ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kokaina

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
FoKkY-F
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 285
Age : 22
Vendi : Therandė
Reputacioni : 0
Registration date : 29/09/2008

MesazhTitulli: Kokaina   10/10/2008, 7:12 pm

Emra te tjere.
Cocaine, Coke, crack, nose candy, snow.

Kategoria e droges.
Stimulant i sitemit nervor qendror e anastetik lokal.

Potenciali per adaptim.Varesia.
E marre rregullisht kokaina krijon varesi tek perdoruesit. Keta mund te behen dependent nga ana psikologjike nen efektet e saj fizike e psikologjike, e mund te vihet re nje rritje e dozes per mbajtur te njejtat efekte (ose per ti rritur ato), gjithashtu per te parandaluar nje ndjenje te lodhjes ekstreme e te depresionit qe mund te vije si pasoje e ndalimit te kesaj droge.
Ky rrezik eshte me i larte tek nje forme e larte e kokaines qe ne e quajme KRAK (Crack) ose qe njihet nga perdoruesit si "freebase" .

Menyra e perdorimit.
Pihet si duhani, thithet nga hunda, e me raste merret me injeksione.

Perdorimi ligjor.
Ne te kaluaren jo te larget Kokaina eshte perdorur gjeresisht si anastetik lokal. Sot perdoret ngandonjehere per anastezi topikale ne sy, goje e fyt perpara operacioneve te vogla kirugjikale ose te tjera procedura. Megjithate, nisur nga efektet anesore te saj dhe potencialin per abuzim, kokaina eshte sot pothuajse kudo nje droge e klasit A.

Efektet afatshkurter.
Kokaina eshte stimulant i sistemit nervor qendror. Ne doza te moderuara antagonizon lodhjen dhe prodhon nje ndjenje te pergjithshme kenaqesie dhe eksitimi. Oreksi reduktohet. Ne efektet fizike futen; rritje e ritmit te zemrės dhe presionit te gjakut, dilatatim i pupilave (zgjerim), tremor dhe djersitje profuze. Dozat e larta mund tė sjellin agjitim, ankth, paranojė dhe halucinacione. Paranoia mund tė prodhojė njė sjellje agresive. Doza shume te larta te kokaines mund te sjellin konvulsion dhe vdekje si pasoje e infarkteve kardiake apo kolaps te zemres.

Efektet afatgjate dhe rreziqet.
Perdorimi i rregullt i kokaines mund te sjelle agjitim, pagjumesi, hypereksitim, marrje mendesh e humbje ne peshe. Perdorimi i metejshem mund te sjelle psikoza dhe paranoje. Thithja e perseritur nepermjet hundes demton membranat e saj e me kalimin e kohes ka shkaterrim te septumit (struktura qe ndan vrimat e hundes) .
Njerezit me semundje te zemres ose me nje gjender tiroide hyperaktive te cilet jane perdorues te kokaines rrisin shancet per demtime te zemres.

Shenjat e abuzimit.
Perdoruesi i kokaines ne dukje ngjan energjik dhe ekzuberant e po ashtu tregon fare pak interes ne ushqim. Perdorimi per nje kohe te gjate i saj sjell te perdoruesi:
Shqetesime ne ushqim dhe ne rutinen e gjumit. Agjitim, ndryshime ne sjellje, po ashtu agresiviteti dhe dyshimet ndaj te tjereve mund te jene shenja te nje personi qe perdor "rendshem" Kokainen.

Bashkeveprimi.
Ajo rrit presionin e gjakut, pra kundershton efektin e barnave antihypertensive. Marre me MAOI-TE ( Inhibitoret e Mono Amine oksidazes) shkakton nje rritje te rrezikshme te tensionit te gjakut. Po ashtu rritet rrisku per efekte te padeshirueshme ne zemer kur merret me disa anastetike te pergjithshem.

Ketu vlen te theksojme nje lajm te ri. Sot nga shkencetaret po punohet per te krijuar nje vaksine per kokainen. Nisur nga fakti se shume njerez te artit e muzikes e kane perdorur kete droge dhe shpesh mbas lenies se tij i jane rikthyer kjo paraqet interes per kedo. Sot ne kemi ne dipozicion vec dy menyra per ta luftuar kete: keshillimet profesionale dhe klinikat e rehabilitimit. Pra lajmi i nje vaksine eshte dicka teper me vlere. Faza e pare e kesaj ka perfunduar dhe po punohet ne fazen e dyte te saj. Si?

Po punohet sipas ketij parimi.
Molekulat e kokaines jane teper te vogla, e si te tilla e pershkojne barrieren e eneve te gjakut ne cipen mbrojtese te trurit, cipe kjo qe mbron trurin nga agjentet e huaj. Pra shkencetaret po i kerkojne "ndihme" sistemit imun ne kete rast, duke "shenuar " kokainen me kete vaksine TA-CD, do behet e mundur qe antitrupat e sistemit mbrojes ta Njohin molekulen e kokaines dhe ta rrethojne ate duke u ngjitur me te. Kjo do sjelle qe masa e saj do rritet ndjeshem e nuk do kete mundesi te kaloje barrieren e gjakut ne tru. Sado kokaine qe perdoruesi te marre nuk do kete me efekt.
TA-CD ja eshte nje kombinim i molekules se kokaines dhe nje proteine te madhe, e cila kur injektohet ne trup, eshte mjaftesisht e madhe qe te njihet nga sistemi imun dhe ky i fundit te gjeneroje anti-trupa.

Kjo kompani, XENOVA tashme eshte ne fazen perfundimtare te kesaj vaksine e cila natyrisht te con ne aplikimin e licences per perdorimin e saj dhe ne nje forme te re shprese per shume vete qe vuajne nga varesia ndaj
kokaines. Vlen per tu permendur ketu, meqenese kemi aferi molekulash, molekula e Nikotines ashtu si ajo e kokaines eshte e vogel e pikerisht kete parim po ndjek kjo kompani te luftoje varesine nga duhani, puna per kete vaksine KUNDER DUHANIT fillon ne shtator te ketij viti.

Le te sqarojme dhe dicka per nje forme tjeter te Kokaines :

KRAK. ne anglisht CRACK.

Kjo forme teper potente e kokaines merret ne forme kristalesh, te cilat pihen si duhani.
Teper adiktiv Krak-u duket se ka efekt me te forte se te gjithe format e tjera te Kokaines dhe perdorimi i tij eshte i shoqeruar me nje rrisk gjithnje e ne rritje per ritme abnormale te zemres, goditje ne zemer, hemorragji cerebrale e ne fund vdekje.

Konsekuencat afatgjata te perdorimit te Krak perfshijne: flegmen ne ngjyre te zeze, teshtitje, demtime te pakthyeshme te mushkerive, trashje te zerit e djegje permanente te buzeve, gjuhes e fytit nga inhalimi i tymrave te nxehte. Deteriorimi mendor, ndryshime ne personalitet, terheqje e izolim shoqeror, paranoia apo sjellja agresive dhe tentativat per vetevrasje mund te shfaqen ne keto perdorues.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Kokaina
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkencat :: Mjekėsia-
Kėrce tek: