ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Astronomi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
FoKkY-F
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 285
Age : 22
Vendi : Therandė
Reputacioni : 0
Registration date : 29/09/2008

MesazhTitulli: Astronomi   10/10/2008, 7:28 pm

Astronomi, qė nga etimologjia do tė thotė "ligji i yjeve", ( Greq.): άστρο, + νόμος) ėshtė njė shkencė qė pėrfshin vrojtimin dhe shpjegimin e dukurive qė ndodhin jashtė Tokės dhe atmosferės. Ajo studion prejardhjen, zhvillimin, vetitė fizike dhe kimike tė tė gjitha trupave qė mund tė vrojtohen nė qiell (jashtė Tokėsorė), sė bashku me tė gjitha proēeset (ecurite) nė tė cilat ato pėrfshihen. Me ndryshimin e kohėrave kanė ndryshuar dhe degėt e saj tė studimit. Gjatė njė pjese tė mirė tė shekullit XX, astronomia ishte menduar tė ndahej nė astrometri, mekanikė qiellore dhe astrofizikė. Nga tė treja, astrofizika, ėshtė dega mė e njohur pasi nė shumė universitete pėrfshihet nė degė kėrkimi dhe zhvillimi.

Astronomia ėshtė ndėr tė paktat shkenca ku amatorėt luajnė ende njė rol, sidomos nė zbulimin dhe vėzhqimin e dukurive qiellore. Astronomia nuk duhet ngatėrruar me astrologjinė, apo pseudoshkencat tė cilat pėrpiqen tė zbulojnė fatin e njerėzve duke vrojtuar lėvizjen e trupave qiellore. Megjithėse tė dyja bazohen tek tė njėjtat parime (vrojtimi i qiellit), ato janė tė ndryshme: astronomia bazohet nė studimin sipas metodave shkencore, ndėrsa astrologjia nuk ka baza nė metoda tė tilla.

Degėt e astronomisė
Astronomia pėrbehet nga disa degė. Ndarja e parė bėhet nė astronomi teorike, dhe astronomi vrojtuese. Vrojtuesit pėrdorin mėnyra tė ndryshme pėr tė marrė tė dhėna mbi dukuri tė ndryshme, tė dhėna qė pėrdoren nga teoricienėt pėr ndėrtimin e modeleve, shpjegimin e kėtyre dukurive dhe parashikimin e tė tjerėve tė ngjashėm. Kjo nuk do tė thotė qė vrojtuesit dhe teoricienėt janė persona tė ndryshėm.

Degėt e studimit mund tė ndahen edhe sipas dy kritereve:

sipas subjektit (p.sh planetėt ose galaktikat) ose problematikės (formimi i yjeve ose i planetėve)
sipas zonės sė spektrit elektromagnetik tė studiuar

Ndarja sipas subjektit ose problematikėsAstrometria: Mat vendosjen dhe zhvendosjen e objekteve (sendeve) qiellore. Nevojitet te pėrcaktoje sistemin e pėrdorur te vend-ndodhjes dhe lėvizje-matjen e objekteve ne galaksinė tone.
Kozmologjia: Studimi i gjithėsisė ne tersi dhe zhvillimin e saj.
Astronomia galaktikore: Ishte studimi i ndėrtimtarisė dhe pėrbėrėsve te galaktikės sonė. Tani pėrfshin studimin e galaktikave te tjera qe mund te vezhgohen ne (me) hollėsi.
Astronomia Tejgalaktikore: Studimi i objekteve (kryesisht galaksive) jashtė galaksise sonė.
Formimi dhe zhvillimi i galaktikave: Studimi i formimit te galaksive, dhe zhvillimit te tyre ne gjendjen e vezhguar te tashme.
Shkenca planetare: Studimi i planetėve te sistemet diellor ėshtė (ne kohet e fundit), nganjehere i menduar nje disipline e ndryshme; e quajtur gjithashtu planetologji.
Astronomia yjore: Studimi i yjeve ne pergjithesi.
Zhvillimi i yjeve: Studimi dhe zhvillimi i yjeve nga formimi i tyre deri ne fundin e tyre si mbetje yjore.
Formimi i yjeve: Studimi i kushteve dhe proceseve (ecurive) qe kane ēuar ne formimin e yjeve ne brendesine e reve te gazta, dhe vete ecurinė e formimit.
Gjithashtu, ka edhe disiplina te tjera qe mund te mendohen pjese e astronomise, ose janė shkenca nderdisiplinore ne lidhje me astronomine si:

Arkeoastronomia
Astrobiologjia
Astrokimia
Shkencat planetare
Kosmologjia

Mėnyra e pėrftimit tė informacionit
Nė astronomi, mėnyra kryesore pėr tė pėrftuar informacione ėshtė nepermjet identifikimit dhe analizimit tė rrezatimeve radioaktive, fotoneve; mėnyrė tjeter pėr pėrftimin e informacioneve janė rrezet kozmike, neutrinot, dhe, nė tė ardhmen e afėrt, valėt gravitacionale (shih LIGO dhe LISA).

Njė ndarje tradicionale e astronomisė jepet edhe nepermjet spektrit elektromagnetik tė vėzhguar:

Astronomia optike pėrmbledh teknikat e pėrdorura pėr zbulimin dhe analizimin e dritės nė gjatėsi valore tė tilla qė mund tė identifikohen edhe me sy (rreth 400 - 800 nm). Mjeti mė i njohur ėshtė teleskopi, me matės elektroni imazhesh dhe spektrograf.
Astronomia Infrared merret me identifikimin e rrezatimeve infra tė kuqe (valė mė tė gjata se drita e kuqe). Instrumenti mė i pėrdorur ėshtė teleskopi por me shtimin e njė instrumenti pėr teleskopėt hapėsinorė pėrdoren gjithashtu pėr tė eleminuar zhurmat (interferencat elektromagnetike) nga atmosfera.
Radio astronomia pėrdor instrumente plotėsisht tė ndryshėm pėr identifikimin e rrezatimit tė valėve nga mm nė cm. Marrėsit janė tė ngjashėm me ata qė pėrdoren nė transmetimin radio(qė pėrdor kėto lloj valėsh). Shih Radio teleskopėt.
Astronomia e energjisė sė lartė
Astronomia radio dhe optike mund tė mbėshtetet nga grupe observatories, sepse Atmosfera e Tokės ėshtė e tejdukshme nė atė gjatėsi valėsh. Drita infra e kuqe thithet thuajse tėrėsisht nga avujt e ujit, pėr kėtė vėzhguesit infrared duhet tė vendosen lart nė hapėsirė ose nė njė vend tė thatė .

Atmosfera ėshtė opake nė gjatėsitė valore tė pėrdorura nga Astronomia e rrezeve X, Astronomia e rrezeve gamma, Astronomia UV dhe, pėr kėtė arsye mund tė dėrgohen lart nepermjet ballonave ose observatorėve hapėsinorė.

Histori e shkurtėr e astronomise
Ne pjesen e hershme te historise se saj, astronomia merrej vetem me vezhgimin dhe parathenien e levizjeve te trupave qiellore qe mund te shiheshin me sy.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Astronomi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkencat :: Fizikė & Astronomi-
Kėrce tek: