ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 99 Emrat e bukur te All-llahut 41-80

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
FoKkY-F
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 285
Age : 22
Vendi : Therandė
Reputacioni : 0
Registration date : 29/09/2008

MesazhTitulli: 99 Emrat e bukur te All-llahut 41-80   10/10/2008, 7:48 pm

41- الصمد Es-Samed,

Kuptimi i kėtij emri ėshtė:

a- Atij qė i drejtohen krijesat pėr ēdo nevoje, meqenėse ai ėshtė i Fuqishėm ti kryejė.
b- I Pėrkryer. I ka tė gjitha cilėsitė, tė pėrsosura nė shkallėn mė tė lartė. Ai i Cili nuk ka asnjė tė metė.
c- I Pėrhershmi. Ai i Cili ėshtė, i pafillim dhe i pambarim.
d- Ai qė nuk ka nevojė pėr asgjė e tė gjitha krijesat kanė nevojė pėr Tė.
h- Ėshtė Ai, qė nuk ka brendėsi. Shumė Selefė (paraardhės) kanė thėnė: Es-Samed ėshtė Ai i Cili nuk ka brendėsi.
Ikrima ka transmetuar se ibnu Abazi ka thėnė: "Es-Samed ėshtė Ai, tė cilit i drejtohen krijesat pėr nevojat e tyre. Domethėnė pėr zgjidhjen e nevojave tė tyre."
Ka thėnė ibnu Abazi: "Es-Samedu ėshtė: Zotėriu i Cili ėshtė i pėrkryer nė zotėrinė e Tij. Ai ėshtė i Shenjti, i Cili ėshtė i pėrkryer nė shenjtėrinė e Tij. Ėshtė Madhėshtori, i Cili ėshtė i pėrkryer nė madhėshtinė e Tij. Ai ėshtė i Buti, i Cili ėshtė i pėrkryer nė butėsinė e Tij. Ai ėshtė i Urti, i Cili ėshtė i pėrkryer nė urtėsinė e Tij dhe Ai ėshtė i Dituri i Cili ėshtė i pėrkryer nė diturinė e Tij.".



42– الغفار El-Gaf’far – Ėshtė Ai i Cili fal mėkatet e robėrve tė Tij dhe ua mbulon tė metat.


Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Zotit tė qiejve dhe tė tokės dhe i gjithė ēfarė gjendet ndėrmjet tyre. I Gjithėfuqishmi, gjithnjė Falėsi i Madh (ElAzizul Gaf-far)." [Sad: 66]


43-الغفور El-Gafuurr – Mėkatfalėsi.

Allahu ka thėnė nė Kur’an:
"Me tė vėrtetė Zoti im ėshtė Gafuurr- Mėkatfalės Rrahijm." [Jusuf-53]


44- العزيز El-Azijz – I Gjithėfuqishmi, Ngadhnjimtari, Dominuesi mbi ēdo gjė.

Argument ėshtė ajeti
"Zotit tė qiejve dhe tė tokės dhe i gjithė ēfarė gjendet ndėrmjet tyre. I Gjithėfuqishmi, gjithnjė Falėsi i Madh (ElAzizul Gaf-far)." [Sad: 66]

45 – العالم El-Alim – i Gjithėdituri.

Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Pėr ēdo gjė Ne jemi tė Gjithėditur." [El-Enbija: 81]


46 –العليم El-Alijm – i Gjithėdituri.

Allahu ka thėnė nė Kur’an:
"…Me tė vėrtetė Ai ėshtė (Hakijm, Alijm) i Urti, i Gjithėdituri." [Edh- Dharijat: 30]



47 – العظيم El-Adhijm – Mė Madhėshtori.

Allahu ka thėnė nė Kur’an: "…Dhe Ai ėshtė (El-Alijm, El-Adhijm) mė i Larti, mė Madhėshtori." [El-Bekare: 255].



48 – العلي El-Alij’j – Mė i Larti.

Argument ėshtė ajeti

"…Dhe Ai ėshtė (El-Alijm, El-Adhijm) mė i Larti, mė Madhėshtori." [El-Bekare: 255].


49 – القادر El Kadir – i Gjithėfuqishmi, i Plotfuqishmi.

Allahu ka thėnė nė Kur’anė:
"Thuaj Ai ėshtė “El-Kadiru” i Fuqishėm tė dėrgoj ndėshkim mbi ju nga lart ose nėn kėmbėt tuaja…" [En-Aam: 65]


50 – القاهر El-Kahir – Ngadhnjimtari, i Papėrballueshmi.


Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Dhe Ai ėshtė “El-Kahiru”, i Papėrballueshmi, mė i Larti pėrmbi robėt e Tij dhe Ai ėshtė mė i Urti Gjithgjykues, i Mirnjohuri me ēdo gjė." [En-Am: 18]


51 – القهار El-Kah’har – i Papėrballueshmi, Ngadhnjimtari.

Allahu ka thėnė nė Kur’an per Jusufin:
"O shokėt e mi tė burgut! A janė mė mirė shumė zota tė ndryshėm, apo Allahu Njė i Vetėm “El-Kah-har” i Papėrballueshmi, mė i Larti." [Jusuf: 39]



52 – القدير El-Kadijr - i Gjithėfuqishmi, i Plotfuqishmi.

Allahu ka thėnė nė Kur’an:
"…dhe Ai ėshtė “El-Kadijrr” i Plotfuqishėm pėr tė bėrė ēdo gjė." [El-Mulk: 1]


53 – العفو El-Afu’u – Ai qė i fshin mėkatet e robėrve tė Tij.


Allahu ka thėnė nė Kur’an: "…Me tė vėrtetė Allahu ėshtė Afuvun, Gafuurr (Ai qė i fshin dhe i fal mėkatet)." [Haxh: 60}


54 – الغني El-Ganijj – Ai qė nuk ka nevojė pėr krijesat, por tė gjitha krijesat kanė nevoj pėr tė.

Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Dhe Allahu ėshtė Ganijun (Ai qė nuk ka nevoj pėr asgjė), Halim i Butė, Durimtar)." [El-Bekare:263]


55- الفتاح El-Fet’tah – Gjithgjykuesi me tė drejtėn.

Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Dhe Ai ėshtė El-Fet’tah, El-Alim." [Sebe’ė: 26]


56– القدوس El-Kud’duus – i Shenjti, i Pastėrti nga tė gjitha tė metat e mangėsitė.

Argument ėshtė fjala e Allahut nė Kur’an: "Allahu ėshtė Ai, pėrveē tė Cilit nuk ka tė adhuruar tjetėr tė merituar. Mbizotėruesi, El- Kudus (i Shenjti), i Gjithpėrsosuri pa asnjė tė metė." [El-Hashėr: 23]


57 – الطيب Et-Taj’jib – i Miri.

Profeti alejhi selam ka thėnė: "Me tė vėrtetė Allahu ėshtė Ta’jjib, i Mirė nuk pranon pėrveēse tė mirėn." Transmeton Muslimi.


58– القريب El-Karijb – i Afėrti ndaj atyre qė dėshiron tu afrohet prej krijesave tė Tij.

Allahu ka thėnė nė Kur’an: “Dhe kur robėrit e Mi, tė pyesin ty (o Muhamed) pėr Mua, atėhere (pėrgjigju atyre): “Vėrtetė Unė (Allahu) jam “Karib” Aferti, Unė u pėrgjigjem duave (lutjeve) tė lutėsit kur ai mė drejtohet Mua me lutje.” [El-Bekareh: 186].

Tė qenurit e Allahut i lartėsuar mbi krijesat dhe afėrsia e tij ndaj atyre qė dėshiron tu afrohet, janė dy cilėsi, tė cilat nuk bien nė kundėrshtim me njėra tjetrėn.
Ai ėshtė i Larti nė afėrsinė e Tij dhe i Afėrti nė lartėsin e Tij (pėr mė gjatė, shiko nė kapitullin e cilėsive, cilėsinė e afėrsisė dhe tė afruarit e Allahut ndaj krijesave qė don tu afrohet).


59– المجيب El-Muxhijb – Ai qė i pėrgjigjet lutjeve tė robėrve tė Tij.

Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Me tė vėrtetė qė Zoti im ėshtė i Afėrti (Karijb), Pėrgjigjėsi (qė i pėrgjigjet thirrjes ndaj tij)." [Hud: 61]


60 - المحسن El-Muhsin – Mė Mirėbėrėsi.

Profeti alejhi selam ka thėnė: “Me tė vėrtetė Allahu ėshtė Muhsin-Bamirės dhe e do bamirėsinė (mirėbėrjen).” Transmeton Taberani dhe e ka bėrė tė saktė Shejkh Albani nė "Sahihul Xhami" dhe nė "Elir’ua".


61 – المقتدر El-Muktedir – i Gjithėfuqishmi.


Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Nė kuvendin e sė vėrtetės (nė Xhenet) pranė (Melik) Sunduesit, (Muktedir) tė Gjithfuiqishėm." [El-Kamer: 55]


62 - المليك El-Melijk - Mbisunduesi, Gjithėsunduesi.

Argument ėshtė ajeti
Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Nė kuvendin e sė vėrtetės (nė Xhenet) pranė (Melik) Sunduesit, (Muktedir) tė Gjithfuiqishėm." [El-Kamer: 55]


63-الملك El-Melik – Mbisunduesi.

Allahu ka thėnė nė Kur’an:
"Allahu ėshtė Ai, veē tė cilit nuk ka tė adhuruar tė merituar, Mbisunduesi “El-Melik” …" [El-Hashėr: 23]


64 – المتين El-Metijn – Shumė i Fuqishėm, shumė i fortė.


Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "Vėrtetė qė Allahu ėshtė Gjithfurnizues, Zotėruesi i fuqisė, shumė i Fuqishėm“El-Metijn”." [Edh-Dharijat: 58]


65 – القيوم El-Kaj-juum – I Vetėqėndrueshmi, i Cili i mban tė gjitha krijesat dhe i bėn tė qėndrojnė. Ai i Cili rregullon ēėshtjet e krijesave dhe i mbron ato, i ruan dhe kujdeset pėr to.

Argument ėshtė fjala e Allahut nė Kur’an: "Allahu ėshtė Ai, i Cili nuk ka tė adhurar tjetėr me tė drejtė pėrveē Tij “El-Haj-jul”, “El-Kaj-juum”…" [El-Bekareh: 255]


66 – اللطيف El-Latijf – Mė i Buti, mė Dashamirėsi, Gjithnjohėsi. Ai i Cili e njeh ēdo gjė, qoftė e vogėl, apo e madhe.

Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "Dhe Ai ėshtė “El-Latifu”, “El-Habiru”." [En-Am: 103]


67 – المحيط El-Muhijt – Gjithėpėrfshirėsi i ēdo gjėje me dijen e Tij.

Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "Dhe Allahu mbi ēdo gjė ėshtė Muhijt." [En-Nisa: 108]


68 – المصور El-Musauir – Ai qė i ka dhėnė formėn ēdo gjėje, Formuesi i gjithēkaje.

Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "Ai ėshtė Allahu, Gjithkrijuesi, Shpikėsi i Pashembullt i ēdo gjėje, Formuesi i gjithēkaje “Elmusavir”." [El-hashėr: 24]


69 – المبين El-Mubijn – i Qarti.

Ka thėnė Allahu nė Kur’an:
"Dhe ata do ta kuptojnė se Ai Allahu, ėshtė i Vėrteti i Qarti “El- Mubin”." En-Nur: 25]


70 – المجيد El-Mexhijd – I Lavdishmi, mė Madhėshtori, mė i Larti nė lavdi.

Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "Vėrtetė Ai ėshtė “Hamidun”Zotėruesi tė gjitha lavdėrimeve, “Mexhidun” i Lavdishmi, mė Madhėshtori nė lavdi." [Hud: 73]


71 – الكبير El-Kebijr – Mė i Madhi.

Ka thėnė Allahu nė Kur’an:
"…dhe se vėrtet Allahu Ai ėshtė mė i Larti, mė i Madhi." [Lukman: 30]



72 –المتكبر El-Mutekeb’bir – Mė i Larti Suprem, i Pastėrti nga ēdo e keqe, mangėsi dhe ēdo gjė qė nuk i pėrshtatet Madhėrisė sė Tij. I Vetmi nė cilėsitė e madhėrishme.

Ky emėr nė gjuhėn arabe, rrjeth nga fjala “El-kibėr”, domethėnia origjinale e sė cilės ėshtė mospranimi dhe mosnėnshtrimi. Kjo cilėsi, (El-kibėr) kur i dedikohet Allahut ėshtė lavdėrim, kurse kur i dedikohet krijesave ėshtė sharje dhe poshtėrim. Argument pėr kėtė emėr tė Allahut ėshtė ajeti i parafundit i sures Hashėr:
"… Ai ėshtė El-Xheb’bar, El-Mutekeb’ bir …" [El-Hashėr: 23]


73 – المتعالي El-Muteali – Mė i Larti.

Allahu nė Kur’an ka thėnė: "I Gjithdituri pėr ēdo gjė, tė padukshme dhe tė dukshme, mė Madhėshtori, mė i Larti (El-Muteali)." [Er-Rad: 9]

Ka thėnė Sheukanėi ky emėr do tė thotė: “Ėshtė i lartėsuar nga ēdo gjė qė thonė mushrikėt dhe i Lartė mbi tė gjitha krijesat me madhėshtinė e Tij dhe fuqinė e Tij.”.



74 – القوي El-Kauij – Mė i Forti, Fuqiploti.

Ka thėnė Allahu nė Kur’an: “Me tė vėrtetė Allahu ėshtė Kauijjun, Azijzun.” [El-Muxhadele: 21]


75– المقيت El-Mukijt. -I Plotfuqishmi, Ruajtėsi, Gjithdėshmuesi. Ai qė i jep ēdo njeriu ushqimin e tij (Kuptimi i fundit ėshtė pėrmendur nga El-Ferra).

Argument ėshtė fjala e Allahut nė suren En-Nisa’: "Dhe Allahu ėshtė mbi ēdo gjė “Mukijt” (i Plotfuqishėm, Gjithdėshmues, Ruajtės)."



76– المهيمن El-Muhejmin – Gjithėvėzhguesi i ēdo gjėje.

a- Gjithėdėshmuesi i ēdo gjėje.
b- I Ngadhėnjyeshmi, i Larti.
c-
Ka thėnė Allahu nė Kur’an, nė ajetin e parafundit tė sures El-Hashėr:
"…El-Muėminu-Muhejminu …" [El-Hashėr: 23]


77– المنان El-Men’nan – Dhuruesi i madh, Ai i Cili jep pa kėrkuar shpėrblim.

Argument ėshtė hadithi i Enes ibėn Malikut i cili thotė: "Isha i ulur me Profetin nė xhami, ndėrkohė qė njė burrė ishte duke u falur. Ai burri tha: “O Allah unė tė lutem Ty sepse Ty tė takon lavdėrimi. Nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Teje, (المنان–El-Menan) Dhuruesi i Madh, Krijuesi i qiejve dhe i tokės. O Ti qė je gjithė madhėshti dhe gjithė lavdi. O i Gjalli, o i Pėrjetshmi.” Atėhere Profeti alejhi selam tha: “E luti Allahun me emrin e Tij mė tė madh me tė cilin kur robi i lutet me tė Allahut, Allahu i pėrgjigjet dhe kur i kėrkon me tė Allahu i jep.”. Transmeton En-Nesaiu, Ebu Davudi etj.. Albani nė “Sahih Sunnen Ebi Davudi thotė qė hadithi ėshtė i saktė.


78 – المؤمن El-Mu’min.

a – Ai, i cili verteton besnikėrinė e Profetėve tė Tij, me mrekullitė qė ua jep. Ai, i cili mban premtimin ndaj robėrve tė Tij.
b – Ai, i cili i siguron nga frika robėrit e Tij besimtarė, nė Ditėn e Gjykimit.

Thotė Allahu nė Kur’an nė ajetin e fundit tė sures El-Hashr: "…Es-Selamu, El-Muėminu…" [El-Hashr: 23]


79– المولى El-Meula – Pėrkrahėsi, Mbrojtėsi, Ai, tė Cilit i mbėshtetemi.

Allahu thotė nė Kur’an: "Atėherė dijeni se Allahu ėshtė “Meula” (Mbrojtėsi, Pėrkrahėsi) pėr ju, sa Mevla i Shkėlqyer dhe sa ndihmues i shkėlqyer ėshtė Ai." [El-Enfal: 40]


80 – النصير En-Nesijr – Ndihmuesi.

Argument ėshtė ajeti .

"Atėherė dijeni se Allahu ėshtė “Meula” (Mbrojtėsi, Pėrkrahėsi) pėr ju, sa Mevla i Shkėlqyer dhe sa ndihmues i shkėlqyer ėshtė Ai." [El-Enfal: 40]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
99 Emrat e bukur te All-llahut 41-80
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Feja Islame :: Fik'h-
Kėrce tek: