ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Letersia e bejtexhive

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Magic Gun
Administrator
Administrator


Male Numri i postimeve : 439
Age : 22
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

MesazhTitulli: Letersia e bejtexhive   10/10/2008, 9:42 pm

Nga Arjan Kaja



"Shkrimtari mė i vjetėr i kėsaj rryme ėshtė Nezim Frakulla i cili nė historinė e gjuhės tonė duhet tė zėrė njė vend tė rėndėsishėm pasi ka shkruajtur veprėn e parė artistike nė gjuhėn shqipe "Divanin" (pėrmbledhje vjershash), rreth viteve 1731-1735, ndėrsa ne si vepėr tė parė artistike mėsojmė veprėn e Jul Varibobės " Gjella e Shėn Merisė virgjėr " e shkruajtur 50 vjet mė mbrapa se tė shkruhej "Divani", i N.Frakullės.Veprat e P. Budit, P. Bogdanit, F. Bardhit, etj nuk janė artistike".

(Prof. Mamud Hysa)

Nė shekullin e XVIII, Berati ishte njė nga qendrat mė tė mėdha ku u zhvillua kultura shqiptaro-orientale. Nė medresetė e shumta tė Beratit, tė cilat mbaheshin me fondet e vakufuara, nxėnėsit mėsonin turqishten, arabishten e persishten dhe ishin nė gjėndje tė lexonin e tė kuptonin librat fetare, edhe njėkohėsisht veprat e letėrsisė artistike tė kėtyre vendeve. Mjaft nga nxėnėsit i vazhdonin pastaj studimet nė medresetė e larta tė Stambollit, Bagdadit dhe Aleksandrisė. Qysh nė fillimet e shek.XVIII nė Berat u formua njė elitė intelektuale dhe njė rreth vjershėtarėsh, tė cilėt nė poezitė e tyre turqisht e arabisht imitonin poetėt e letėrsisė arabe e persiane. Ata i kėndonin bukurisė, dashurisė, gėzimit tė jetės, pa hequr dorė nga kėngėt me pėrmbajtje fetare. Nė rivalitet me njeri-tjetrin, ata polemizonin midis tyre me anė vargjesh, tė cilat i recitonin nė mbledhje tė ndryshme. Por gjuhėt orientale ishin gjithnjė tė panjohura pėr masat popullore. Kjo solli nevojėn e shprehjes sė ndjenjave dhe pikėpamjeve tė tyre nė gjuhėn shqipe. Lindi kėshtu njė letėrsi shqipe e shkruar nė alfabetin turko-arab. Me krijimet letrare tė bejtexhinjve beratas, letėrsia shqipe bėri njė hap tė madh pėrpara. Ajo kaloi nė letėrsinė laike, me tematikė shoqėrore dhe me njė notė realiste. Ndonėse letėrsia e bejtexhinjve nuk mundi tė ngrihet nė nivelet e letėrsisė kombėtare, bejtexhinjtė me krijimet e tyre dhanė njė ndihmesė tė ēmuar nė letėrsinė e kohės. Ata shkruan shqip nė njė kohė kur shqipen e kėrcėnonte rreziku nga pėrhapja e gjuhės sė pushtuesit dhe pėrhapja e gjuhėve tė tjera. Bejtexhinjtė krahas temės fetare, ishin tė parėt qė trajtuan gjerėsisht edhe temėn laike. Gjithashtu disa prej tyre duke qenė mė afėr jetės sė popullit, futėn nė poezi elementė tė jetės tė asaj kohe. Ata trajtuan tematikėn shoqėrore me nota realiste dhe me njė sens kritik tė fortė. Me krijimet e bejtexhinjve poezia shqiptare bėnte njė hap pėrpara nė drejtim tė letėrsisė artistike. Nė to shpesh gjejmė mjete shprehėse e figurative shumė tė goditura dhe vlera tė vėrteta artistike. Autorėt e kėsaj letėrsie qenė vjershėtorė tė tipit tė bejtexhijve orientalė. Dy nga kėta bejdexhinj, madje tė famshėm qenė edhe beratasit Nezim Frakulla (Berati), dhe Sulejman Naibi.



Nezim Beratit (Frakulla), vjershėtori qė shkruajti nė shqip

Poeti i parė kryesor ndėrmjet Bejtexhijve ishte Nezim Frakulla (1680 - 1760), qė njihet ndryshe si Nezim Berati apo Ibrahim Nezimi. Ai lindi nė fshatin Frakull tė Fierit dhe e kaloi pjesen mė tė madhe tė jetės sė tij nė Berat, qytet i cili ishte njė qendėr e rėndėsishme pėr kulturen e kohės.Nezim Frakulla ėshtė i pari vjershėtor i hapėsirės shqiptare qė krijimtarin e tij letraro-artistike e solli nė shqip.

Prof. Mamud Hysa, Petagog nė Universitetin e Prishtinės studjues dhe njohės i letėrsisė sė bejtexhinjve shkruan: "Shkrimtari mė i vjetėr i kėsaj rryme ėshtė Nezim Frakulla i cili nė historinė e gjuhės tonė duhet tė zėrė njė vend tė rėndėsishėm pasi ka shkruajtur veprėn e parė artistike nė gjuhen shqipe "Divanin" (pėrmbledhje vjershash), rreth viteve 1731-1735, ndėrsa ne si vepėr tė parė artistike mėsojmė veprėn e Jul Varibobės " Gjella e Shėn Merisė virgjėr " e shkruajtur 50 vjet mė mbrapa se tė shkruhej "Divani", i N.Frakullės. Veprat e P. Budit, P. Bogdanit, F. Bardhit etj. nuk janė artistike".

Divani i Nezimit duhet tė ketė pasur rreth 110 vjersha. Tematika ėshtė disi e gjerė. Nė krahasim me poezinė e atėhershme dhe me modelet orientale, autori solli elemete tė reja, qė pasqyrojnė anė tė jetės nė Shqipėri. Nė vjershat e Nezimit pasqyrohet botėkuptimi oriental, por hasen edhe ide pozitive. Me nota kritike goditen vese, sulmohen me pėrbuzje miqtė e rremė, ambiciozėt e smirėzinjtė. Nė kushtet e shthurjes sė sistemit feudal, poeti hutohet dhe mbetet i tronditur midis sė vjetrės qė shembej dhe sė resė qė po lindte. Disa prej krijimeve tė Nezim Frakullės janė aktuale edhe pėr shoqėrinė e sotme shqiptare. Nė vjershėn "Ankimi mbi gjendjen e kohės", Nezimi krijon pėrshtypjen e njė bote tė shqetėsuar, tė njė atmosfere tė pasigurt, ku ėshtė e vėshtirė tė lidhėsh miqėsi, ku bėhet njė ndeshje e egėr pėr tė dalė nė krye e ku njeriu nuk ka vendin qė i takon sipas virtyteve tė zotėsisė. Autori thotė: "? sorra sot gaha bilbil nukė dahetė dot". Edhe sikur kėto motive tė jenė tė marra nga letėrsia orientale, ato, sidoqoftė, s'janė pa lidhje me realitetin e kohės. Nė mjaft vjersha Nezimi i kėndon natyrės, e cila jepet plot jetė e lėvizje. Poeti magjepset nga bukuria e saj. Nė mėnyrė tė veēantė ai i kėndon pranverės, duke na dhėnė skena tė gjalla e plot hijeshi. Dy kėngė pėr "Beharin" janė nga poezitė mė tė bukura tė tij. Krijimtaria e Nezimit e zgjeroi rrethin tematik tė poezisė sė kohės. Edhe pse nuk u shkėput nga modelet orientale e nga motive tė njohura tė tyre, si bilbili, trėndafili etj., nė vjershat e tij ka edhe elemente dhe figura qė burojnė nga realiteti shqiptar. Gjuha e rėnduar nga fjalėt e huaja e dėmton vlerėn e poezisė, edhe kur nė tė ka figura e mjete shprehėse mjaft tė goditura. Nezim Frakulla ishte poet me frymėzim e talent. Vepra e tij la gjurmė tė thella nė krijimtarinė e poetėve tė tjerė qė shkruan me alfabet arab. Kur ishte ende i ri Nezim Frakulla mėsoi nė medresenė e Beratit, pastaj shkoi nė Stamboll, pėr tė studiuar. Aty ai qendroi njė kohė tė gjatė dhe filloi tė krijonte vjersha nė turqisht, persisht dhe arabisht. Bėri shumė udhėtime nė vendet e Lindjes, por duke qėnė nė dhe tė huaj ai asnjėherė nuk ishte i qetė. Nė njė bejte turqisht Nezimi shkruante: "I rashė botės anembanė, por zemra m'u mbush me gjak". Gjithashtu krijimet e tij trajtojnė njė problematikė morale ato flasin pėr miqėsinė, diturinė etj. Nė vjershat e Nezimit pasqyrohet botėkuptimi oriental, por hasen edhe ide pozitive. Me nota kritike goditen vese, goditen me pėrbuzje miqtė e rremė, ambiciozėt e smirėzinjtė. Rreth viteve 1731 ai u kthye nė Berat. Berati nė kėtė kohė ka qėnė njė nga qendrat kulturore mė nė zė tė kohės dhe kishte edhe shumė bejtexhinj tė tjerė tė cilėt garonin me njėri tjetrin.



Rivaliteti i Nezim Frakullės, me mulla Aliun ndan qytetin nė dy pjesė.

Po kėshtu ndėr krijuesit e qytetit qė kishte filluar tė futej nė garė ishte edhe Myftiu i qytetit mulla Aliu. Bejtet e Nezimit tė Frakullės dhe rivaliteti i tij me mulla Aliun bėnė qė qyteti tė ndahej nė dy pjesė dhe tė hynte nė ethet e garės. Nė kėtė periudhė kohe shqetėsimi u pėrcoll deri nė qėndėr tė ish-Perandorisė osmane, prej nga sheu-ul-islami i shkroi administratės kėtė letėr :

"I ndershmi zoti gjykatės i Beligradit shqiptar

Mbas selamit, ju bėjmė tė ditur se myftiu i Beligradit shqipėtar Aliu ėshtė hequr nga detyra e fetvasė, meqėnėse jemi lajmėruar qė me sjelljet e tijė tė kėqia ėshtė pėrzir nė disa ēėshtje, duke shkaktuar anarkinė e qytetit. Duhet ta porositni, nė mėnyrė tė pėrsėritur, qė prej ditės sė sotme tė rrijė nė punė tė vet e tė mos pėrzihet nė ēėshtje tė fetvasė. Vesselam". (Haki Shorafi dhe vepra e tij).



Divani i Frakulles, kryevepra e letėrėsisė sė bejtexhive

Ndėrmjet viteve 1731 dhe 1735 ai kompozoi njė divan (pėrmbledhje vjershash) dhe njė sėrė poezish nė Shqip, sėbashku me njė fjalor Shqip - Turqisht qė kishte formė versesh. Edhe pse nuk disponohet i gjithė divanin origjinal sot janė rreth 110 kopje poemash tė shkruajtura nga bejtexhiu N.Frakulla. Disa nga krijimet e tij u bėnė kėngė dhe mbijetuan nėpėr shekuj duke u pėrcjellė gojė mė gojė. Nezim Frakulla ishte i pari qė kompozoi divan nė Shqip:

Divan kush pat folurė shqip?

(Permbledhje vjershash)

Ajan e bėri Nezimi,

(Ajan - tė njohur)

Bejan kush pat folurė shqip?

(Bejan - oratori)

Insan e bėri Nezimi.

(Insan - i dha vlerė)

Ky lisan qė bėre harab

(Lisan - gjuhė, harab - lėmsh)



Ne gussa me shume hixhab

(gussa - dhimje, hixhab - mbėshtjellė)



Shahid mjaft ėshtė ky kitab

(Shahid - dėshmues)

Handan e bėri Nezimi

(Handan - tė mundur)



Nė kushtet e shthurjes sė sistemit feudal, poeti hutohet dhe mbetet i tronditur midis sė vjetrės qė shembej, dhe sė resė qė po lindte. Nė vjershėn "Ankimi mbi gjendjen e kohės", Nezimi na krijon pėrshtypjen e njė bote tė shqetėsuar, tė njė atmosfere tė pasigurt, ku ėshtė e vėshtirė tė lidhėsh miqėsi, kur bėhet njė ndeshje e egėr pėr tė dalė nė krye e ku njeriu nuk ka vendin qė i takon sipas virtyteve tė zotėsisė. Autori thotė: "? sorra sot gaha bilbil nukė dahetė dot". Edhe sikur keto motive tė jenė tė marra nga letėrsia orientale, ato, sidoqoftė, s'janė pa lidhje me realitetin e kohės. Me interes ėshtė edhe njė vjershė qė Nezimi e shkroi kur po niseshin pėr nė Stamboll disa shokė tė tij. Nė tė gjejmė dashurinė pėr atdheun dhe brengėn e dhembjen e njė mėrgimtari pėr vendin e lindjes:

O shokė, mos na harroni,/se vemi nė dh? tė huaj,/njė selam tė na dėrgoni,/bari nė tre-katėr muaj./Do t'ju jap njė amanet,/kur tė shihni fush`e male,/tė faleni me shėndet/prej meje mė shumė halle.

Nė mjaft vjersha Nezimi i kėndon natyrės, e cila jepet plot jetė e lėvizje. Poeti magjepset nga bukuria e saj. Nė mėnyrė tė veēantė ai i kėndon pranverės, duke na dhėnė skena tė gjalla e plot hijeshi. Dy kėngė pėr "Beharin" janė nga poezitė e tij mė tė bukura tė tij.

A s'e shihni ju nė dynja/Manushaqenė,/nėpėr male, nėpėr sahara (fusha)/ēeli faqenė?

Ose,

Behari u lulėzua/U zbukurua dynjaja./Jeta nė shenllėk(festė) u mbulua,/gėzojnė fukaraja.

Nezimi ka shkruar edhe vjersha mistiko-fetare ose vjersha kushtuar ndonjė fushate ushtarake e ndonjė sundimtari. Pra, jo vetėm tematika e krijimeve tė tij ėshtė e larmishme, por edhe bota e ndjenjave. Nė krijimtarin e N. Frakullės gjejmė nota lirike, por edhe tone zemėrimi e ironie; krahas ndjenjės sė ngazėllimit, gjer edhe ndjenja dėshpėrimi, qė e kanė burimin edhe te realiteti i kohės, por edhe te brengat e shqetėsimet qė e shoqėruan atė nė tėrė jetėn e tij. Krijimtaria e Nezimit e zgjeroi rrethin tematik tė poezisė sė kohės. Edhe pse nuk u shkėput nga modelet orientale e nga motive tė njohura tė tyre, si bilbili, trėndafili etj., nė vjershat e tij ka edhe elemente dhe figura qė burojnė nga realiteti shqiptar. Gjuha e rėnduar nga fjalėt e huaja e dėmton vlerėn e poezisė, edhe kur nė tė ka figura e mjete shprehėse mjaft tė goditura. Nezim Frakulla ishte poet me frymėzim e talent. Vepra e tij la gjurmė tė thella nė krijimtarinė e poetėve tė tjerė qė shkruan me alfabet arab. Sulejman Naibi, njė ndėr shkruesit e parė nė gjuhėn shqipe

Midis poetėve bejtexhinj, qė u shqua nė shekullin XVIII, ėshtė edhe Sulejman Naibi. Ai ishte nga Berati dhe jetoi e vdiq aty duke qenė bashkėkohės me Nezim Frakullėn. Bejtexhiu Naibi ishte njė ndėr prurėsit e parė tė gjuhės shqipe. Naibi ka shkruar njė divan nė shqip por kopja e plotė e tij nuk ėshtė gjetur. Ai ėshtė njė ndėr prurėsit e parė tė gjuhės shqipe. Krijimtarinė e tij e njohim vetėm pėrmes 4-5 vjershave nė dorėshkrim. Megjithatė, ato e paraqesin si njė nga bejtexhinjtė mė tė talentuar, me frymėzim e kulturė poetike. Karakteristikė pėr vjershat e Naibit ėshtė lirizmi i kėndshėm, qė u jep atyre ngrohtėsi.

Ai i kėndon vashės sė bukur, natyrės, dhe ėmbėlsisė sė jetės. Pėrmes njė figuracioni tė pasur e plot ngjyra tė gjalla, Naibi e jep me shumė natyrshmėri bukurinė e femrės, ndjenjėn e dashurisė. Vjershat e tij janė shumė afėr natyrės sė kėngėve popullore edhe ndonjėra prej tyre si: "Mahmudeja e stolisurė", kėndohet edhe sot nė Elbasan dhe nė Berat. Ja disa vargje tė saj:

Kjo sevdaja e insanit/Gjallė njerinė ē'e pėrvėlon,/Mahmudeja e Sulejmanit/Me gazep sokakut shkon./Jelek kadife veshurė/Si mosnjeri nė kėtė dh?,/me buzė duke qeshurė,

ē'tė ka hije moj Mahmude!

Veēanėrisht e bukur dhe e frymėzuar ėshtė vjersha "Si kandil i djegurė'' , me njė figuracion tė pasur e plot ngjyra.

Cullufet e tua-lulet e zymbylit,/je vet'bukuriae kopshtit ku ke hyrė,/Pra, ka hak bilbili tė shikonj' me sy,/ta lėr trėndafilin, tė kėndonj' pėr ty./Tė kėndoj pėr buzėt tė kuqe shafran,

tė kėndonj' pėr ballin, qė nuk zihet kurrė?

Nė krijimet e Naibit gjuha ėshtė mė e pastėr, pa shumė fjalė orientale. Sipas studiuesve ky kujdes i Naibit duhet tė ketė qenė i vetėdijshėm. Nė rrymėn e bejtexhinjve Sulejman Naibi krahasuar me disa poetė tė tjerė qė shkruan me alfabet arab mbetet nė shkallėn e njė liriku me talent tė rrallė.

_________________
O Zot, mė jep aq mend tė kuptoj sa i pa mend qė jam, mė jep aq dije tė kuptoj sa i padijshėm qe jam, mė jep aq foce te kuptoj sa i pa fuqishem qė jam ....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.grupi-rinor.n-stars.org
 
Letersia e bejtexhive
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Letėrsi :: Letėrsi :: Letėrsia e bejtexhijve-
Kėrce tek: