ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Diqka per Letersin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
FoKkY-F
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 285
Age : 22
Vendi : Therandė
Reputacioni : 0
Registration date : 29/09/2008

MesazhTitulli: Diqka per Letersin   10/10/2008, 7:08 pm

Nė kulturėn e shqiptarėve ka lėnė gjurmėn e saj tė thellė historia e tyre e brendshme dhe e jashtme.
Pjesė e trevave tė lashta ilirike, udhė kryqėzimi e qytetėrimeve dhe e interesave gjeopolitike gjatė dyndjeve barbare e mė pas, provincė e perandorive tė perėndimit dhe tė Lindjes, tė Romės e tė Bizantit, pasi kishte bėrė e ēbėrė gjatė shekujve, despotate e principata tė pavarura, dhe pasi kishte formuar mė sė fundi shtetin e Skėnderbeut, i cili u qėndroi pėr njė ēerek shekulli hordhive osmanve, duke u kthyer nė mburojė tė krishtėrimit dhe tė qytetėrimit europian, Shqipėria e cfilitur nga luftėrat, pas vdekjes sė heroit tė rezistencės sė saj, Gjergj Kastriot-Skėnderbeut (1468), kishte rėnė nė fund tė shek.XV nėn zgjedhėn e Perandorisė sė Sulltanėve.
Vendi ishte kthyer pas nė njė fazė zhvillimi ekonomiko-shoqėror historikisht tė kapėrcyer. Rrjedhat normale tė kulturės shqiptare, qė ecte nė njė hap me humanizmin evropian, u ndėrprenė. Pasoja e parė e pushtimit ishte hemoragjia e elitės intelektuale nė Perėndim. Prej saj u shquan figura, qė bėnė emėr nė botėn humaniste, si historiani M. Barleti (1460-1513), qė botoi nė Romė mė 1510 njė histori tė Skėnderbeut, e cila u pėrkthye thuajse nė tė gjitha gjuhėt e Evropės, ose M. Beēikemi (1408-1526), Gj. Gazulli (1400-1455), L. Tomeu (1456-1531), M. Maruli (shek. XV), M. Artioti (1480-1556) e tė tjerė, qė u dalluan nė fusha tė ndryshme tė shkencės, tė artit e tė filozofisė.
Ndėrkaq, nė vend jeta kulturore u fashit, monumentet e kulturės materiale e shpirtėrore u zhdukėn nėn rrėnojat e shkatėrrimit tė luftėrave; gjysmėhėna e uli kryqin dhe gati dy tė tretat e popullatės nė fund tė shek. XVII ishin konvertuar nė fenė islame. Por ky ndryshim drastik i strukturės fetare nuk pengoi qė Shqipėria tė ishte pėrherė njė nga provincat mė tė paqeta tė Perandorisė dhe as qė kultura shqiptare tė mbijetonte edhe nė kushtet e njė pushtimi disashekullor, nėn trysninė e islamit e tė botės kulturore tė orientit, qė pati njė ndikim tė thellė e tė gjithanshėm nė tė, veēse pa arritur tė shtypė natyrėn shqiptare tė kulturės vendėse.
Qėndresa nė fushėn e kulturės u shpreh nė radhė tė parė pėrmes lėvrimit tė shqipes nė lėmė tė botimeve tė teksteve kishtare, kryesisht tė qarkut konfesional katolik nė veri, por edhe ortodoks nė jug.
Reforma protestante gjallėroi shpresat e zhvillimit tė gjuhės e tė traditės letrare vendėse kur prifti Gj. Buzuku solli nė shqip liturgjinė katolike, duke dashur tė bėjė pėr shqipen atė qė bėri Luteri pėr gjermanishten.
“Meshari” i Gj. Buzukut, botuar prej tij mė 1555, mbahet deri mė sot, si e para vepėr e shqipes sė shkruar. Niveli i pėrpunuar i gjuhės dhe ortografia e stabilizuar duhet tė jetė rezultat i njė tradite mė tė hershme tė shkrimit tė shqipes, traditė qė nuk njihet. Por ekzistojnė disa dėshmi fragmentare mė tė hershme se vepra e Buzukut, tė cilat flasin pėr shkrimin e shqipes tė paktėn nga shek.XIV:
E para dėshmi qė njihet ėshtė e vitit 1332, e domenikanit freng Gulielm Adale, kryepeshkop i Tivarit, i cili nė njė relacion latinisht shkruan se shqiptarėt kanė nė pėrdorim nė librat e tyre shkronjat latine edhe pse gjuha e tyre ėshtė fare e ndryshme nga latinishtja. Me rėndėsi tė vecantė jane: njė formulė pagėzimi (Unte paghesont premenit Atit et Bizit et spertit senit) e vitit 1492, shkruar shqip brenda njė teksti latinisht, nga peshkopi i Durrėsit Pal Engjėlli; nje fjalor me glosa shqip i vitit 1497, i gjermanit Arnold fon Harf, i cili pat kaluar si udhėtar nė Shqipėri dhe njė fragment nga Ungjilli i Shėn Mateut, po shqip, por me shkronja greqisht, i shekullit XIV
Shkrimet shqip tė kėtyre shekujve s’duhet tė kenė qenė vetėm tekste fetare, por dhe kronika historike, pėr tė cilat flet humanisti M. Barleti, i cili nė librin e tij “Rrethimi i Shkodrės” (1504) pohon se ka pasur nė dorė kronika tė tilla tė shkruara nė gjuhėn e popullit (in vernacula lingua).
Me gjithė pengesat qė krijoi Kundėrreforma pėr lėvrimin e gjuhėve nacionale nė literaturėn kishtare, ky proces nuk u ndėrpre. Gjatė shek. XVI-XVII u botuan nė shqip katekizma “E mbėsuame krishterė” (1592) e L. Matrėngės, “Doktrina e krishterė” (1618) dhe “Rituale romanum” (1621) tė P. Budit, shkrimtari i parė i prozės dhe i poezisė origjinale shqipe, njė apologji pėr Gjergj Kastriotin (1636) nga F. Bardhi, i cili botoi edhe njė fjalor e lėndė folklorike, traktati teologjik-filozofik “Ēeta e Profetėve” (1685) i P. Bogdanit, mendja mė universale e mesjetės shqiptare.
Vepra e Bogdanit ėshtė njė traktat teologjik-filozofik qė trajton me origjinalitet, duke shkrirė tė dhėna nga burime tė ndryshme, ēėshtje kryesore tė teologjisė dhe njė histori biblike tė plotė, si dhe probleme tė komplikuara tė skolastikės, tė kozmogonisė, astronomisė, pedagogjisė, etj. Bogdani solli nė kulturėn shqiptare frymėn humaniste dhe vlerėsoi rolin e dijes e tė kulturės nė jetėn e njeriut; ai me veprėn e tij tė shkruar me njė shqipe e stil tė pėrpunuar, shėnoi njė kthesė nė historinė e letėrsisė shqipe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Diqka per Letersin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Letėrsi :: Letėrsi-
Kėrce tek: