ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Duhani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
FoKkY-F
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 285
Age : 22
Vendi : Therandė
Reputacioni : 0
Registration date : 29/09/2008

MesazhTitulli: Duhani   10/10/2008, 7:11 pm

Duhani (Nicotiana) ėshtė njė bimė e famiiljes Solanaceae. Tė njėjtės familje i takojnė edhe domatja dhe patatja.

Llojet
Duhani, nėnkupton bimėn e familjes Nicotiniana tė llojeve dhe tipeve tė ndryshme tė modifikuar apo jo tė modifikuar gjenetikisht, me gjithė pjesėt e saj.


Duhani dhe dėmet
Duhani gjatė djegjes ēliron 4 mijė lėndė, qė nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si pėrgjegjės kryesor pėr vrasėsin nga duhani dhe dėmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me pėrbėrje benzopireni, kobalti radioaktiv, qė janė ndėr shkaktarėt e kancerit tė mushkrive. Nė qoftė se do tė bėjmė njė listė tė dėmeve qė shkaktohen drejtpėrdrejt nga duhani, ato qė influencohen apo rėndohen prej tij, ajo do tė jetė tepėr e gjatė, por le tė pėrqėndrohemi mbi dėmet kryesore.

Duhani ėshtė pėrgjegjės pėr tė ashtuquajturėn “epidemi” tė kancerit tė mushkrive, sidomos nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX-tė, duke ēuar kėtė kancer nė numrin njė tė vdekshmėrisė sė kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkrive nuk ka rol parėsor nė vdekshmėrinė, por rreziku prej tij, ėshtė rritur ēdo 10-vjeēar me rritjen e pėrdorimit tė tij prej femrave.

Ėshtė vėrtetuar se pėr ēdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirėsit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptonat e kancerit ėshtė rreth 50-60 vjeēe dhe prej saj njeriu mund tė pėrfundojė edhe nė njė ndėrhyrje tė mundshme kirurgjike. Por, siē e thamė edhe mė sipėr duhani shkakton njė listė tė gjatė dėmesh. I ashtuquajturi bronshik azmatik shpeshherė e ka pikėnisjen nga duhani. Personat, qė kur gdhihen nė mėngjes, puna e parė qė bėjnė fillojnė tė kolliten dhe nxjerrin nga goja gėlbazė nė sasira mesatare. Te personat qė nuk pijnė duhan mushkėritė me anė tė sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vetėpastrohet gjatė gjithė ditės, gjė qė duhanpirėsit nuk munden ta bėjnė kur sistemi i tyre ciliar ka dalė jashtė funksionit dhe mushkritė nuk janė nė gjendje ta nxjerrin gėlbazėn. Janė kėta persona qė sėmuren mė shpesh nga infeksionet pulmonare.

Por, dėmet mė tė mėdha shkaktohen nė sistemin kardiovaskular tė gjakut. Duhani mbahet si njė nga faktorėt kryesorė nė dėmet Arteriosklerotike tė vazove (ngushtimi i enėve tė gjakut) qė nė vetvete shkakton sėmundje iskemike tė zemrės, infraktin e zemrės dėmtimin e sistemit nervor, si dhe tė shumė organeve tė tjera. Ėshtė vėrtetuar se sėmundjet iskemike janė tė pranishme 3.4 pėr mijė, tek ata qė nuk pijnė duhan dhe 7.4 mijė tek ata qė pijnė duhan. Tek ata qė pijnė 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumimi i tepėrt i duhanit shton rrezikun pėr vdekje tė papritur. Monooksidi i duhanit, njė nga pėrbėrėsit e tymit, pakėson oksigjenin nė gjak, ndėrkohė qė nikotina njė nga pėrbėrėsit e duhanit shton punėn e zemrės dhe tė dyja shpėtojnė formimin e trombit (mpiksje gjaku) qė ngushton dhe bllokon anėt e gjoksit. Ata qė janė konsumatorė tė duhanit, referojnė qė e kanė tė pamundur pėr ta lėnė atė. Kjo ėshtė pjesėrisht e vėrtetė. Nikotina njė nga pėrbėrėsit e duhanit zėvendėson Acetin-Klinėn, njė pėrbėrės qė ka rolin pėrcjellės tė impulsit nervor nė sinops (pjesė e sistemit nervor qendror dhe atij periferik).

Organizmit, pas lėnjes sė duhanit i duhet njė periudhė prej 40 ditėsh qė tė prodhojė sasinė e duhur tė Acetil-Kolinės. Gjatė kėsaj kohe ish-duhanpirėsve i ėshtė stresuar, nevrikosen edhe nga zhurma mė e vogėl, kanė pėrgjumėsi etj. Por, tė gjitha kėto vėshtirėsi kalohen me pak vullnet dhe kėmbėngulje. Pirja e duhanit i shkakton dėme edhe aparatit tretės. Kėshtu duhani jep rrezik tė lartė pėr karcinomėn e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1nė raport me popullsinė jo-duhanpirėse. Duhani, duke kontribuar nė vazokonstruksionin (ngushtimin) e enėve tė gjakut tė stomakut rrit pėrqindjen pėr ulēeranin e stomakut, ndėrkohė qė rritet 2,7 herė rreziku pėr kancer-stomakun.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Duhani
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkencat :: Mjekėsia-
Kėrce tek: