ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Renja ne Peshe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
FoKkY-F
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 285
Age : 22
Vendi : Therandė
Reputacioni : 0
Registration date : 29/09/2008

MesazhTitulli: Renja ne Peshe   10/10/2008, 7:17 pm

A mund tė ulet pesha e tepėrt?

Mjekimi mė i mirė i obezitetit, peshės sė tepėrt, ėshtė parandalimi i saj qė nė fėmijėri. Katėr vitet e para tė jetės janė vendimtare nė formimin e indit dhjamor e tė zakoneve tė ushqyerjes. Pėr fat tė keq, tamam nė kėtė moshė, prindėrit lakmojnė t’i kenė fėmijėt sa mė tė shėndoshė, sa mė “buēko”. Pėr t’ia arritur kėsaj, ata pėrpiqen t’i ushqejnė sa mė mirė duke u dhėnė sa mė shumė sheqerna, ėmbėlsira, ēokollata, akullore, sheqerka, fruta etj. Ata nuk e dinė qė, padashur, u bėjnė fėmijėve kėshtu njė dėm pothuaj tė pandreqshėm e qė do t’u kushtojė shtrenjt gjatė jetės sė tyre, pasi tė jenė rritur, mė shpesh pas moshės 40 vjeē. Njė fėmijė i tillė nė tė shumtėn e rasteve bėhet obez, gjė qė mund tė shkaktojė shfaqjen e njė sėrė sėmundjesh, si diabetin, tensionin e lartė tė gjakut, yndyrnat e larta etj., tė cilat do t’i imponojnė fillimin e njė diete shumė tė varfėr pėr t’u ulur nė peshė. Mirėpo ky individ, i mėsuar tėrė jetėn me ushqime tė mira, ėmbėlsira, byreqe, fruta etj., i mėsuar me gjellėt mė tė shijshme, e ka shumė tė vėshtirė tani t’i harrojė ato. Pikėrisht kjo ėshtė arsyeja qė mjekimi i obezitetit, ulja nė peshė me anė tė dietės, dėshton nė njė numėr tė madh rastesh.

Megjithatė, obeziteti nuk duhet quajtur kurrsesi si sėmundje e pashėrueshme. Shėrimi i tij ėshtė krejtėsisht i mundshėm dhe i sigurt. Ai arrihet jo me ilaēe apo kura speciale, por thjesht me vullnetin dhe bashkėpunimin e tė sėmurit nė mjekim.

Vullneti dhe bashkėpunimi nė kėtė rast nuk janė njė fjalė goje. Ata janė ēelėsi i vetėm i suksesit. Ėshtė e vėrtetė qė nė shumė tė sėmurė ata mungojnė, por ėshtė po kaq e vėrtetė qė ata mund tė fitohen. Natyrisht, jo nė njė ditė. Ata nuk janė kokrra qė gėlltiten, nuk jepen me recetė, por arrihen me njė punė serioze tė pėrbashkėt tė mjekut dhe tė sėmurit, tė cilėt duhet tė punojnė pėr kėtė nė mirėkuptim me njėri-tjetrin.

Me mirėkuptim kuptojmė qė as mjeku tė mos jetė nė pozitė thjesht predikuese e komanduese dhe as i sėmuri tė mos jetė “kokėfortė”. Bashkėpunimi i tyre nė njė proces tė tillė siē ėshtė rėnia nė peshė duhet tė ketė pėr bazė sqarimin e sinqertė, ndėrgjegjėsimin e tė sėmurit dhe me pas pajisjen me njohuri tė tij.

Njė i sėmurė qė nuk ėshtė i qartė dhe i bindur pėr domosdoshmėrinė e masave qė i propozohen, nuk ka si t’i zbatojė ato me vullnet e ndėrgjegje. Nė qoftė se nuk ėshtė i bindur pse duhet tė bjerė nė peshė, tė gjitha mbeten fjalė nė erė dhe mjekimi i obezitetit dėshton nė mėnyrė tė sigurt.

Ē’farė duhet tė kenė tė qartė tė sėmurėt obezė qė duan tė dobėsohen?

Tė sėmurėt, nė radhė tė parė, duhet tė sqarohen pėr disa koncepte tė gabuara qė shpesh ekzistojnė nė ta lidhur me shėndoshjen e tepėrt tė tyre, psh.:

Si krijohet dhjami, a vjen shėndeti i tepėrt vetvetiu?

- “Pėr sytė e ballit, doktor, unė dhe ujė po tė pi, dhjamė mė bėhet”, ose: “Unė mėngjes nuk ha fare, nė darkė vetėm kos, bukė njė kafshatė dhe prapėseprapė shėndoshem”. Njė tjetėr: “Jo, doktor, unė s’e kam nga e ngrėna, kur do shėndeti vjen! Unė ha mė pak nga ata tė shtėpisė” etj.

A ėshtė e vėrtetė qė disa njerėz shėndoshen mė shpejt e mė kollaj sesa tė tjerėt?

(Ja, mor doktor, isha nė kamp pushimi me njė shok tė fėmijėrisė. Sa vjeē jam unė ėshtė dhe ai, ē’bėra unė bėri dhe ai, ē’hėngra unė hėngri dhe ai. U peshuam kur ikėm, unė kisha shtuar 2 kilogramė, ai s’kishte lėvizur hiē. Si i thua kėsaj?).

Po, kjo ėshtė e vėrtetė Sipas veēorive tė secilit organizėm, sipas metabolizmit tė tyre, ka njerėz qė shėndoshen mė shpejt dhe njerėz qė shėndoshen mė me vėshtirėsi. Ka njerėz qė pėr tė shtuar 1 kilogram nė peshė u duhet tė grumbullojnė rreth 9000 kalori tė tepėrta, por ka tė tjerė qė pėr tė shtuar kėtė kilogram u mjaftojnė vetėm 3000 kalori tė tepėrta. Sidoqoftė, njė gjė del e qartė, nė tė dy rastet shtesa e peshės ėshtė bėrė gjithmonė me kalori tė tepėrta. Pra edhe ata njerėz qė gjoja e kanė vėshtirė tė shėndoshen, po e kaluan masėn nė ushqim, domosdo do tė shtojnė nė peshė.

Duhet thėnė qė ata njerėz qė e kanė shtimin e peshės mė tė kollajshėm, shpeshherė procesin pėr ta humbur kėtė peshė qė vunė e kanė pėrkundrazi mė tė vėshtirė. Kėshtu psh. nėse njė kile dhjamė e vunė me 3000 kalori tė tepėrta, pėr ta humbur kėtė kilogram ata duhet tė krijojnė njė defiēit prej 9000 kalorish. Psh. nėse ky individ ha ēdo ditė 500 kolori mė tepėr nga ē’ka nevojė, brenda 6 ditėsh ai do tė shtojė njė kilogram. Pėrkundrazi, pėr tė humbur kėtė kilogram, me njė dietė prej 500 kalori mė pak sesa nevoja ditore, atij do t’i duhen jo 6 por 10 ditė.

( “e keqja vjen me okė dhe ikėn me derhem”).

Po kėshtu ėshtė e vėrtetė qė njerėzit sa mė tė dhjamosur e me peshė tė tepėrt qė tė jenė, aq mė tė madh e kanė oreksin, pra aq mė tė vėshtirė e kanė tė durojnė “perizin”, me ushqim tė pakėt. Dhjami bllokon veprimin e insulinės nė trup, prandaj pankreasit i duhet tė prodhojė sasira mė tė mėdha insuline.qe ta mposht kete rezistence Mirėpo insulina e tepėrt krijon njė ndjenjė urie tė parezistueshme. Pra do tė detyrohemi tė hamė diēka pa tjetėr dhe sa me tepėr qė tė hamė kuptohet qė aq mė shumė do tė na rritet oreksi. Shpėtimi nga ky “ēark” ėshtė vetėm dieta me sa mė pak kalori dhe sa mė pak sheqerna. Duket si ēudi, por ėshtė e vėrtetė qė pikorish atėherė kur filloni tė hani mė pak ushqim, pakėsohet dhe ndjenja e urisė, pra ulet oreksi. Kjo ėshtė pasojė e uljes sė sasisė sė insulinės nė gjak, pasojė e zbėrthimit tė dhjamit, i cili, duke u tretur, frenon oreksin.

A ndikojnė barra dhe lindjet nė krijimin e dhjamit tė tepėrt?

E vėrteta ėshtė qė disa gra shėndoshen sė tepėrmi gjatė barrės, e sidomos nė muajt e parė tė lindjes. Nė gratė e predispozuara pėr diabet, mundėsia e shėndoshjes pas lindjes ėshtė shumė mė e madhe. Jo rrallė nė kėtė periudhė ato shtojnė 10-12 kg. nė peshė apo edhe mė tepėr. Sidoqoftė, nė tė gjitha rastet pėrgjegjėsinė pėr shtimin nė peshė nuk e ka barra dhe as lindja, por teprimi nė ushqim. Pėr zhvillimin normal gjatė shtatzėnisė mjafton njė dietė prej 1800-2000 kalori. Por janė tė shumta gratė qė me mendimin se duhet tė hane sa pėr dy vetė, marrin njė kalorazh shumė tė madh duke ngrėnė sa mė tepėr ushqime. Po kėshtu, pas lindjes, tė shtyrė nga mendimi se ushqimi i shumtė jep qumėsht tė shumtė, pėrdorin shumė ushqime, sidomos lėngje, si lėngje frutash, bozė, qumėsht me sheqer etj. Ushqimi i tepėrt nuk shton qumėshtin, por pėrkundrazi shton dhjamin, peshėn.

Si ta dimė, apo si ta kuptojmė qė ushqimi qė marrim ėshtė i tepėrt apo jo?

Pėr kėtė ju keni njė tregues tė pagabueshėm. Ky tregues ėshtė peshimi i herėpashershėm. Nė qoftė se pesha juaj shkon duke u shtuar, kuptohet qė ushqimi qė pėrdorni ėshtė pėr ju i tepėrt dhe duhet kufizuar. Nėse pesha rri nė vend, pra nuk ndryshon, kjo tregon qė ju merrni njė ushqim tė barabartė me nevojat e organizmit tuaj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Renja ne Peshe
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkencat :: Mjekėsia-
Kėrce tek: