ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shpjegime Tė Disa Termave Islame

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
FoKkY-F
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 285
Age : 22
Vendi : Therandė
Reputacioni : 0
Registration date : 29/09/2008

MesazhTitulli: Shpjegime Tė Disa Termave Islame   10/10/2008, 7:45 pm

Ahiret: bota tjetėr, jeta pas vdekjes.

Ajet: fjali a togfjalėsha tė Kur’anit, verset i Kur’anit.

As-habe: Shok i Muhammedit alejhisselam.

Auret: organet e trupit tė njeriut qė duhen mbuluar, si pjesė tė turpshme. Pjesėt e trupit qė nuk duhet tė shihen.

Dert: brengė, hall, problem.

Dua: ēdo lutje qė i drejtohet All-llahut.

Dynja: bota e sotme, jeta nė kėtė botė.

Dhikr: tė pėrmendurit e emrit tė All-llahut ose ndonjė shprehje tjetėr devotshmėrie me tė cilėn lartėsohet Zoti.

Eda: falja e namazit nė kohėn e duhur.

Ehli Bejt: farefisi i afėrm i Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem)

Es-habi kiram: Myslimanėt e nderuar qė e kanė parė fytyrėn e bekuar dhe dėgjuan fjalėt e ėmbla tė Pejgamberit Muhammed (salall-llahu alejhi ve selem).

Fasik: njeri i prishur, qė bėn e vepron punė tė palejuara.

Fetva: pėrgjigje dhe vendime juridike islame tė mbėshtetura nė Kur’an dhe hadith, qė i jep personi i autorizuar.

Fikh: shkencat juridike islame.

Gjynah: mėkat, faj, gabim, keq.

Hadith: gjithēka qė Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), ka thėnė, ka porositur, ka punuar dhe ka pėlqyer (kur diēka kanė punuar tė tjerėt).

Hakikat: njėmendėsi, e vėrtetė, realitet.

Hajr: punė, veprim i mirė, mirėsi, dobi.

Hak: i vėrtetė, (i) drejtė, detyrim, borxh.

Hytbe: fjalim, kėshillė, ligjėratė islame, qė e mban imami nė namazin e xhumasė dhe nė namazin e bajrameve duke folur nga minberi.

Ibadet: lutje, pėrkushtim, nėnshtrim dėshirės sė All-llahut. Ēdo vepėr islame qė kryhet nė emėr tė All-llahut ėshtė ibadet. Pra, ibadet ėshtė sendėrtimi i urdhėresave dhe ndalesave tė All-llahut.

Imam: pėrdoret me dy kuptime: 1. Personi qė udhėheq faljen e namazit me xhemat; 2. Titull nderi pėr dijetarėt islamė, sidomos pėr themeluesit e shkollave burimore juridike islame, p.sh., Imam Ebu Hanife, Imam Shafiu, Imam Maliku, Imam Hambeliu etj.

Iman: besimi nė All-llahun xheleshanuhu.

Kaza: plotėsim (kryerje) i tė gjitha detyrimeve islame (farzeve) pas kohės sė caktuar, kur nuk janė kryer nė kohėn e tyre.

Keramet: shfaqja e gjėrave tė jashtėzakonshme nga njerėzit e zgjedhur (evliatė) e All-llahut(mrekulli tė evlijave)

Kible: tė kthyerit e myslimanit nga Qabeja (nė Mekė) me rastin e faljes sė namazit. Tė kthyerit nga kibla bėhet edhe me rastin e therjes sė kurbanit, por edhe tė tjera. Edhe tė vdekurit, kur tė varroset, i kthehet e djathta nga kibla. Kibla tek ne ėshtė nė drejtim jug-lindje.

Kijam: qėndrimi nė kėmbė gjatė faljes sė ēdo rekati tė namazit, ku duhen kėnduar pjesė nga Kur’ani.

Kiamet: Dita e shkatėrrimit tė kėsaj bote-fundi i kėsaj bote.

Kiraet: leximi dhe kėndimi i Kur’anit nė namaz e nė raste tė tjera.

Kusur: faj, e metė.

Medhheb: shkollė juridike a apologjike islame, drejtim.

Mes-h: pėrshkimi (fshirja) e kokės me dorė tė lagur me rastin e marrjes abdest.

Mufessir: dijetarė qė merret me komentimin e Kur’anit.

Munafik: dyfytyrėsh, hipokrit, qė haptas thotė diēka, kurse fshehurazi punon tė kundėrtėn; qė shfaqet sikur ėshtė besimtar, e nė tė vėrtetė nuk ėshtė besimtar,por ngatėrrestar. Munafikėt janė kategoria mė e urrejtur tek All-llahu.

Murted: ai qė e lė fenė islame, pasi e ka pranuar atė; tradhtar.

Mushrik: qė beson nė shumė zota, qė i bėn shok All-llahut.

Nafile: namaz jo i detyrueshėm; qė falet vullnetarisht (edhe pėr kėtė namaz vlejnė tė njėjtat rregulla si pėr namazin e detyrueshėm).

Namaz: ėshtė detyrė pėr ēdo mysliman. Brenda 24 orėve falen pesė namaze. Namazi pėrbėhet prej dy e mė shumė rekatesh. Fjala namaz, ka burimin persian, dhe ėshtė sinonim i fjalės arabe salat.

Nijet: tė vendosėsh (pėr tė falur namaz, por edhe pėr punė tė tjera).

Nimet: dhunti, begati (e caktuar nga All-llahu)mirėsi.

Pejgamber: lajmėtar i fesė; ai qė kumton Shpalljen e All-llahut xheleshanuhu. Fjalė me burim persian. I pėrgjigjet fjalės arabe nebij dhe resul.

Qabe: quhet edhe Bejtull-llah. Tempulli i shenjtė i myslimanėve nga i cili drejtohen myslimanėt gjatė faljes sė namazit.

Qafir: pabesimtar, ai qė largohet nga feja islame.

Qefaret: kompensim, formė shpagimi pėr ndonjė gabim, mėkat.

Kufėr: mosbesim, largim nga feja islame.

Rekat: pjesė pėrbėrėse e namazit. Pėrbėhet prej qėndrimit nė kėmbė (kiam), rukusė dhe sexhdes.

Resulull-llah: I dėrguari i All-llahut xheleshanuhu (H.Muhammed alejhisselam)

Ruku: pjesė pėrbėrėse e rekatit qė bėhet duke pėrkulur pjesėn e sipėrme tė trupit nė formė horizontale (koka tė jetė nė njė nivel me shpinėn), ndėrsa duart vendosen mbi gjunjė.

Sadaka: ēdo lloj pasurie qė u jepet vullnetarisht tė varfėrve ose dikujt tjetėr, lėmoshė.

Sadakatul-fitėr: sadakė specifike, qė jepet nė Ramazan.

Saf: rend i xhematit kur falen pas imamit.

Salavat: lutje (dua) e posaēme nė gjuhėn arabe, me tė cilėn personi i lutet All-llahut xheleshanuhu, pėr Muhammedin (salall-llahu alejhi ve selem).

Selam: pėrshėndetje islame, shpėtim, paqe.

Sexhde: pjesė pėrbėrėse e rekatit. Kryhet pas rukusė nė atė mėnyrė qė falėsi lėshohet nė tokė me ballė, me hundė, me duar dhe me gjunjė. Namazi nuk ėshtė i vlefshėm pa bėrė sexhden.

Sehvi sexhde: sexhde korrigjuese (pėrmirėsuese). Kjo sexhde bėhet nėse ėshtė bėrė ndonjė gabim (lėshim) jo i rėndė gjatė namazit.

Sunnet: traditė, zakon. Nė terminologjinė islame ėshtė puna, veprimi i Muhammedit alejhisselam, ose pėlqimi i tij.

Sure: kaptinė e Kur’anit.

Shehid: luftėtar qė vritet pėr liri tė fesė e tė atdheut; i mbyturi pa faj.

Sheriat: ligji, norma ligjore islame e bazuar nė Kur’an dhe nė hadith.

Sherr: dėm, keq, keqbėrje.

Tabiin: gjenerata qė ka arritur tė mbajė mend e tė shoqėrohet me shokėt e Muhammedit alejhisselam.

Taharet: pastrimi i organit pas kryerjes sė nevojės sė madhe e tė vogėl.

Tahmid: tė shprehurit e sintagmės “el-hamdulil-lah” - “Falėnderimi i qoftė All-llahut”.

Takva: i devotshėm, qė i frikėsohet All-llahut xheleshanuhu. Takva quhet personi qė i kryen tė gjitha detyrimet fetare-islame.

Tavaf: sjellja rreth Qabesė (gjatė kohės sė haxhit) sipas rregullave islame.

Tekbir: tė shprehurit e sintagmės “All-llahu ekber” - All-llahu ėshtė mė i madhi.

Teshehhud: qėndrimi (ndenjja) nė gjunjė (ulur) nė fund tė dy rekateve tė namazit dhe leximi i tekstit tė caktuar nė gjuhėn arabe “Et-tehijjatu...”.

Tefsir: shkenca qė merret me komentimin e Kur’anit.

Teube: tė penduarit, pendimi pėr veprat e gabuara tė bėra dhe pėr moskryerjen e detyrimeve tė tjera islame.

Ummet: anėtarėt e bashkėsisė islame, myslimanėt.

Yzėr: e metė trupore, pengesė, pėr shkak tė sė cilės personi ka arsye qė tė mos kryejė njė detyrim islam, ose ka lehtėsime pėr mėnyrėn e kryerjes sė tij.

Xhemat: grup njerėzish qė falen pas imamit.

Xhenaze: i vdekur, namaz me lutje pėr tė vdekurin, qė kryhet zakonisht para varrimit.

Xhihad: luftė, pėrpjekje nė rrugė tė Zotit.

Xhunup: gjendja pas marrėdhėnieve seksuale, pas ejakulimit ose pas polucionit (ejakulim nė ėndėrr), derisa tė pastrohet sipas normave tė caktuara islame (shih gusull); i papastėr. Sipas normave islame larja pas kėsaj gjendjeje ėshtė e detyrueshme (farz).

Zekat: detyrim islam, qė jepet pėr pasurinė e cila ka arritur shkallėn e caktuar (nisabin). Zekati ėshtė njė nga pesė shtyllat e Islamit.

--------------------------------------------------------------------------------
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Shpjegime Tė Disa Termave Islame
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Feja Islame :: Fik'h-
Kėrce tek: