ForumiCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista e AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Tumori Ne Tru

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
FoKkY-F
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 285
Age: 20
Vendi: Therandė
Reputacioni: 0
Registration date: 29/09/2008

MesazhTitulli: Tumori Ne Tru   10/10/2008, 5:14 pm

Nuk janė tė pakta sėmundjet qė prekin dhe dėmtojnė sistemin nervor tė njeriut. Shtimi i pakontrolluar i qelizave kanceroze mund tė shkaktojė tumor nė trurin e njeriut. Kanceri i trurit paraqet njė shumim tė pakontrolluar tė indit tė trurit si dhe cipave qė rrethojnė trurin. Ato mund tė jenė malinje, pra femėrore, por nuk zhvillojnė metastaza. Nė tė shumtėn e rasteve ata zhvillohen nga indi lidhor nervor, por shpesh edhe nga cipat e trurit, ose janė metastaza nga tumore tė tjera tė trupit. Tumoret mashkullorė, tumoret beninje, e shtyjnė indin pėrreth tyre, por nuk rriten brenda nė indin pėrreth dhe nuk zhvillojnė metastaza. Pėrbrenda kafkės mund tė rrisin shtypjen e trurit, duke e penguar sistemin e qarkullimit tė likuorit.

Zhvillimi i tumorit

Zhvillimi i tumorit mashkullor tė trurit i shtyn dhe dėmton strukturat e sistemit nervor, qė janė tė rėndėsishme pėr jetėn. Tumoret femėror ose malinj rriten duke e infiltruar indin pėrreth tyre, kjo do tė thotė qė ėshtė e vėshtirė tė gjendet njė kufi i mprehtė ndėrmjet indit normal dhe kancerit. Pas njė operimi tė mundshėm mbesin pėrreth akoma qeliza, tė cilat mė vonė shumohen dhe krijojnė sėrish tumor tė trurit. Nė pėrjashtim tė disa rasteve tė veēanta tumoret e trurit nuk bėjnė asnjėherė metastaza. Tumori i shfaqur nė tru mund tė zhvillohet vetėm nė njė masė tė vogėl tė zonės sė kafkės, sepse kjo pjesė nuk mund tė zgjerohet. Me zhvillimin e tumorit zona e trurit ngushtohet dhe shfaqen dhimbjet dhe simptomat e para. Pėr kėtė shkak edhe tumori mashkullor, beninj, nėse nuk shėrohet me kohė mund tė sjellė vdekjen e njeriut. Nė varėsi nga indi fillestar nė tė cilin zhvillohen tumoret nė tru mė tė shpeshta janė gliomet, meningeomet dhe adenoma e hipofizės. Njė pjesė e tyre paraqitet si vazhdim, metastazė, i tumoreve nga organet jashtė kokės, si kanceri i bronkeve dhe kanceri i gjirit.

Simptomat

Simptomat me tė cilat shfaqet tumori nė tru janė tė shumta dhe tė shumanshme nė varėsi nga shkalla e zhvillimit dhe pėrhapjes sė tumorit. Nė varėsi nga zona ku ato janė zhvilluar i sėmuri do tė ndjejė mpirje tė njėanshme tė trupit dhe humbje tė pjesshme tė shikimit, epilepsi tė ndryshme. Si pasojė e rritjes sė shtypjes sė trurit i prekuri nga tumori nė tru do tė ketė tė vjella, marrje mendsh, etj. por njė pjesė e simptomave janė tė pa pėrcaktuara mirė pasi nuk janė tipike vetėm pėr tumoret, si: dhimbjet e kokės, lodhja, humbja e peshės, etj.

Diagnostikimi

Pasi i sėmuri dallon simptomat e para e domosdoshme ėshtė qė t’i drejtohet mjekut dhe tė bėjė analizat paraprake. Pas diagnostikimit tė tumorit nė tru, vendoset edhe terapia qė duhet tė ndiqet. Terapia e tumoreve tė trurit varet prej lokacionit, madhėsisė, prejardhjes sė tumorit si dhe nga gjendja e pėrgjithshme e pacientit. Nė vend tė parė qėndron operimi i tumorit, e ndjekur nga rrezatimi dhe hemoterapia. Nė varėsi tė shkallės sė pėrhapjes tumoret mund tė prihen dhe tė hiqen gjatė operacioneve. Tumoret e Shkallės sė I-rė janė nė princip tė shėrueshėm. Edhe tumoret e Shkallės sė II-tė e kanė prognozėn e mirė. Ndėrsa tumoret e Shkallės sė III-tė dhe tė IV-t edhe pse terapia ka pėrparuar shumė kanė njė mbijetesė vetėm 1 deri nė 2 vjet.

Simptomat me tė cilat shfaqet zhvillimi i tumorit nė tru:

- I sėmuri ndjen mpirje tė njėanshme tė trupit
- Humbje tė pjesshme tė shikimit
- Epilepsi tė ndryshme
- Ndjen shtypje dhe presion nė tru
- I prekuri nga tumori do kėtė tė vjella
- Marrje mendsh
- Dhimbjet e kokė
- Lodhje
- Humbe nė peshė


Format e shfaqjes sė kancerit dhe simptomat

Simptomat e kancerit varen nga lloji dhe vendi ku ai shfaqet. Nė mushkėri ai mund tė shkaktojė kollė, bllokim frymėmarrjeje ose dhimbje stomaku; ndėrsa kanceri i zorrės sė trashė zakonisht shkakton diarre apo rrjedhje gjaku gjatė jashtėqitjes. Disa forma tė kancerit mund tė mos shfaqin ndonjė simptomė tė dukshme. Nė disa raste simptomat shfaqen nė stadet ku tumori ka evoluar. Kėto forma janė tė vėshtira pėr t’u kuruar. Pėrgjithėsisht simptomat e shfaqura janė tė njėjta pėr disa forma tė shfaqjes sė kancerit, si: Ethe, temperaturė, tė dridhura, djersitje gjatė natės, humbje peshe qė shoqėrohet me ulje tė oreksit, dobėsi dhe lodhje. Pavarėsisht nga simptomat kanceri diagnostikohet nga analizat. Edhe pse pėrcaktimi i llojit tė kancerit shfaq vėshtirėsitė e veta e rėndėsishme ėshtė qė trajtimi i sėmundjes tė arrihet tė bėhet nė kohėn e duhur.

Pėrdorimi i celularėve shkak pėr kancer nė tru

Njė sėrė studimesh tė realizuara nė vende tė ndryshme tė botės kanė treguar njė rrezik nė rritje nga pėrdorimi i telefonave celular, sidomos nė anėn e kokės ku njerėzit vendosin aparatin. Pesė nga gjashtė studimet e bėra treguan se te kėta njerėz mundėsia pėr njė tumor malinj nė tru ishte mė e madhe. Po ashtu, pėrdoruesit e rregullt kanė mundėsi pėr tė zhvilluar mė shumė tumore se njerėzit e tjerė. Njerėzit qė kanė pėrdorur telefonat e tyre pėr njė dhjetėvjeēar ose mė shumė, janė 20 pėr qind mė tė prirė pėr tė zhvilluar sėmundjet e veshit dhe 30 pėr qind pėr njė tumor malinj. Rreziku ėshtė shumė herė mė i madh nė anėn e kokės, nga e cila telefoni ėshtė mbajtur mė gjatė.

Tumoret dhe mėnyrat e ndryshme tė emėrtimit

Kanceri ėshtė shtimi i pakontrolluar i qelizave jonormale, tė cilat ndryshojnė nga indi normal. Ky shtim i parregullt i kėtyre qelizave mund tė ēojė drejt vdekjes kur kėto qeliza pengojnė funksionimin normal tė organeve tė trupit tė njeriut ose pėrhapen nė tė gjithė trupin duke dėmtuar sistemin qendror. E shohim tė emėrtuar mė disa forma si: tumor kanceroz; tumor malinjit; tumor; kancer etj. Nė ditėt e sotme vihet re se tė sėmurėt me kancer janė tė prekur nga forma tė ndryshme nė tė cilat ai shfaqet. Kanceri mund tė prekė inde tė ndryshme tė trupit ose organe si: Mushkėrinė, zorrėn e trashė, gjirin, lėkurėn, indet nervore etj. Kanceri nuk ėshtė njė sėmundje e lehtė dhe shanset pėr tė mbijetuar ndryshojnė nė varėsi tė llojit tė sėmundjes.

Paraliza cerebrale dhe ērregullimet nervore

Paraliza cerebrale shėnon njė grup ērregullimesh neurologjike qė ndikojnė nė aftėsinė e trurit pėr tė kontrolluar muskujt. Paraliza cerebrale ndodh pėr shkak tė dėmtimeve tė trurit ose anomalive nė zhvillimin e trurit para, gjatė ose pas lindjes. Ajo mund tė variojė nga njė shkallė e lehtė nė njė mė tė rėndė dhe mund tė krijojė vonesa tė lehta ose tė rėnda mendore, probleme tė dėgjimit, shikimit, defekte nė gjuhė dhe nė tė folur, epilepsi dhe ērregullime tė sjelljes. Tipi spastik ėshtė zakonisht mė i pėrhapuri dhe ėshtė i lidhur me kohėn, ngrirje ose kontraktim tė muskujve tė trupit duke pėrfshirė kėmbėt ose duart. Akoma nuk dihet qartė ēfarė e shkakton paralizėn cerebrale te njė fėmijė, por numri i faktorėve dhe kushteve qė mund tė ndėrhyjnė nė zhvillimin e trurit mund tė vihet re.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

Tumori Ne Tru

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: -