ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Letėrsia e vjetėr shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
avatar

Male Numri i postimeve : 104
Age : 28
Vendi : New Orleans
Humor : rasim thaqi leci
Reputacioni : 0
Registration date : 16/08/2008

MesazhTitulli: Letėrsia e vjetėr shqiptare   19/8/2008, 3:48 pm

Letėrsia e vjetėr shqiptare lindi dhe u zhvillua nė mesjetė, kur vendi ynė nėn zgjedhėn osmane, nė kushtet e shoqėrisė feudale, ku ideologjia sunduese ishte ideologjia fetare. Prandaj edhe pėrmbajtja e saj ėshtė kryesisht fetare. Tė nisur nisur nga qėllime atdhetare, shkrimtarėt e kėsaj periudhe shkruan edhe vepra mėsimore e didaktike, si:
"Fjalori latinisht-shqip„ i F.Bardhit , "Gramatika„ e Andrea Bogdanit, madje edhe krijime tėrėsisht laike si ndonjė poezi e Budit, shume vjersha tė bejtexhinjve etj.
Atė qė s'mund ta bėnte letėrsia e shkruar, e bėri vetė populli me letėrsinė gojore, me krijimet e bukura folklorike, qė pėrbėjnė njė monument kulture tė pandėrprerė gjatė gjithė qenies sė tij, qė nga kohėt mė tė lashta.
Shkrimi mė i vjetėr shqip qė njohim deri mė sot, i pėrket vitit 1462 dhe libri i shkruar nė gjuhėn shqipe, me sa dimė deri tani, ėshtė "Meshari„ i Gjon Buzukut, botuar mė 1555. Ky ėshtė libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, por jo libri i parė i letėrsisė shqiptare. Letėrsi shqiptare tė shkruar nė gjuhė tė tjera ka pasur edhe mė parė. Vepra mė e rėndėsishme e kėtij lloji ėshtė "Historia e Skėnderbeut„ e Marin Barletit botuar rreth viteve 1508-1510 .
Me letėrsi tė vjetėr shqiptare kuptojmė letėrsinė e tre shekujve. Nė qoftė se nė shekullin XVI u shkrua vetėm "Meshari", nė shekullin XVII ai ndiqet nga librat nė gjuhėn shqipe tė Pjetėr Budit, Frang Bardhit, Pjetėr Bogdanit etj., nė Veri.
Njė grup tjetėr pėrbėn prodhimi letrar qė u zhvillua nė qendra tė ndryshme tė Shqipėrisė sė Jugut dhe tė Shqipėrisė sė Mesme si: nė Voskopojė, Elbasan, Gjirokastėr dhe Janinė. Sidomos nė shekullin e XVIII dhe nė gjysmėn e parė tė shekullit tė XIX, ky prodhim pėrfaqėson kryesisht shtresat e zanatēinjve, tė tregėtarėve dhe tė fshatarėsisė sė lirė dhe lidhet me zhvillimin ekonomik e kulturor tė qyteteve tė kėtyre anėve. Kėshtu p.sh., Voskopoja gjatė viteve 1720-1770
Ishte njė qytet i begatshėm me rreth 20.000 banorė, njė nga qendrat kryesore ekonomike dhe kulturore tė vendit. Kėtu lulėzoi njė veprimtari e gjerė arsimore, me kisha e shkolla tė shumta; ndėr to edhe njė shkolle e nivelit tė mesėm, e quajtur Akademia e Re, e ngritur nga Bushatllinjtė e Shkodrės. Kishte, gjithashtu, njė biblotekė dhe njė shtypshkronjė, tė njohura pėr kohėn. Rėndėsi tė veēantė jo vetėm politike, por edhe kulturore mori Janina sidomos nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės.
Shkrimtarėt kryesorė te kėtij prodhimi janė Theodor Kavaljoti nga Voskopoja (sh.XVIII). Kostė Beratasi (nga fundi i shk.XVIII), Anonimi i Elbasanit (gjysma e parė e shekullit XVIII), trimi suliot Marco Boēari, peshkopi Grigor Gjirokastriti etj. Veprat e tyre kanė kryesisht karakter fetar ose mėsimor, janė fjalore disagjuhėsh ose pėrkthime. Ata vetė kanė njė formim greko-bizantin , ndaj dhe nė shkrimet e tyre pėrdorin kryesisht alfabetin grek, por pati edhe nga ata, si Anonimi i Elbasanit, Kostė Beratasi, Theodhor Haxhifilipi e ndonjė tjetėr, qė krijuan edhe alfabete tė veēanta tė shqipes, duke dashur tė vėnė nė dukje individualitetin e gjuhės shqipe dhe dallimin e saj nga gjuhėt e tjera.
Fakt i rėndėsishėm i jetės letrare tė shekullit tė XVIII dhe fillimit tė shekullit tė XIX ėshtė krijimtaria e bejtexhinjve (letėrsi shqiptare me alfabet arab) me pėrfaqėsues kryesore: Hasan Zyko Kamberi nga Kolonja; Nezim Frakulla, nga Berati: Zenel Bastari nga Tirana; Muhamet Cami, nga Konispoli; Dalip e Shahin Frashėri, nga Frashėri; Salih Pata e Mulla Hysen Dobraci, nga Shkodra etj.
Njė degėzim tė veēantė tė letėrsisė sė vjetėr shqiptare pėrbėnte letėrsia arbėreshe, prodhim i shqipėtarėve tė emigruar nė Itali para dhe pas vdekjes sė Skėnderbeut.
Kjo letėrsi njohu njė rrugė tė gjatė zhvillimi , qė nga shekulli XVI deri nėr ditėt tona. Ndėr autorėt e saj mė tė dėgjuar, mund tė pėrmendim Lekė Matrėnga (1560-1619); Niko Katalano (1637-1694); Nikolla Brankati (1675-1741); Nikollė Filja (1682-1769). Njė etapė tė re nė letėrsinė e vjetėr arbėreshe shėnuan veprat e Jul Varibobės (shek XVIII), ku bie nė sy jo vetėm origjinaliteti i trajtimit tė materialit, por edhe cilėsia e lartė artistike, traditė e qė u ēua pastaj me pėrpara nga shkrimtarėt arbėreshė tė Rilindjes Kombėtare (De Rada , Dara (i riu), Santori, Serembe, Stratiko etj.).
Ndonėse e kufizuar nė tematikė dhe e pėrfaqėsuar me njė numėr tė vogėl veprash, rėndėsia e letėrsisė sė vjetėr qėndron, nė rradhė tė parė, nė faktin se ajo ėshtė shprehje e vitalitetit tė popullit shqiptar, e qėndresės sė tij kundėr pushtuesit e kulturės sė huaj. Nėpėrmjet veprave tė kėsaj letėrsie u ruajt e gjallė dashuria pėr gjuhėn shqipe dhe tradita pėr shkrimin e saj.



Poetet me me ze te kesaj kohe ishin:


Marin Barleti

Gjon Buzuku

Pjeter Budi

Frang Bardhi

Pjeter Bogdani
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://icq-grup.n-stars.org
Magic Gun
Administrator
Administrator
avatar

Male Numri i postimeve : 439
Age : 23
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

MesazhTitulli: Flm per info   21/8/2008, 1:16 pm

flm per info argjend, eheh interesant po nuk e lexova deri ne fund se ish kon si ni roman, guhguhgughuh, pe lexoj ma mir ni lektyr Razz

_________________
O Zot, mė jep aq mend tė kuptoj sa i pa mend qė jam, mė jep aq dije tė kuptoj sa i padijshėm qe jam, mė jep aq foce te kuptoj sa i pa fuqishem qė jam ....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.grupi-rinor.n-stars.org
 
Letėrsia e vjetėr shqiptare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Letėrsi :: Letėrsi :: Letėrsia e vjetėr-
Kėrce tek: