot. Prej tyre mbetėn vetėm copėza statujash dhe kokat tė pacenuara, tė cilat ruhen ende nė familjen Paēo. Por edhe monumenti i dyfishtė “Gladiatorėt”, nuk mund t’i shpėtonte syve kritikė. Skulptori i sharroi me kujdes tė dyja statujat gjigande, nė disa pjesė dhe i mbėshtolli e i shpėrndau nė vende tė ndryshme. Tė atillė, tė copėtuar, nuk mund tė hetoheshin se ē’ishin. I ruajti me fanatizėm pėr vite me radhė, bashkė me pengun qė nuk arriti tė ēonte nė fund projektin e tij. Sepse mjeshtri Janaq Paēo kishte pasur njė projekt tė madh qė nga koha kur sapo kishte nisur ta skiconte nė mendje imazhet e tyre. Dhe nė momentet e fundit, kur dergjej nė shtrat, njė prej ditėve tė korrikut 1991, Janaq Paēo la njė amanet. Tė ngjiteshin copat e sharruara prej tij me kujdes, tė ndėrtohen statujat e plota si nė kohėn kur u gdhendėn, tė restaurohen e mė pas tė derdhen nė bronz e tė dėrgohen nė Durrės, nė hyrje tė amfiteatrit, atje ku imazhi i tyre lidhej me historinė. Tani, pas thuajse 30 vitesh, ato copėza statuje dolėn nė dritė. Statujat janė ngritur nė kėmbė dhe ruhen nė njė studio nė pritje pėr t’u ēuar nė fund amaneti i Paēos.
Nipi i skulptorit, Nikolin Kurti, tregon se prej vitesh familja dhe tė afėrmit e skulptorit kanė menduar t’i restaurojnė e derdhin nė bronz kėto dy statuja. Ai sjell ndėrmend shumė kujtime e biseda rreth kėtyre veprave, qė nga koha kur ai vizitonte studion e dajės sė tij dhe momentet kur ai la amanetin lidhur me to.

Cilat janė kujtimet qė ju lidhin me kohėn kur daja juaj, skulptori Janaq Paēo gdhendte kėto dy statuja?

Atė kohė, ndodhte qė unė shkoja nė studion e tij, e cila ndodhej nė Rrugėn e Elbasanit, pėrballė bustit tė Qemal Stafės. Ajo ishte pronė e Toptanasve dhe pas viteve ’90, ju kthye pronarėve.
Atje Janaqi shkonte ēdo pasdite, pas orės 16:00, sepse paradite jepte mėsim nė Liceun Artistik. Nuk pranonte ēdokėnd nė studion e tij. Por kishte njė rreth miqsh tė cilėt e vizitonin atje dhe shihnin punėt e tij. Studion e kishte ndarė mė dysh. Pjesėn e pėrparme ekspozonte punėt e tij tė pėrfunduara apo gjysmė tė pėrfunduara. Ndėrsa nė pjesėn e dytė tė studios, tė cilėn e kishte ndarė me njė perde tė trashė, kishte vendosur njė krevat ku edhe flinte dhe ruante pjesėt mė private tė tij. Ishte si njė lloj kufiri ku s’kaloje dot. Kishte njė numėr shumė tė limituar shokėsh dhe miqsh me tė cilėt fliste nėn zė dhe bisedonte. Pėr shembull, aty lejonte Naxhi Bakallin qė e kishte mik prej zemre. Por edhe ndonjė tjetėr. Edhe mua mė lejonte qė tė hyja ndonjėherė.

Ēfarė mbante aty?

Mbante nudot, bocete me imazhe femėrore, gjėra tė njė stili jashtė kornizės sė realizmit socialist. Aty ishte pjesa e tij.
Ishin frymėzime te vėrteta tė tij. Nė atė kohė duhet t’i ketė punuar edhe “Gladiatorėt”.

Flasim pak pėr “Gladiatorėt”. Si e nisi kėtė punė?

Se si ėshtė nisur kjo punė, e kam marrė vesh shumė vonė, pas hyrjes sė demokracisė. Unė kisha parė qė kishte pjesė tė veēanta nėpėr studio. Diku njė pėrkrenare, diku njė kėmbė, diku tjetėr njė muskul apo njė shpatė. Mbaj mend qė kur e pyesja pėr to, mė shmangej. Mė thoshte, “ja po punoj ndonjė gjė…”. Mė vonė kur kam folur pėr kėtė gjė me Dorinėn, vajzėn e Janaqit, tė cilėn ai e mbante shumė afėr, dhe sė cilės i besonte shumė gjėra, mė tha se ai po punonte “Gladiatorėt”. Nė atė kohė nė Durrės ishte drejtor i Muzeut Arkeologjik, arkeologu i njohur Vangjel Toēi, i cili ishte edhe mik i Janaqit. Tė dy kishin menduar tė realizonin njė statujė tė veēantė, njė simbol pėr tė gjithė pjesėn arkeologjike tė Durrėsit. Pasi rrahėn mendimet, vendosėn tė realizonin “Gladiatorėt”, e mė pas ta vendosnin nė hyrje tė Amfiteatrit tė Durrėsit. Kėshtu mendohet se ishte fillimi i kėtij projekti. Pas kėsaj Janaqi nisi punėn me realizimin e dy statujave, ndėrsa Vangjel Toēi duhet ta ketė ndihmuar me konsulta mbi detaje tė kėtyre skulpturave si ndonjė medalion, pėrkrenaret, tipin e shpatės, apo veshjet e tyre. Sidoqoftė, kėtė mister ata e kanė marrė me vete. Kėshtu qė mbeten vetėm supozime.

Pse mendoni se i sharroi tė dy statujat?

Kjo pėrkon me kohėn kur ai i theu me dorėn e tij tė gjithė nudot e mrekullueshme qė mbante atje nė studio, nė pjesėn mė private tė tij. Ato skulptura binin ndesh me propagandėn e kohės. Nė atė kohė, sipas kujtimeve tė miqve tė tij, ai kishte punuar edhe Gladiatorėt, skulptura tė cilat nuk u miratuan dhe ai u detyrua t’i zhdukte. I sharroi nė disa copa, i mbėshtolli si mundi dhe i mbante ashtu tė copėtuara dhe tė shpėrndara nėpėr studio. Nė atė formė nuk mund tė diktoheshin se ē’paraqisnin ato skulptura.

Mė pas, si vijoi fati i kėtyre pjesėve tė statujave?

Janaqi vdiq nė vitin 1991. Familjarėt e tij kėrkuan njė studio, sepse studios ku ai kishte punuar prej vitesh i dolėn pronarėt, Toptanasit, tė cilėt kėrkuan tė largoheshin veprat e artit qė aty. Nė fakt ata toleruan pėr rreth 2 vjet qė familjarėt tė gjenin njė vend pėr tė zhvendosur veprat e artit. Nė tė vėrtetė, njerėzit e familjes sė Janaqit, me gjithė interesimin e tyre nuk arritėn tė gjenin njė studio, dhe u detyruan t’i marrin nga studio e dikurshme. Sot veprat e Paēos janė tė shpėrndara kudo. Njė pjesė i ka marrė e bija nė Amerikė, njė pjesė i mban e shoqja nė shtėpi, dhe njė pjesė e mirė u vendosėn nė magazinėn e njė firme inertesh. Mė vonė, nė kohėn kur Neritan Ceka ishte drejtor i Muzeut Arkeologjik tė Tiranės, pranoi tė vendoseshin nė magazinat e muzeut e gjithė kjo pjesė e veprave. Prej asaj kohe filluan tė ekspozohen e tė dalin nė dritė shumė prej tyre.

Para se tė vdiste ai la njė amanet lidhur “Gladiatorėt”. Cili ishte ky amanet?

Nė vitin 1991 ai u sėmur rėndė nga parkinsoni. Tre muajt e fundit zuri shtratin dhe nuk u ngrit mė, deri kur vdiq nė korrik tė 1991. Duke lėnė amanetin pėr “Gladiatorėt”, ka vdekur. I kishte mbetur peng qė gjithė ajo punė dhe mund nuk arriti tė dilte nė dritė. Kėrkoi qė projekti i tij i dikurshėm pėr t’i ēuar “Gladiatorėt” nė Durrės tė shkonte nė fund. Besojmė se tani do tė mund ta ēojmė nė fund kėtė amanet.

_________________
O Zot, mė jep aq mend tė kuptoj sa i pa mend qė jam, mė jep aq dije tė kuptoj sa i padijshėm qe jam, mė jep aq foce te kuptoj sa i pa fuqishem qė jam ....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.grupi-rinor.n-stars.org
 
Gladiatort Zbulohen skulpturat gjigande tė Janaqit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti :: Skulpturė-
Kėrce tek: